Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LORI XHAFERI <<Satirë ka emrin,por mos kujtoni se është për tëqeshur>> NE KËNDOJM’ EDHE PA ZË

Shko poshtë

LORI XHAFERI <<Satirë ka emrin,por mos kujtoni se është për tëqeshur>> NE KËNDOJM’ EDHE PA ZË Empty LORI XHAFERI <<Satirë ka emrin,por mos kujtoni se është për tëqeshur>> NE KËNDOJM’ EDHE PA ZË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 08, 2010 4:15 pm

LORI XHAFERI <<Satirë ka emrin,por mos kujtoni se është për tëqeshur>> NE KËNDOJM’ EDHE PA ZË 33512_143774268979622_100000411494182_314948_6021110_n
LORI XHAFERI-Satirë ka emrin,por mos kujtoni se është për tëqeshur-

NE KËNDOJM’ EDHE PA ZË

Nën’ dhe bijë po bisedojn’
jemi keq ’si do kalojm’?
kemi shum’ s’kemi një hall,
jetës s’po i bëjm’ dot ball’.
vende pune nuk ka fare
po s’pati pun’nuk ka as pare.
Skemi lek t’ blejm’ as buk
rrobat pa lar’jan shuk e tuk
se lavatriçja nuk ka ilaç,
i them tim shoqi ai thot’plaç.
Si do bëjm’keq kjo pun’
pa pun’ti në shtëpi un’
duhet bër’ dhe ne diçkas’
paguajm’ dot as një qera
po sot ësht’dhe e mërkur'
s’paguajm’dot as një fatur’
shkoi kjo dit’ ja erdhi nata
po nuk paguam hipën kamata.
na vjen sherri,vjen shamata,
jemi femra s’na shkon lopata
të ishim meshkuj do punonim
refugjat’ ne do të shkonim
po c’të bëjm’ që jemi gra
fela për ne andej nuk ka.
Po sikur bij’ kujtohet nëna,
mund të n’a ndihmoj’ këngap
se mos bëhemi këngëtare
ti ke zë nuk je pa fare?
Jo thot bija s’e bëj dot
këndon,këndon mos fol’ kot
se kështu këndohet sot.
si ne ka këngëtare plot
Po u veshe u kuruldise
dhe në sken’u harvalise
vish ca rroba t’holla faren
xirre trupin ti ashiqare
dhe shkon kënga për mrekulli
edhe Madona t’ ket’ zili.
kaq n’a duhet c’duhet ky zë?
Iku kjo pun’ u tha u bë.
Filloi kënga me ritme rok
kërcejn’ njerëzia muzik hip-hop
e nis e bija j’a kthen e ëma
sa bukuri po ecën kënga
Po fitimet s’duken gjëkundi
bileta dot nuk blen katundi,
edhe qyteti ësht’ fukara
kur je i varfër je budalla
e pranon jetën s’ke nga mban
më pak qesh e m’shum’ qan
pret ndihm’ nga i madhi Zot
por dhe lutjen t’ shkojn’ kot
se paratë nga qielli s’vijn'
kur njerëzia pa pun’rrin’
s’ka c’bën bija as mamaja
se kurrkund nuk del paraja
kështu n’a qënkërka dynjaja
Kërceka prifti nga belaja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi