Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeziu: Sejdiu meriton mandat të ri në krye të LDK-së

Shko poshtë

Kryeziu: Sejdiu meriton mandat të ri në krye të LDK-së  Empty Kryeziu: Sejdiu meriton mandat të ri në krye të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 01, 2010 9:46 pm

Kryeziu: Sejdiu meriton mandat të ri në krye të LDK-së

Kryeziu: Sejdiu meriton mandat të ri në krye të LDK-së  01kryeziu4
Prishtinë, 1 shtator - Numri dy i LDK-së, Eqrem Kryeziu, nuk e ka ndërmend të ndalë ironinë dhe batutat kur flet për zhvillimet në LDK. Pas mbledhjes së grupit për zgjedhje të LDK-së, dje ai ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka të drejtë të kandidojë për kryetar të LDK-së.
“ Për cilin Bukosh është fjala?” – është përgjigjur Kryeziu.
Për më shumë, Kryeziu është në dilemë edhe më të madhe tash, pas deklarimit të sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ramë Manaj, i cili për Bujar Bukoshi ka thënë se nuk është as anëtar i LDK-së.
Kryeziu thotë se Bukoshi ka të drejtë kandidimi për lider të LDK-së, por është parë i buzëqeshur kur është pyetur edhe për inkuadrimin në LDK të Ukë Rugovës, djalit të ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova. “Secili kur mbush 18 vjet ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në selinë e LDK-së është takuar grupi për zgjedhje i kësaj partie, ku përveç Eqrem Kryeziut, të pranishëm të tjerë kanë qenë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Astrit Haraqija, ministri Lutfi Zharku dhe deputeti Armend Zemaj.
Është mësuar se propozimet e grupit për zgjedhje pritet të diskutohen nesër, kur pritet të mblidhet Kryesia e LDK-së, ndërkohë që Kryeziu është shprehur se Fatmir Sejdiu meriton të ketë edhe një mandat tjetër në krye të partisë. LDK-ja ka për kryetar Fatmir Sejdiun, ndaj të cilit deputetë të Kuvendit kanë kërkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese nëse ka të drejtë të mbajë dy poste, atë të kryetarit të shtetit dhe liderit të LDK-së.
Kryeziu tha se Fatmir Sejdiu ishte kryetari i parë i LDK-së që u zgjodh me votën e fshehtë të anëtarëve, ndryshe nga Rugova që vazhdimisht është zgjedhur me aklamacion.


http://www.koha.net/index.php?cid=1%2C22%2C32980
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi