Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:TURBULL

Shko poshtë

Kujtim Stojku:TURBULL Empty Kujtim Stojku:TURBULL

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 31, 2010 8:41 pm

Kujtim Stojku:TURBULL 44742_1366867215365_1342220805_902788_2304808_n

Kujtim Stojku:TURBULL 40308_1357740787210_1342220805_878155_3513035_n
Kujtim Stojku:TURBULL.

Si në një pyll të dendur, t’mbuluar nga mjegulla
Ku m’shoqërojnë nimfat orët dhë zanat,në mes
Shtigjesh t’pa njohura kërkoja veten time
Bridhja kështu si endacak, dhe ecja i zhytur n’mendime.

Duke ecur kështu isha futur në korije
Befas dëgjoj melodinë e fyellit që një bari i bie
Vrimat e fyellit si gurra me ujë kristali
Vallzonin përrreth gjith gaz zanat e malit.

Dhe shpesh i vetëm nata më zinte
Ngandonjëherë m’dukej se shkoja n’ferr
Trokisja në derën e ferrit të përjetshëm
fantazma me dëshirat e trupit, m’hapnin derën
dhe me kënaqësi përpara më printe.

Dhe kështu i mbuluar me djersë nga ankthi
Shikoja duke ecur i shushatur përrreth
Unë jam një qenie njerzore e brishtë
Dhe me këtë ankth,s’dua hiç t’kem identitet.

Dhe prandaj kështu kërkoj një mik të mirë
I cili gjithmon’m’shoqëron dhe me mua është përherë
Dhe qiellin ta shikojmë të dy sëbashku
Ashtu siç e shikon çdo kush t’brendshmen e vet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi