Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!

Shko poshtë

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! Empty Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 26, 2010 11:55 am

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 30186_1449125232215_1355732799_31206390_105176_n

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!
Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 40232_1572938727475_1355732799_31540117_2328931_n
1. Nastradini te specialisti

Pas një kontrolli të veshit te specialisti në Skenderaj, Nastradini u tha njerëzve që pritnin në korridor:
-Nëse doni të kontrolloheni apo t`i pastroni veshët, shkoni bleni qirinj dhe ndonjë shishe ujë se në ordinancë ishte terr e as ujë nuk kishte.



Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 40662_1573460060508_1355732799_31540981_5363609_n

2. Nastradini e korrupsioni
Një mbrëmje Nastradini kur e dëgjoi një këngëtare të Estradës sonë në TV duke thënë, thuani jo korrupsionit, gati plasi nga inati dhe u shfry:
-Shkeka e thiut, shkeka e thiut, shko thuaju atyre lart le ta ndalin hajninë e jo neve të shkretëve që mezi po e sigurojmë bukën.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 44478_1573814949380_1355732799_31541541_5433529_n
3. Nastradini në Rahovec
Duke kaluar pranë një vreshti, Nastradini e pa të zotin e i tha:
-Mashallah, mashallah çfarë rrushi. Po ti po u bëke çirak me këta rrush more zotni.
-Çfarë çiraku more burrë, me çfarë çmimi po donë me na e marrë ata në podrum, nuk kemi llogari as ta vjelim.
-Eeeeeeee!
-Eeeeee, do ta lëmë le të hanë shpendët, le të kënaqen edhe ata.



Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 41280_1574413924354_1355732799_31542360_4868997_n
4. Nastradini te një fermer

Duke kaluar nga Rahoveci për në Vushtrri, në Drenicë, hasi në një fermë të madhe të lopëve. Nastradinit iu bë zemra mal e po i thotë të zotit:
-Mashallah, mashallah, qumësht paske si lumi, po çka po i bën, e shet a?
-Jo more burrë çfarë të shitni. Nuk po donë qumësht vendor, andaj po ua qesim vjetave e qenve le ta pinë.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 44719_1574803334089_1355732799_31543274_198292_n
5. Nastradini në KEK

Duke shëtitur nëpër Kosovë, Nastradini kudo shoqërohej me zhurmën shurdhuese të gjeneratorëve.
-Eu,-tha,-sa gjynah për këtë vend që fle mbi qymyr e dritë nuk paska, he mozomakeq.
E dëgjoi dikush e i tha:
-Jo, jo, e kemi KEK-un edhe menaxhmentin që i kanë rrogat nga 4 mijë euro.
-Aha,-tha Nastradini,-këtu qenka problemi që po ma përkujton një lopë timen që e kisha dikur. Ajo e thithte vetveten kurse fëmijët e mi nuk kishin me çka me e lagë kafshatën.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 40580_1575655195385_1355732799_31545258_7674842_n
6. Nastradini te ura

Duke shëtitur nëpër Drenicë, Nastradinit iu bë zemra mal kur pa se po ndërtohej një rrugë e re. U ndal në një livadh ku po ndërtohej një urë e re e pasi u përshëndet me mjeshtrit, po i thotë kryemjeshtrit:
-A bën ta di ore burrë si bën kjo urë pa armaturë, unë s`kam parë kurrë?


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 45645_1576094726373_1355732799_31546434_2362356_n
7. Nastradini në Parlament

Kur doli Nastradini te foltorja dhe deshi te fliste diçka në lidhje me rendin e ditës, kryeparlamentari i tha se nuk ishte aty vendi të bisedohej për temën e shtruar.Atëherë Nastradini i tha kryeparlamentarit:
-Nëse këtu nuk është vendi, atëherë a dalim pra në korridor.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 45968_1577333197334_1355732799_31551005_4808972_n
8. Nastradini e dyqanxhiu

Pasi shëtiti mirë e mirë sheshit të qytetit dhe pa cullakhane në të gjitha anët, Nastradini hyri në një shitore dhe po e pyet shitësin:

-Allahile a po më tregon diçka drejt?

-Po nëse di,-ia ktheu shitësi.
-A më tepër të vjedhin meshkujt apo femrat në dyqan?

-Jo more meshkujt, po çfarë femrash, ato nuk po kanë me çka ta mbulojnë gjoksin e tyre e lëre më sendet e vjedhura.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 44506_1579457210433_1355732799_31559088_4656815_n
9. Nastradini në mal me qen

Duke shkuar në mal Nastradini mbante një sëpatë nën sqetull kurse përpara i shkonte një qen i bardhë.
-Ku po shkon me qen, a me gjujt lepuj, a?-i tha një fqi.
-Jo valla po shkoj për dru, por pasi nuk erdhën vëllezërit të më ndihmojnë erdhi qeni bile të më bëjë shoqëri.


Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 44476_1580198748971_1355732799_31561133_6301610_n
10. Nastradini me gruan në QKUK

Gruaja e Nastradinit e kishte thyer dorën. Kur
pas një mijë mundimesh arritën në QKUK, doktori e qortoi Nastradinin
pse nuk kishte shkuar më herët.Nastradini bëri yrysh ta rrahte gruan,
por e pengoi mjeku i cili e pyeti me habi:

-Pse Nastradin po don ta rrahësh gruan, gjynah?

-Jo nuk është gjynah,-ia ktheu ai,-kjo i ka
fajet që nuk e ka
thyer dorën më herët që të vinim me kohë në
Urgjencë
.

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë! 45111_1582013554340_1355732799_31564948_6043603_n
11. Nastradini në treg


-Sa po kushton kjo motosharrë?- e pyet Nastradini tregtarin.

-Njëqind euro,-ia kthen ai.

-A është origjinale, apo prodhim bullgar, a turk, a?

-Nuk di mixhok, a është a nuk është origjinal, por e di se për një familje të bën boll.

-Qy, qy, për një familje, po unë për dru po e marr ore burrë e jo për familje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi