Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË !

Shko poshtë

Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË ! Empty Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 11, 2010 1:36 pm

Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË ! 38707_1320540504763_1568334934_30646934_1494068_n





Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË ! 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n
VullnetMato

O, SAGJATË KAM JETUAR, SA GJATË !


O, sa gjatë kam jetuar, sa gjatë !
Edhe po të isha i krijuar nga hekur,
ndryshku do më kishte mbuluar në shtat,
do isha shkërmoqur si hekurishte e tretur.


Por punoj me ritmin e pandalur vraparak,
harbuar në trokun e fushave të mendimit.
Vitet ikin e s'kam kohë të bëhem plak,
se më presin letrat e palosura të printimit.


Teksa humbas netëve në gjumë prej ariu,
rrëshqas befas në gjendje të palogjikshme.
Hyj te kafsha duke dalë tërësisht nga njeriu,
dhe më zgjohen ca instikte tëhabitshme.


Ndjej se jam me oreks dhe fuqi rinimi,
si hamshor i kullotur nëpër hamullore.
Me rreh zemra e më shkon përfytyrimi,
tek u tunden sorkadheve butësirat trupore.


Dhe më duket sikur marr energji të çuditshme,
sikur gjymtyrët i kam nga çelik më i miri.
Shkrihem në qejfe me femra të panginjshme,
më thërresin shkurreve kurvickat e Kullairit.


Më mblidhen aq shumë, sa më mbulojnë,
sikur gjakun e trupit të tërë ma thithin.
Kur shoh, se i vetëm nuk po i përballoj,
thërras nëpër gjumë për ndihmë dhe nipin...


Nuk di edhe sa kohë do ta shty kësisoj ,
me dëshirat ngritur në vitet e së përpjetës.
Por e di se dikur me siguri do mbaroj,
marrëzisht i dashuruar me thelbin e jetës...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi