Katraura ultranacionaliste maqedonase
Faqja 1 e 1
Katraura ultranacionaliste maqedonase
Katraura ultranacionaliste maqedonase
Enver Bytyçi
Shqiptarët kanë protestuar pardje në Shkup për të mos lejuar ndërtimin e një kishe ortodokse në kalanë e kryeqytetit të vendit. Tetëmbëdhjetë organizata jo qeveritare, në të cilën bëjnë pjesë shoqata “Zgjohu” dhe shoqata e historianëve shqiptarë të Maqedonisë kishin bërë thirrje për një protestë për të parandaluar ndërtimin e kishës ortodokse në kala, pasi vendimi i qeverisë për ndërtimin e saj ishte motivuar nga qëllime antishqiptare e provokative. Eshtë i ditur fakti se Kalaja e Shkupit është një trashëgimi kulturore ndër më të spikaturat e shqiptarëve, e datuar në shekullin e katërt para Krishtit. Ndërkaq të gjitha ndryshimet e tjera të kësaj kalaje gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve mbajnë gjithashtu identitetin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve. Me qëllim që brezave të ardhshëm ajo t’u duket edhe si trashëgimi e maqedonasve qeveria e Gruevskit kishte vendosur që në kala të ndërtohej një kishë ortodokse, e cila do të sillte te vizitorët dhe turistët e huaj ndjesinë e të qenit të kësaj kalaje edhe si trashëgimi kulturore e maqedonasve, duke tjetërsuar domethënien dhe duke provokuar me këtë dinjitetin dhe integritetin kulturor të shqiptarëve.
Ky hap i shtetit maqedonas kishte pasuar një sërë aktesh të mëparshme. Në Shkup, p.sh. është ndërtuar një muze për nënë Terezën. Eshtë i vetmi tempull kulturor, me të cilin mburren maqedonasit si shoqëri e si shtet, sepse kanë krijuar artificialisht shansin që ta paraqesin nënë Terezën si bijë të Maqedonisë. Në atë shtëpi-muze gjen vetëm një çertifikatë lindje të Nënë Terezës në gjuhën shqipe dhe asgjë tjetër. Turisti krijon përshtypjen e rreme se “Nënë Tereza na qenka maqedonase dhe jo shqiptare”. Nëse dikush do të ndërhynte për të sqaruar origjinën e saj, shumica e turistëve të marrin për “nacionalist” dhe duket sikur të thonë “Ç’rëndësi ka kjo, çfarë origjine kishte Nënë Tereza, e rëndësishme është se ajo ka lindur dhe është rritur në Shkup”. Ky intervenim për tjetërsimin e origjinës së Nënë Terezës dhe rezultati pozitiv në favor të imazhit maqedonas e në dëm të shqiptarëve, është bërë model i ndryshimeve dhe dhunimeve të të të gjitha objekteve të trashëgimisë shqiptare kulturore në Maqedoni. Për këtë arësye qeveria e Gruevskit ka sulmuar së pari kalanë. Nëse ai e “merr kalanë”, pastaj do të marrë edhe sheshet, lumenjtë, përrenjtë, qytetet, fshatrat, gjuhën, traditat, gjithçka që i dallon shqiptarët nga maqedonët.
Por duke analizuar intervenimin për ndryshimin e imazhit të trashëgimisë kulturore të Kalasë së Shkupit, më rezulton se qeveria e Shkupit po përdor dy rrugë për “ta marrë” atë. Shkurt, ajo punon për ta marrë nga brenda e nga jashtë. Nga brenda me ndihmën e Ali Ahmetit, për të cilin çdo ditë shtohet dyshimi i të qenit ish-spiun i UDB-së, akuzë të cilën ia ka bërë kundërshtari i tij jo fort i besueshëm, dhe nga jashtë me polici e forcën e dhunës. Pardje ishte epilogu i fundit, u përplasën midis tyre shqiptarët dhe maqedonasit. Ndoshta mund të jetë dhe hapja e perdes së një skene të re të dhunëshme në Maqedoni. Të dy palët kishin dalë në protestë, në të njëjtën orë. Shqiptarët për të mos lejuar ndërtimin e Kishës dhe maqedonasit për të përkrahur ndërtimin e saj. Kështu kishte ndodhur edhe më parë. Akademikët shqiptarë kishin kundërshtuar p.sh botimin e një enciklopedie, ku shqiptarët fyhen dhe injorohen, akademikët maqedonas kishin vendoosur botimin e saj. Kështu kishte ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar, kur në stadiumin e Shkupit maqedonasit kishin djegur flamurin shqiptar. Kështu ndodh me vendimet e qeverisë së Ali Gruevskit për të imponuar mësimin e gjuhës maqedone në shkollat shqipe e për të injoruar mësimin e gjuhës shqipe në shkollat maqedonase, së paku aty ku popullsia shqiptare është mbi 20 përqind, sipas marrëveshjes së Ohrit. Ata që sollën te marrëveshja e Ohrit tani janë bërë zëdhënës të veprimeve maqedone për çmontimin e trashëgimisë dhe identitetit të shqiptarëve. Më shumë u intereson lufta me shqiptarët, sesa vendosmëria dhe qëndresa për të mbrojtur interest e tyre.
E gjithë kjo katraurë nuk ka lindur rastësisht. Duket se qeveria e Gruevskit llogarit jo vetëm në përçarjen e faktorit shqiptar në Maqedoni. Ajo ka bërë llogari edhe situatën e rënduar politike dhe konfliktuale në Shqipëri si dhe krizën institucionale në Kosovë. Kushtet dhe rrethanat e zhvillimeve politike në të dy shtetet shqiptare janë më të favorshme se kurrë më parë, që qeveria maqedone e orientuar nga ndarja dhe shkatërrimi i shtetit të Maqedonisë, të përdorë metoda obskurantiste e mesjetare për nxitjen e dhunës e të konfliktit shqiptaro-maqedon. Të dielën e kaluar shqiptarët dëshmuan se kanë fuqinë e duhur për t’u përballur me megalomaninë shoviniste të Gruevskit, se kanë aftësinë të orientohen dhe të kundërvihen në planet e kryeministrit maqedon për sllavizimin e Shkupit dhe pjesëve të tjera shqiptare në Maqedoni. Por kjo përpjekje e qeverisë së Shkupit na bën me dije gjithashtu se skenari i ndarjes dhe zhdukjes nga harta të shtetit maqedon është ende në veprim. Pjesë e zbatimit të këtij skenari janë tashmë vetë udhëheqësit maqedon në pushtet. Dhe nëse do ta pranonim këtë si të vërtetë, atëherë do të duhet që shqiptarët kudo që jetojnë në Ballkan kanë përpara një furtunë të re, një luftë të re, një aksion tjetër si dhe një shans më shumë për të dëshmuar aftësinë dhe pjekurinë politike e nacionale për zgjidhjen përfundimtare të dilemës me apo pa bashkëjetesë me sllavët shovinistë.
Pardje në Kalanë e Shkupit ndodhi një përleshje midis shqiptarëve e maqedonasve. Ajo ishte përplasja e parë e këtij lloji pas vitit 2001. Ndërkaq Gruevski ka fajësuar për këtë politikanët shqiptarë dhe ka thënë se si kryeministër nuk do të lejojë që dikush për qëllim të përfitimeve të pikëve politike të krijojë tensione mes njerëzve dhe të rrënojë objekte, të cilat, sipas tij, janë trashëgimi kulturore. Ende pa u ndërtuar, ai e ka shpallur kishën si “trashëgimi kulturore maqedonase”. Ndërsa reagimin e shqiptarëve, sidomos të Imer Selmanit, e ka konsideruar si përpjekje për pikë politike. Ky lloj reagimi i Gruevskit, si dhe kërcënimi i tij se do të vijojë ndërtimin e kishës në kalanë e Shkupit janë sinjale që dëshmojnë për vazhdimin e thellimin e konfliktit. Dhe është e sigurt se politika e qeverisë maqedone e përkrahur paradoksalisht nga BDI e Ali Ahmetit po e çon Maqedoninë drejt një konflikti etnik të paevituar. Ndërhyrjet dhe provokimet me simbolet kombëtare, me mohimin e trashëgimisë kulturore e të identitetit nacional janë mënyra më e mirë për të shkuar deri te konflikti etnik. Shqiptarët më 2001 kishin dëshmuar se janë ta aftë ta fitojnë një luftë ose një betejë me maqedonasit, ndonëse ata nuk e kanë dëshiruar dhe nuk e dëshirojnë një konflikt të tillë.
Ndërkohë Imer Selmani dhe politikanë të tjerë nuk kanë pse kërkojnë pikë politike në të drejtën e tyre për t’u mbrojtur nga sulmet nacionaliste të qeverisë së Gruevskit. Eshtë ky i fundit ai që kërkon pikë politike në atë mjedis politik në radhët e maqedonasve, të cilin vetë e ka krijuar. Opozita maqedonase ka bojkotuar parlamentin. Po kështu opozita e shqiptarëve të maqedonisë. Kjo i ka dhënë konfliktit në këtë vend jo vetëm tiparet e një konflikti etnik, por edhe të një konflikti politik. Për këtë arësye ndihmës-i zevendës sekretarit të Shtetit Amerikan, Kantrimen, u shpreh para pak ditësh në Shkup, se situata në Maqedoni nuk është e njëjtë me atë në Shqipëri. Dhe kjo duket jo vetëm në aspektin e konfliktit etnik, të cilin e nxit çdo ditë e çdo orë qeveria e Shkupit, por edhe në planin politik. Gruevski “është i shqetësuar” nga pikët politike dhe nuk është i shqetësuar nga thellimi i ndarjes dhe urrejtjes etnike në Maqedoni. Ky është një ndryshim thelbësor me qëndrimet e mazhorancës në Shqipëri. Ndërkohë opozita maqedonase nuk është kurrësesi e njëjtë me opozitën shqiptare, as nga mentaliteti, as nga veprimet, as nga alternativat, as nga përgjegjësitë. Ndryshimi edhe në këtë rast është thelbësor. Gruevski në rastin e ndërtimit të Kishës si dhe në raste të tjera ka dëshmuar se i takon punëve të natës. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet fakti që ai ditën bën marrëveshje me shqiptarët dhe natën urdhëron forcat e errëta nacionaliste të Maqedonisë për të shkelur marrëveshjet. Kjo është më shumë se tallje me dinjitetin e politikanëve udhëheqës të nacionalitetit shqiptar e para së gjithash shpërfillje e aleatit të tij, Ali Ahmeti. Ndaj ndihesh keq, kur kujton se pjesë e këtyre punëve të pista është bërë partia më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, BDI, megjithëse disa prej deputetëve të kësaj partie nuk pajtohen me qëndrimin e udhëheqësisë së saj. Ndërsa kryeministri maqedon kishte premtuar se do të ndërpriste punimet në kala, kishte urdhëruar firmën ndërtuese që të vazhdonte punimet gjatë natës, larg syve të publikut. Ky akt është i mjaftueshëm për të kuptuar e përceptuar precedentin maqedon, që nuk mund të ketë emër tjetër, veçse katraura maqedone. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk mund të ndodhë në një vend demokratik që ndërtime në majë të kalasë ose në mes të qytetit t’i shpëtojnë syrit të publikut. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ndodhë që urdhërat qeveritarë të jepen në kulisa e njëkohësisht të zbatohen nëpër kulisa e në errësirën e natës. Eshtë e mjaftueshme kjo performancë e qeverisë së Shkupit, që të shkohet drejt përfundimit se Maqedonia nuk i përket një vendi stabil e të qytetëruar, por aplikon politikë dhe standarde të mentaliteteve të vjetra ultranacionaliste. Kjo sjellje me shqiptarët e përforcon bindjen te aleatët e saj se edhe në rastin e konfliktit me Greqinë ajo niset nga interesa të tilla. Ndaj është vështirë të përcaktohet se në cilën udhë rrugëton ky vend i brishtë nga pikëpamja e identitetit dhe shtetformimit. Sa kohë që maqedonasit së bashku me Gruevskin do të ndjehen inferiorë ndaj shqiptarëve, aq kohë ata do të vazhdojnë të punojnë me metodat e ultrashovinistëve për zhbërjen e tyre e të identitetit që ata përfaqësojnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Mbahet Kuvendi i Akademisë Maqedonase
» Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
» Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Mbahet Kuvendi i Akademisë Maqedonase
» Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
» Dorian Koçi: Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi