Prezentim:Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Prezentim:Raimonda Moisiu
RAIMONDA MOISIU
Nga Haxhi Muhaxheri
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme. Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-"Dashuria nuk ka emër".- Vellimi i pare me poezi, kryesisht lirika dashurie.
- "Sikur s'me ke puthur kurre"-Vellimi i dyte me poezi, kryesisht Lirika dashurie.
-"Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-"Gerhitja e gjeneraleve"- Liber me PUBLICISTIKE,
-"Pafajsia e Eves" - Roman
Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who's Who, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet).
-Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:
-"Tempulli i fjales"
Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:
- "Itaka e Fjalës"
Eshte bashkeautore në antollogjinë:
- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu".
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:
"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian women network".
"Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tirane
Vleresimi me cmime:
-Eshte fituese e Cmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e "Cmimit te Pare Ballkanik", ne Netet Korcare te Poezise.
Poezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet cdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne:
"Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove.
Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare.
Raimonda Moisiu Nga dritarja ime shoh fluturimin e trumcakut..
“......burgu i gurtë i lirisë tënde.....”
Poezi nga Raimonda Moisiu
-.-
Nga dritarja ime shoh fluturimin e trumcakut,
krahët e tij janë imazhi i urës,
që lidh brigjet mes rrezeve të diellit
dhe kaltërsisë së qiellit.
-.-
Pas zogut unë papritur nisa të ec,
me gjymtyrët e kujtesës,
duke ndjekur pas pendët e tij
të fluturimit.
Nisa të gjykoja shpresën e dashurinë,
ankthin e embrioneve të zemrës,
dalldinë e përflakur.....
Nisa të rrëfehem se ende marr frymë.
-.-
Në psherëtimën e agimeve,
bulëzat e djersës tënde ledhatojnë
buzët që mërmërijnë nga dashuria,
si flatrat fërgëllonjëse të trumcakut.
-.-
Në burgun e intmiteteve të mija,
në errësirën e llampave që na lidhin,
rri strukur sekreti i artë i buzëqeshjes, ku
është burgosur liria tënde....
--.-
Në ishullin e bardhanës së carcafëve,
lulëzojnë margaritarët e virgjërisë së shpirtit tim...
Rilindim për të nesërmen.
-.-
Në cepin e shikimit zogu fluturon,
nëpër hapësirën e mitrës së hënës,
dëgjohet vetëm një zë,
Ai, më i sinqerti i botës,- zëri
që më grish për mëkat,
nëpër koralen përkëdhelëse të petaleve,
që kanë përmbytur kopështin e trëndafilave.
-.-Cdo ditë vjen një trumcak, nga lart
dhe
cicërin
cicërin papushim,
në dritaren e burgut të gurtë...
Raimonda Moisiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Raimonda Moisiu:Une e Dua Eren!
» Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu
» Kur kendonim serenaten......! -poezi nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - nga - Raimonda Moisiu
» Sekretet e mija...!-poezi-nga-Raimonda Moisiu
» Malli i mergimtares! -poezi nga Raimonda Moisiu
» Kur kendonim serenaten......! -poezi nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - nga - Raimonda Moisiu
» Sekretet e mija...!-poezi-nga-Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi