Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftën kundër krimit

Shko poshtë

SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftën kundër krimit Empty SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftën kundër krimit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:33 am

SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftën kundër krimit

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson në raportin vjetor se policia shqiptare ka bërë progres kundër narkotikëve
SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftën kundër krimit Sh_b
Qeveria shqiptare po lufton në mënyrë më agresive elementët kriminalë. Kështu vlerëson Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e narkotikëve. Duke iu referuar nismave të qeverisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, raporti vlerëson se në vitin 2005 qeveria shqiptare ndaloi qarkullimin e të gjitha llojeve të skafeve dhe disa mjeteve të tjera motorike ujore në ujërat territoriale të vendit për një periudhë 3-vjeçare, një nismë që siç vlerëson raporti ka reduktuar ndjeshëm trafikun e drogës veçanërisht në drejtim të Italisë. Raporti vlerëson se, qeveria shqiptare ka bashkëpunuar me vendet fqinje dhe ka marrë pjesë në iniciativat rajonale për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut, dhe është pjesëmarrëse në Paktin e Stabilitetit dhe Iniciativën Bashkëpunuese të Evropës Juglindore. Raporti gjithashtu evidenton faktin, që në maj të 2008 qeveria shqiptare miratoi një ligj për parandalimin e pastrimit të parave. "Policia shqiptare vazhdon të bëjë progres në luftën kundër narkotikëve nëpërmjet rritjes së përdorimit të teknologjisë, përmirësimit të teknikave dhe rritjes së kapacitetit të përgjithshëm", thuhet në raport. Sasia e drogave të kapura në Greqi dhe Itali, vijon më tej dokumenti i Departamentit Amerikan të Shtetit, shënon një rënie të ndjeshme të drogave të ardhura nga Shqipëria, gjë që dëshmon suksesin e përpjekjeve të Shqipërisë.
Bashkëpunimi ndërkombëtar pësoi një rritje të ndjeshme
Raporti thekson se, autoritetet shqiptare organizuan aksione të mëdha policore në të gjithë vendin për sekuestrimin e drogës në Fier në Tiranë në Portin e Vlorës dhe të Durrësit. Gjithashtu sipas raportit, bashkëpunimi ndërkombëtar pësoi një rritje të ndjeshme, duke shënuar më shumë operacione të përbashkëta me Policinë italiane, maqedonase, greke dhe turke. Sipas raportit, autoritetet shqiptare raportojnë se nga janari deri në shtator të 2008, Policia ka arrestuar 354 persona për trafik droge dhe 32 të tjerë janë në kërkim. "Policia shqiptare sekuestroi 59 kg heroinë, 2092 kg marihuanë 1 kg kokainë gjatë kësaj periudhe", thekson raporti, i cili shton më tej se, Policia gjithashtu shkatërroi 143.655 rrënjë kanabis dhe 61 rrënjë opium. Kjo, vijon më tej raporti, koincidon me rënien e sasisë së drogës të kapur nga autoritetet italiane, të cilat për nëntë muajt e parë të 2008 sekuestruan vetëm 10 kg heroinë dhe 4 kg marihuanë që vinte nga Shqipëria.
Imuniteti i zyrtarëve të lartë pengon hetimet e përgjithshme
Duke u ndalur në luftën kundër korrupsionit, raporti vlerëson se si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit në maj të 2006 u ratifikua Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit. "Gjatë 2007 dhe gjashtë mujorin e parë të 2008, Policia dhe drejtësia ishin më aktivë në hetimin e zyrtarëve të administratës për korrupsion. Numri i zyrtarëve publikë të akuzuar për korrupsion u rrit me 27% në 2007 krahasuar me vitin e mëparshëm. Në 2007, u regjistruan 663 procedime për korrupsion kundër 385 të akuzuarve. Në fund të 2007, 172 çështje u dërguan në gjykatë dhe 62 prej tyre u dënuan", shkruan raporti. Sipas dokumentit rritja e rasteve kundër korrupsionit dëshmon angazhimin e autoriteteve për luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë shprehet raporti, pavarësisht se numri i çështjeve për korrupsion është i lartë, Shqipëria vazhdon të vuajë nga mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shumica e çështjeve mbeten pezull. "Fakti që zyrtarët e lartë gëzojnë imunitet, pengon hetimet e përgjithshme. Megjithatë, krijimi i Njësisë për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik ka pasur një rol domethënës në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri", thuhet më tej në raport.
Shqipëria nuk renditet në vendet prodhuese të drogave
Më tej, dokumenti vlerëson se Shqipëria nuk renditet në vendet prodhuese të drogave, përveç kanabisit, i cili sipas autoriteteve policore shqiptare po luftohet me vendosmëri. Gjithashtu raportoi thekson, se nuk është zbuluar asnjë laborator për përpunimin e drogës në Shqipëri gjatë 2008, ndërsa tregtimi i drogave sintetike është pothuajse inekzistent. Raporti thekson më tej se, Njësia e Përbashkët për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik e kryesuar nga kryeministri filloi funksionimin në shtator të 2007 dhe ka dëshmuar rezultate premtuese, duke hapur 222 çështje në vitin e parë të saj të funksionimit dhe dërgoi për ndjekje penale dhe më pas dënim me burg zëvendësministrin e Transporteve dhe Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punës të akuzuar për korrupsion. "Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut, si një nga prioritetet e saj kryesore", thekson raporti i DASH. Dokumenti nënvizon se, policia po merr një rol gjithnjë e në rritje në operacionin kundër narkotikëve. Sipas raportit, dëshira e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE e nxiti qeverinë shqiptare të ndërmarrë reforma, por natyra fraksionale e politikës shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltë i shoqërisë civile në Shqipëri e penguan këtë progres. "Shtetet e Bashkuara së bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të vazhdojnë të punojnë me qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, përdorimin efektiv të zbatimit të ligjit dhe mbështetje për reformat ligjore", thuhet më tej në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi