Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezi:SEJDIU KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI?

Shko poshtë

Rexhep Elezi:SEJDIU KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI? Empty Rexhep Elezi:SEJDIU KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 03, 2010 8:39 pm

Rexhep Elezi:SEJDIU KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI? 25870_101374563241284_100001062219185_9117_1754890_n

Rexhep Elezi:SEJDIU KËRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI?

Sipas burimeve të pakonfirmuara të TV Rrokum, presidenti Sejdiu dhe anëtarë të kryesisë së LDK-së, kërkojnë shkarkimin e ministrit Bujar Bukoshi. Arsyetimi gjendet në arrogancën me të cilën zoti Bukoshi e kishte shkarkuar nga detyra Ali Sadriun, drejtorin e Qendrës Universitare. Emni që me javë po lakohet si zavendësim i mundshëm i zotit Bukoshi është emni i kryetzarit të Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri. Por Ismet Beqiri demenaton emnimin e tij të mundshëm si minister.Ai për Tv Rrokum deklaroi: "Nuk pranoj me qenë pjesë e kësaj qeveria në asnjë rrethanë". Edhe pse arsyetimi me u shkarku u gjet në QKUK, arsyet e verteta të këtij "sulmi" ndaj figurës së ish kryeministrit në exil, zotit Bujar Bukoshi duhet me i gjetë në ambicjen e tij me i prirë LDK-së. Bujar Bukoshi këto ditë e bani publik ambicjen e tij me kandidue për kryetar të LDK-së, edhe pse një fushtë e msheftë nëpër katundet e Dugagjinit kishte fillue një javë më herët, kur i biri i presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova kishte fillue shpi-për-shpi me agjitue dhe me kërkue që anëtarësia dukagjinase me votu për Bujar Bukoshin. Zoti Bukoshi prezenton nji sfidë të hapët dhe direkte për klanin që sot-për-sot e dominon dhe dizajnon politikën e LDK, e që prihet nga emnat Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu, Ramë Manaj, Lutfi Haziri, etj. Në këtë kontekst duhet kuptue edhe reagimin e menjihershëm të zv/kryeministrit Ramë Manaj (LDK), i cili tha se nuk e kupton kandidaturën e zotit Bukoshi, sepse ai as nuk asht anëtare i LDK-së (sic!). Zoti Bukoshi nga ana tjetër, dje deklaroi se tashma ka tubue edhe nji ekip të tanë mbrapa vetës që prihet nga z. Isa Mustafa dhe Ukë Rugova. Zoti Mustafa deklaroi se ai i respekton strukturat dhe ushëheqsinë aktuale të LDK dhe nuk asht pjesë e ndonji ekipi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi