Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron

Shko poshtë

VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron Empty VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 22, 2012 11:04 pm

VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron


VV: Qeveria bisedon, Serbia vepron Largea_albin-kurti221353605148
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “dështim me paramendim” aksionin e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë dhe krijuar kushte për ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”, në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtues të Vetëvendosjes e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk e kanë njoftuar Kuvendin lidhur me situatën në veri, sikundër që Qeveria nuk ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për t’i njoftuar edhe qytetarët e vendit me gjendjen në atë pjesë të Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ky aksion është edhe një dështim me paramendim i Qeverisë së Kosovës.

“Bëhet fjalë për dështim me paramendim, sepse nuk po kemi veprime në kuadër të një programi që e bashkon Mitrovicën dhe integron veriun në Kosovë, por gjeste të shkapërderdhura, të cilat po e organizojnë dështimin e shtetit të Kosovës dhe të mekanizmave shtetërorë në Mitrovicë dhe në veri në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Thaçi duke u sjellë mirë me Serbinë e ka bërë atë edhe më të egër karshi shqiptarëve dhe ky dështim me paramendim, sipas Kurtit, është edhe rezultat i dialogut me Serbinë, ku Qeveria bisedon e Serbia vepron.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi