Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave

Shko poshtë

Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave Empty Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 03, 2010 12:23 am

Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave 31509_394737084757_39277414757_3822450_2563541_n

Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave

Parlamenti Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të mire dhe ka plotësuar kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave. Ndërkohë, raporti i Komisionit të Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Lirive Civile i datës 13 shtator pritet të jetë pozitiv, duke përshpejtuar kështu procedurat për hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave brenda këtij viti. Heidje Buss: “Duke filluar me Shqipërinë. Shqipëria ka bërë hapa pozitivë lidhur me strategjinë dhe planin e aksionit për riintegrimin e të riatdhesuarve, që mbulojnë strehimin, ushqimin dhe punësimin e të riatdhesuarve dhe ne inkurajojmë vazhdimin e zbatimit të tyre. Lidhur me forcimin e kapacitetit dhe zbatimin e ligjeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin, autoritetet shqiptare po vazhdojnë të shënojnë një progres të mirë. Lidhur me luftën kundër korrupsionit është evidentuar një performancë e mirë e bashkëpunimit midis hallkave të policisë dhe të prokurorisë. Shqipëria ka bërë po ashtu progres lidhur me kriterin e tretë të asetet kriminale”. Tanja Fajon: “Sipas asaj që kuptoj unë, raportet janë pozitive dhe ato do të finalizohen brenda dy javësh. Siç duket, ato do jenë pozitive dhe nuk shoh asnjë arsye për ta shtyrë procesin . Ka qenë gjithnjë një proces teknik dhe duhet të mbetet i tillë deri në fund. Përderisa jemi në pikën që kushtet teknike janë përmbushur, atëherë s’ka më arsye për zvarritje”. Simon Bussutil: “Ne shpresojmë dhe po kuptojmë sot, se konfirmimi pas dy javësh do të jetë një konfirmim pozitiv. Atëherë ne si Parti Popullore jemi të gatshëm që të mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për dy vendet”. Judith Sargentini: “Tani që duket se kriteret janë përmbushur atëherë është koha për ne, t’ju japim këtë liri qarkullimi”.Lajm i oreve te fundit/Parlamenti Europian: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave 59126_439483919757_39277414757_4827412_3429653_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi