Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paradokse maqedonase:Qeveria po maqedonizon shtetin

Shko poshtë

Paradokse maqedonase:Qeveria po maqedonizon shtetin Empty Paradokse maqedonase:Qeveria po maqedonizon shtetin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:27 am

Qeveria po maqedonizon shtetin

Lëvizja “Zgjohu” në një komunikatë për media reagoi lidhur me ndërtimin e kishës ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë në qendrën e Shkupit.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese për të lejuar ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë është edhe një konfirmim për partizimin e skajshëm të çdo institucioni në shtet dhe me keqardhje konstatojmë që po realizohet skenari për të cilën ne vazhdimisht alarmonin opinionin”, thuhet në reagim. Sipas lëvizjes “Zgjohu”, përurimi i një qendre memoriale të Nënës Terezë ishte vazhdimësi e tendencës për zhbërjen e elementit shqiptar nga sheshi i qytetit dhe t’i lejohet hapësirë ndërtimit të kishës ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë duke e zhvendosur atë përfundimisht nga vendndodhja autentike.“Gjykata kushtetuese duhet të ketë parasysh karakterin laik të shtetit të proklamuar në kushtetutë dhe të mos lejojë përzierjen e shtetit në këto çështje dhe në veçanti mos të lejojë ndërtimin e objekteve të kultit me mjete të taksapaguesve të cilat mblidhen edhe nga njerëz me besime dhe bindje të ndryshme. Ky projekt, bashkë me ndërtimin e busteve të shumta në shesh, ekskluzivisht maqedonase, është në vazhdën alarmuese të maqedonizimit të shtetit mbi supet e shqiptareve dhe të tjerëve që jetojnë në këtë vend. Andaj, konsiderojmë që ky hap, bashkë me bustet dhe politikën maqedonizuese të shtetit është i papranueshëm dhe ftojmë të gjithë shqiptarët që t'i dënojnë këto akte të segregacionet në baza etnike në çdo sferë të jetës dhe në asnjë mënyre mos t'i pranojnë këto veprime përjashtuese”, thuhet në reagimin e Lëvizje “Zgjohu”. Nga kjo organizatë thonë se do të alarmojnë edhe komunitetin ndërkombëtar në vend, selinë e shenjtë të Vatikanit, por edhe Brukselin dhe Uashingtonin për këtë politikë të zhbërjes së karakterit multietnik, multifetar dhe multikulturor të vendit nëpërmjet maqedonizimit dhe do të kërkojmë nga ata që të mbrojnë vendosmërisht investimin e tyre të madh si dhe të shqiptarëve në Maqedoni për një shtet multietnik dhe aspirant për integrime euroatlantike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi