Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukë Rugova në LDK

Shko poshtë

Ukë Rugova në LDK Empty Ukë Rugova në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 30, 2010 7:55 pm

Ukë Rugova në LDK

Ukë Rugova në LDK 1Rugov

Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, në një intervistë për Express publikoi vendimin e tij për tu futur në politikë. Pas një varg dezertimesh që i kanë ndodhur kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka ardhur momenti për të festuar. Gjatë muajit shtator ajo do ta rekrutojë personalitetin e vitit.
Gazeta shkruan se Ukë Rugova e ka bërë të qartë si loti se atij zemra më fort i rahë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre sotshmeve.
“Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur se kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike”, ka thënë Ukë Rugova djali i dytë i Presidentit Rugova, i cili tashmë e ka ndarë mendjen që kah muaji shtator të trokasë në dyert e nëndegës së LDK-së në Velani, për t’u bërë pjesë e garave të brendshme partiake. “Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi