Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk dorëzohen

2 posters

Shko poshtë

Nuk dorëzohen Empty Nuk dorëzohen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 2:01 pm

Nuk dorëzohen



Nuk dorëzohen Fisnik_dobreci_daci_ldd_haradinaj_ceku_7105-490x320

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk pajtohet me deklaratën e ISG-së për zgjedhjet, duke thënë se ajo nuk ka peshë ligjore. Partia më e zëshme opozitare kërkon vendimin e Gjykatës Kushteutuese. Ky insistim mbështetet edhe nga Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Nga Shpend Limoni më 01.03.2009 në ora 9:50

Dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk janë pajtuar me deklaratën e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, në të cilën mbështetet Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe presidenti i Kosovës në lidhje me interpretimin që kanë bërë për zgjedhjet nacionale.

AAK-ja e ka quajtur politik deklarimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, duke kërkuar involvimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa Lidhja Demokratike e Dardanisë i ka ofruar mbështetjen e saj AAK-së.

LDD-ja i ka akuzuar institucionet e vendit për qasje joserioze në çështjet e rëndësishme, duke thënë se ato funksionojnë sikur të ishin institucione të përkohshme.

Shefi i Grupit parlamentar dhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se Deklarata e ISG-së është politike.

Ai ka kërkuar për këtë çështje vendim ligjor nga Gjykata Kushtetuese.

“Deklarata e djeshme e Grupit Ndërkombëtar për Kosovën në përkrahje të vendimit që sivjet të mos ketë zgjedhje të përgjithshme, është qëndrim politik dhe nuk paraqet vendim ligjor”, ka thënë ai.

Gjini ka theksuar se AAK-ja kërkon vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe instancat e tjera legale.

Për këtë ai ka marrë mbështetjen e Lulëzim Zenelit, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i cili ka thënë se partia e tij mbështet çdo iniciativë që mbështetet në Kushtetutën e vendit.

“Çdo hap që e ndërmerr çdo parti tjetër që mbështetet në ligj në procedura ligjore, ne e mbështesim. Në këtë drejtim absolutisht ata e kanë mbështetjen tonë”, ka thënë Zeneli të shtunën për Express.

Duke komentuar deklaratën e ISG-së, Zeneli ka thënë se edhe pas shpalljes së pavarësisë “ende duhet dikush nga jashtë të interpretojë, kjo është për keqardhje, derisa institucionet e Kosovës, presidenti dhe klasa politike nuk gjejnë kurajo që këtë çështje ta trajtojnë seriozisht”.

“Kjo që po ndodh është një sinjal shumë dëshpërues për qytetarin e Kosovës dhe një sinjal se institucionet e Kosovës vazhdojnë të sillen si institucione të përkohshme. Ashtu si po e trajtojnë institucionet Kosovën dhe vetveten, ashtu po e trajtojnë edhe të tjerët Kosovën”, ka thënë Zeneli.

Vendimi i presidentit Sejdiu me të cilin konfirmohet se institucionet e vendit janë në mandat të plotë dhe mbështetja që i ka ofruar shefi i ICO-së, Pieter Feith ka nxitur debate të nxehta në skenën politike të vendit.

Lideri i AAK-së ka kundërshtuar këto vendime duke kërkuar që zgjedhjet nacionale të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Por deklarata e ISG-së të premten në Vjenë duket se përfundimisht ka bërë të qartë se sivjet nuk do të ketë zgjedhje nacionale.

Sidoqë të jetë, AAK-ja qëndrimin zyrtar rreth kësaj çështjeje pritet ta bëjë publik pas takimit të Këshillit Drejtues të saj.

“Qëndrimin tonë për këtë do ta shprehim pas mbledhjes së Këshillit Drejtues që do ta kemi të hënën”, ka thënë Avni Arifi për Express, të shtunën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk dorëzohen Empty Re: Nuk dorëzohen

Mesazh nga pimi Sun Mar 01, 2009 2:29 pm

Puna e mbajtjes se zgjedhjeve eshte pune e kryer dhe partite politike opozitare nuk duhet te merren me me kete pune ,aq me teper tani kur kete e ka konfirmuar edhe ISG.

Por eshte e drejte demokratike qe partite politike te mos dorezohen dhe te presin vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila akoma as qe eshte themeluar.

Me se miri eshte qe partite politike te shiqojne se a kane demokraci te brendeshme ne rradhet te tyre dhe te mos merren me kritika te vend e pa vend dhe te pargumentuara ndaj pozites e cila ne menyre demokratike dhe nen mbikqyrje te rrepte nderkombetare i ka fituar keto zgjedhje.
Partite demokratike shqipetare?!(te Shqiperise dhe te Kosoves)duhet ti marrin si shembull vendet demokratike si psh.SHBA dhe shtetet tjera te Evropes perendimore qe te respektohet ai qe i fiton zgjedhjet e jo te dilet me kerkesa femijrore per zgjedhje te reja.E njejta gje duhet te vlej edhe per ata qe i kane fituar zgjedhjet.Pushteti nuk eshte i rezerveuar per askend.Ai duhet te meritohet,e meritori kryesor eshte vota e votuesit.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi