“Almir Rrapo, vrasje në SHBA në 2005”
Faqja 1 e 1
“Almir Rrapo, vrasje në SHBA në 2005”
“Almir Rrapo, vrasje në SHBA në 2005”
E enjte, 26 Gusht 2010
Gazeta Panorama
Hetimi i FBI: 27-vjeçari mori pjesë në rrëmbim personi, trafik droge e tentativë grabitje
Prokuroria amerikane publikoi dje aktakuzën ndaj një bande kriminale shqiptare, në të cilën ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Almir Rrapo, i akuzuar për vrasje, rrëmbim personi dhe trafik droge.
Rrapo u shkarkua nga detyra si nëpunës i Ministrisë së Jashtme në Tiranë më 2 korrik 2010, pasi u arrestua në ambasadën amerikane ku kishte aplikuar për vizë udhëtimi në SHBA. Aktakuza për bandën kriminale me më tepër se 14 anëtarë, është bërë publike fillimisht nga mediat e ndryshme amerikane dhe më pas, "Zëri i Amerikës", duke cituar prokurorinë e SHBA, transmetoi se "autoritetet amerikane kanë arrestuar pjestarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshi një zyrtar të qeverisë shqiptare". Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork, tha të martën se forcat e rendit kanë arrestuar Florian Veshin në SHBA dhe Almir Rrapon në Shqipëri, me akuza ku përfshihet edhe vrasja, grabitja, rrëmbimi apo djegia. Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të henën në një gjykatë në Nju Jork, pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik. "Në atë kohë ai shërbente si këshilltar i lartë administrativ për zëvendëskryeministrin e Shqipërisë", - transmetoi dje VOA. Ndërkohë, Florian Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjestarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut. Prokurorët thonë se edhe 10 të tjerë janë arrestuar si pjestarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve marihuanë dhe rrëmbimin e dy personave.
Zbardhen krimet e bandës
Organizata kriminale akuzohet për një sërë krimesh të përgjakshme, por Almir Rrapo sipas dosjes amerikane, akuzohet se ka marrë pjesë në tre prej këtyre episodeve. Banda e drejtuar nga vëllezërit Bruno dhe Sajmir Krasniqi është akuzuar se në korrik 2005 ka vrarë shtetasin Erion Shehu. Ai u qëllua nga një makinë, ndërsa ndodhej në një kafene në Queens. Pjesëmarrës në këtë krim, sipas prokurorisë amerikane, ishte edhe Almir Rrapo, deri në 2 korrik 2010, sekretar pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Një muaj para vrasjes së korrikut 2005, prokurorët pretendojnë se Almir Rrapo, vëllezërit Krasniqi dhe të tjerë anëtarë të bandës, rrëmbyen dhe mbajtën peng një rival të tyre në trafikun e drogës, të cilit i vendosën pistoletën në gojë dhe e kërcënuan të tregonte vendqëndrimin e anëtarëve të bandës së tij. Sipas prokurorisë amerikane, Almir Rrapo ngarkohet edhe me dy krime të tjera, pjesëmarrje në një rast trafikimi droge, 680 kilogramë marihuanë si dhe në një krim grabitjeje, të kryer nga anëtarët e bandës ku dyshohet se ai bënte pjesë.
Trafiku
Banda kriminale në të cilën dyshohet se bënte pjesë ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, akuzohet se ka kryer trafik droge në SHBA. Anëtarët e saj, të paktën dy prej tyre, sipas hetimeve janë vendosur në Kanada. Grupi kriminal ka arritur deri në trafikimin e ngarkesës me 680 kilogramë marihuanë, ndërsa ishte vazhdimisht i angazhuar në një luftë të fortë e të pamëshirshme me rivalët në kontrollin e zonave ku bëhej shpërndarja e drogës.
Të arrestuar
Bruno Krasniqi 26 vjeç
Saimir Krasniqi 29 vjeç
Almir Rrapo 27 vjeç
Florian Veshi 26 vjeç
Erkliant Sula 25 vjeç
Plaurent Cela 29 vjeç
Albert Tamali 32 vjeç
Gentian Cara 37 vjeç
Marjan Tamali 35 vjeç
Joanna Pakulski 36 vjeç
Skënder Cakoni 44 vjeç
Gjovalin Berisha 30 vjeç
Dukajin Nikolla 35 vjeç
Shkëlzen Balidemaj 39 vjeç
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KAROL JOZEF WOJTILA - PAPA GJON PALI II - 1920 – 2005
» Review: Fom Arsim Kajtazi, Piktori Shefqet Avdush Emini 28-07-2005
» INTERVISTË SUPEREXLUZIVE E BUJAR BUKOSHIT DHËNË GAZETËS "EPOKA E RE" ME 3 SHKURT 2005
» Vrasje makabre
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Review: Fom Arsim Kajtazi, Piktori Shefqet Avdush Emini 28-07-2005
» INTERVISTË SUPEREXLUZIVE E BUJAR BUKOSHIT DHËNË GAZETËS "EPOKA E RE" ME 3 SHKURT 2005
» Vrasje makabre
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi