Në Gjenevë nuk vepron mafia shqiptare !
Faqja 1 e 1
Në Gjenevë nuk vepron mafia shqiptare !
Në Gjenevë nuk vepron mafia shqiptare !
Nefail MALIQI
Intervistë me Monica Bonfanti, shefe e policisë së Kantonit të Gjenevës
Zonjusha Monica Bonfanti, shefe e policisë së kantonit të Gjenevës në bisedë me redaktorin tonë Nefail Maliqi
Mafia serbe
Kemi rastin e sulmit të dyqaneve të bizhuterive në Gjenevë të cilat sulme ishin nga grupet kriminale të tubuar të njohur me emrin « Pink Panthers », që tubon kryesisht serbë dhe persona tjerë nga viset ish-jugosllave.
Kriminaliteti ballkanik
Në fakt është një vërtetë të cilën nuk mund ta fshehim dhe e them me keqardhje se një pjesë e krimit të organizuar vjen nga persona me origjinë nga vendet e Ballkanit, Evropës Juglindore, sidomos nga viset ish-jugosllave.
Kantoni i Gjenevës sot numëron mbi 400 mijë banorë, ku vetëm në qytetin e Gjenevës sot jetojnë dhe veprojnë mbi 180 mijë banorë, përfshirë këtu edhe 24.000 ambasadorë, gazetarë, diplomatë e përfaqësues të të gjitha vendeve botërore dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare (OKB, HCR, ICRC, ËHO, OMC, UPI, OMPI, UIT, UNESCO...).
Sipas shtypit zviceran me shumë se 60% e popullsisë nga përbëhet nga të huajt në mesin e 200 mijë banorëve sa ka sot Gjeneva, ku mbi 10 mijë janë shqiptarë kryesisht nga Kosova. Nëse kemi parasysh këtë prezencë të madhe të institucioneve e përfaqësuesve botëror bashkë me praninë e madhe të këtij mozaiku nga të huajt, sigurisht nevojitet të mbahet rend dhe rregull. Dhe këtë rend dhe rregull padyshim sot e mban Polica e Gjenevës që drejtohet nga zonjusha Monica Bonfanti e cila nuk ka më shumë se 36 vjet.
Bota sot: Zonja Bonfanti, Gjeneva është një qendër evropiane diplomatike me një prani të madhe organizatave ndërkombëtare dhe qindra ambasadorëve e diplomatëve botëror dhe natyrisht për ta dhe qytetarët e e Gjenevës nevojitet një mbikëqyrje dhe siguri. A jeni të kënaqur me situatën e sigurisë në Gjenevë ?
M.Bonfanti: Po, Gjeneva si një metropol ndërkombëtar me një prania të madhe të institucioneve ndërkombëtare nevojitet padyshim një siguri dhe vigjilencë më e madhe sikur ndaj objekteve ashtu edhe ndaj personalit, përfaqësuesve të misioneve për lëvizje të lirë dhe punë pa pengesa. Sa i përket situatës së sigurisë në Gjenevë, unë personalisht jam e kënaqur që besoj se edhe qytetarët tanë mendojnë si unë. Për këtë situatë të reduktimit të kriminalitetit në Gjenevë dëshmojnë edhe shifrat dhe të dhënat të publikuara jo vetëm nga ana jonë por edhe nga raportet tjera ndërkombëtare.
Bota sot: Qytetarët e Gjenevës sot çfarë i frikëson? Apo thënë më mirë çfarë e proekupon sot policinë e Gjenevës dhe cili lloj kriminaliteti është më shqetësues për policinë tuaj, ai i terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të drogës, vjedhjet apo sulmet në banka ?
M.Bonfanti: Për ne gjitha kriminalitetet janë prioritet dhe preokupim për t'i luftuar ata, prandaj edhe ne jemi në vazhdimisht në gjendje t’i përgjigjem çdo aksioni kriminal. Natyrisht vjedhjet në rrugë dhe thyerjet e dyerve të apartamenteve, sidomos tash gjatë sezonit të pushime janë më të shpeshta. Në këtë drejtim është duke dhënë një kontribut të madh edhe policia evropiane FIGARO e instaluar në vendin tonë nga 19 prill të këtij viti e cila deri tash në çdo aksion është treguar efikase. E them efikase, sepse shifrat dëshmojnë në rënin e kriminaliteti në vendin tonë si në plaçkitje rrugëve, shitoreve dhe vjedhjet e kiosqeve.
Po i ndjekim grupet kriminale serbe “Pink Panters”
Bota sot: Gjeneva si një qendër botërore ku janë të instaluar qindra misione diplomatike e përfaqësi ndërkombëtare sigurisht keni prioritet edhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, kur dihet se edhe OKB ka qenë në shënjestër ?
M. Bonfanti: Policia jonë qoftë ajo e dukshme me uniforme apo ajo e pa uniforme e “pa dukshme” janë të angazhuar jo vetëm në Paqui , por në çdo kënd të Gjenevës. Misioni i policisë sonë është i qartë e gatshme të veprojë në favor të qytetarëve jo vetëm të intervenojë në çdo moment dhe në çdo kohë. Pra, Gjeneva, qyteti diplomatik posedon shërbime informative të cilat merren me çështje të sigurisë së qytetit tonë, mision ky I cili bëhet bashkarisht me shërbime të tjera nga ato në konfederatë deri tek ato ndërkombëtare të angazhuara në luftën kundër terrorizmit.
Bota sot: Gjeneve me një strukturë shumë etnike, me një prani të madhe të të huajve, si po ia delni të mbani rendin dhe rregullin ?
M.Bonfanti: Kriminaliteti në Gjenevë sikur edhe në kantonet tjera është i larmishëm, ku gupet të organizuara apo bandat kriminale kanë në shënjestër sulmet apo bankat, në posta, bizhuteri dhe kazino. Problemi dhe preokupimi është si institucion janë kriminaliteti në rrugë, vjedhjet, diler e drogës dhe sulmet ndaj turistëve duke plaçkitur ata. Pastaj, kemi rastin e sulmit të dyqaneve të bizhuterive në Gjenevë të cilat sulme ishin nga grupet kriminale të tubuar të njohur me emrin « Pink Panthers », që tubon kryesisht serbë dhe persona tjerë nga viset ish-jugosllave. Çështja tjetër e cila na preokupon neve janë edhe lojërat e fatit në rrugët e Gjenevës, sidomos në sheshet dhe buzë liqenit të cilat loja të shumtën e rasteve kalojnë ato të fatit dhe shndërrohen në plaçkitje, kriminalitete dhune…Por Policia e jonë është duke vëzhguar situatën në terren me mjaft kujdes dhe është e njoftuar për çdo lëvizje, aktivitet të këtyre banditëve, ku shpesh është ballafaquar me ta duke arrestuar dhe burgosur për abuzime, plaçkitje dhe agresivitetit ndaj turistëve.
Policia e Gjenevës bashkëpunon me Kosovën
Bota sot: Gjeneva njihet si një qytet i banuar edhe nga një numër i madh i shqiptarëve kryesisht nga Kosova. Cili është imazhi i tyre sot në vendin tuaj ?
M.Bonfanti: Megjithëse ne nuk i klasifikojmë autorët e krimit në baza nacionale për shkak se për ne krimineli mbetet kriminel, hajni mbet hajn dhe atij i intereson vetë një gjë si të vjedh dhe ju interesojnë vetëm fitimi, paratë. Sa i përket imazhit të shqiptarëve mund të themi se ata janë punëtorë të vyeshëm dhe policia jonë nuk ka edhe aq shumë punë me ta. Por, qytetarët nga Kosova në vendin tonë mund të bëjnë edhe më shumë për ruajtjen e imazhit të vendit të tyre. Dhe ky imazh mund të ruhet vetëm nëse ata përqendrohen në integrim dhe mosimplikimi i tyre në rrjetet dhe bandat e kriminale.. Dhe ky imazh mund të ruhet vetëm nëse ata përqendrohen në integrim dhe largim nga rrjetet dhe bandat e kriminale.
Po ashtu unë mendoj se në Gjenevë e as në Zvicër nuk vepron mafia shqiptare, pavarësisht nga disa tituj bombastik të disa gazetave, qëllim i të cilave është tirazhi. Policia jonë përmes një sërë aksionesh po ju përgjigjet me sukses atyre dhe ata i kap shpejt dhe i burgos ose i largon nga vendi ynë.
Bota sot: Në luftën kundër krimit të organizuar znj.Bonfanti pos me vendet fqinje apo me Inerpol. sigurisht bashkëpunoni edhe me Kosovën ?
Monica Bonfanti: Ne natyrisht bashkëpunojmë edhe me vendet fqinje, sidomos me Francën në luftë kundër krimit te organizuar. Në luftë kundër krimit te organizuar jo rrallëherë ne kapërcejmë edhe kufijtë e bashkëpunimit duke kërkuar apo ofruar ndihmë me vendet tona limitrofe ose më larg deri në Prishtinë. Në këtë rast kemi bashkëpunim sikur me disa qendra të Evropës Juglindore edhe me Kosovën, policinë vendore, sidomos me EULEX dhe natyrisht me Interpol në shkëmbim të informacioneve.
Bota sot: Duket, se shteti i Zvicrës sot gjende ne duar te femrave…Nëse kemi parasysh presidenten dhe shefen e diplomacisë zvicerane, bashkë me shefen e Parlamentit zviceran… që të gjitha janë femra. Edhe Gjeneva drejtohet po ashtu nga femrat, kryetarja e qytetit të Gjenevës është femër, pastaj shefja e policisë se Gjenevës femër. Si e shpjegoni ju këtë realitet?
M. Bonfanti: Po ashtu është! Mjaft i kemi dëgjuar meshkujt, tash ne e kemi radhën të na dëgjojnë ata neve! Faleminderit juve meshkujve për këtë besim,vazhdoni të na besoni se nuk ju del keq !... (thotë në shkak duke qeshur znj.Bonfanti..shën.yni). Në fakt kjo prezencë e femrës në institucionet larta kantonale apo shtetëror është një dëshmi jo vetëm ndryshime në botën e civilizuar por edhe në avancimin e proceseve demokratike në vendin tonë. Mendoj se barometër më i mirë i zhvillimit të një mjedisi shoqëror apo shteti është (mos) përfshirja e femrës në institucionet e atij vendi. Jam krenar se Zvicra ne këtë drejtim jo vetëm qe nuk e ka ketë problem, por mund të merret edhe si shembull për disa vende për përfshirjen e femrave jo vetëm në administratë por edhe në struktura drejtuese qofshin ato lokale, kantonale deri tek ato shtetërore.
Bota Sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolëse
» Bogdanovin e paguan mafia shqiptare
» Holanda jep alarmin: Mafia shqiptareshumë e dhunshme. 160 shqiptarë në kërkim
» Mafia shqiptare po zëvendëson "Cosa Nostra"-n
» VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi