Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
Faqja 1 e 1

Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
Irani tha se të hënën do të zhvilloj testim të raketës, për të cilën analistët e mbrojtjes thonë se është e aftë, që t’i arrijë bazat izraelite dhe ato të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Gjirit. Radioja shtetërore iraniane, njoftoi se raketat tokë – tokë, Shahab 3, do të testohen nga Garda Revolucionare. Dje, Irani ka lansuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, në kuadër të ushtrimeve ushtarake.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Shumë të vdekur nga përmbytjet në Filipine

Si pasojë e përmbytjeve e shkaktuara nga stuhia tropikale "ketsana" në Filipine, sipas të dhënave të agjencive, kanë humbur jetën të paktën 70 njerëz. Sasia më e madhe e reshjeve qysh prej 40 vjetësh ka prekur kryeqytetin Manila dhe provincat e ulta. Makinat e përmbytura kanë bllokuar rrugët. Në shumë pjesë të qytetit nuk ka rrymë elektrike dhe lidhje telefonike. Dhjetëra njerëz llogariten të humbur. Qeveria filipinase shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Manila.

Izraeli mbyll kufirin me Bregun Perëndimor

Izraeli ka mbyllur për shkaqe sigurie deri në fund të festës së Jom- Kippur kufirin me Bregun Perëndimor të Jordanit. Këtë e bënë të ditur forcat ushtarake izraelite. Jom-Kippur është festa më e madhe në kalendarin hebraik. Festa nis në perëndim të diellit ditën e dielë dhe përfundon me perëndim të diellit ditën e hënë. Nga frika e ndonjë sulmi nga ekstremistët palestinezë Izraeli ka mbyllur edhe vitet e kaluara kufirin.

Të burgosurit e Guantanamos i dorëzohen Irlandës

Dy të burgosur nga kampi amerikan i të burgosurve në Guantanamo të Kubës janë dorëzuar në Irlandë. Përveç kësaj, sipas departamentit amerikan të Drejtësisë në Uashington, një i burgosur me prejardhje nga Jemeni iu dorëzua autoriteteve të vendit të tij. Një gjykatë federale kishte vendosur në maj që jemeniti të lirohej nga burgu. Për identitetin e dy të burgosurve që u morën përsipër nga qeveria irlandeze nuk u bënë të ditur të dhëna të tjera.

Ndalohen fluturimet mbi Mynih
Ndalohen fluturimet mbi Mynih
Autoritetet e Gjermanisë sot i kanë ndaluar të gjitha fluturimet mbi Mynih gjatë festivalit të përvitshëm të birrës “Oktoberfest”, pas valës së fundit të kërcënimeve.
Çdo vit, rreth gjashtë milionë vizitorë i mbushin rrugët e Mynihut për të marrë pjesë në festivalin.
Festivali i sivjemë filloi në 19 shtator, ndërsa ndalesa për fluturimet do të jetë në fuqi deri në përmbyllje të festivalit në 4 tetor.
Grupet terroriste islamike, si Al Kaida dhe talibanët kanë transmetuar video dhe audio mesazhe kërcënuese për Gjermaninë në dy javët e kaluara, duke kërkuar që forcat ushtarake gjermane të largohen nga misioni i tyre në Afganistan.

Moska: SHBA të garantojë për planin e ri raketor

I dërguari i Rusisë në NATO ka kërkuar nga Uashingtoni garanci, që plani i riishikuar i mburojës raketore amerikane, nuk do ta kërcënojë Moskën.
Dimitri Rogozin tha se sistemi i mundshëm amerikan në anijet e marinës mund të shkaktojë shqetësime në Rusi.
Ai tha se Rusia dëshiron të sigurohet se sistemi amerikan do synojë vetëm raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
Presidenti Barak Obama ka hequr dorë nga vendosja e mburojës raketore ne Republikën e Çekisë dhe Polonisë.
Obama ka thënë se në vend të këtyre vendeve, mburoja që, përfshin një rrjet të sensorëve dhe raketave do vendoset në det, ose tokë.

Senatorët çekë sfidojnë Traktatin e BE-së

Senatorët çekë kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse Traktati i BE-së është në përputhje me kushtetutën e vendit.
Presidenti Vaclav Klaus, një nga kritikët e zëshëm të Traktatit të Lisbonës, ka thënë më herët se ai nuk ishte i gatshëm, që të nënshkruajë traktatin, para se të shpallet vendimi i gjykatës.
Mbetet e paqartë se sa kohë do t’i duhet gjykatës kryesore çeke për të shqyrtuar ankesat e reja.
Ankesa e parë qe hedhur poshtë vitin e kaluar, pasi disa muajsh dërgimi.
Republika Çeke, Polonia dhe Irlanda janë vendet e fundit të BE-së, që duhet ta ratifikojnë marrëveshjen.

Solana: Herët për trupat shtesë në Afganistan

Havier Solana
Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Havier Solana ka thënë se vendet e BE-së do të presin rezultatin e zgjedhjeve në Afganistan, dhe vendimin e SHBA-së në lidhje me strategjinë atje, para se të shqyrtojnë përforcimet ushtarake.
Ai u tha gazetarëve në margjina të takimit të ministrave evropianë të mbrojtjes, në Gutenburg të Suedisë, se “do të vijë momenti, kur do të analizohet situata”.
Takimi në Suedi vjen pasi që komandanti kryesor i NATO-s në Afganistan ka kërkuar ndryrshime të mëdha në strategjinë e luftës ndaj talibanëve, përfshirë edhe atë se çfarë niveli dhe çfarë burime duhen për të qenë lufta e suksesshme.

Indonezi: 75 të vdekur nga tërmeti
Indonezi: 75 të vdekur nga tërmeti
Zyrtarët indonezianë tha se të paktën 75 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë ngujuar nën ndërtesa në tërmet i fuqishëm në ishullin e Sumatrës.Nënpresidenti Jusuf Kalla shpalli vdekjen në një konferencë për gazetarë pas tërmetit prej 7.6 shkallë të Rihterit që goditi qytetin bregdetar të Padangut.
Qendra e Paqësorit për Cunami ka lëshuar një paralajmërim për shtatë vende, por më pas e kanë tërhequr paralajmërimin.
Më herët, një tërmet nënujor, në shkallë prej 8.0 të Rihterit ka shkatuar një cunami që ka lënë më shumë se 100 persona të vdekur në ishujt Samoa dhe në ishullin Tonga.

Pragë: Humbën jetën dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë

Dy gazetarë të shërbimit për Iranin të Radio Farda/Radio Evropa e Lirë, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një fatkeqësi trafiku në periferi të Pragës.
Gezetarja Rosa Ajiri (27 vjeçare) dhe kolegu i saj Amir Zaamanifar (29 vjeçar), humbën jetën në aksidentin e trafikut në mëngjesin e 29 shtatorit, në autostradën në veri të kryeqytetit çek.
Gazetarja Mahin Gorji, që e drejtonte veturën, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pragës.
Hetimet e para sugjerojnë se automobili i tyre ishte ndalur në linjën emergjente të autostradës, kur nga prapa ishte goditur nga një traktor.

Raporti i BE-së fajëson Gjeorgjinë për luftën?

Një raport i urdhëruar nga Bashkimi Evropian mbi shkaqet e luftës së vitit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë pritet të publikohet së shpejti në Bruksel.
Raporti, sipas diplomates zvicerane Heidi Tagliavini, pritet ta bëjë përgjegjëse Gjeorgjinë për fillimin e luftës me një sulm në rajonin e shkëputur të Osetisë Jugore.
Por, po ashtu pritet të thotë se Rusia ka ngritur tensionet para konfliktit të gushtit dhe më pastaj e ka shfrytëzuar situatën.
Lufta pesë-ditëshe në gushtin e 2008-ës përfundoi me ushtarët rusë që larguan forcat gjeorgjiane nga Osetia Jugore dhe nga Abkhazia, të dy rajone të shkëputura këto, që janë njohur si shtete nga Rusia.
Rusia ka mijëra trupa në rajonet, në të cilat nuk u lejohet qasja monitoruesve të BE-së.

Turisti kanadez i cirkut niset për në gjithësi

Turisti i shtatë në gjithësi, themelues i një kompanie cirku, Gaj Laliberte, ka nisur udhëtimin e tij në orbitë.
Turisti i shtatë në gjithësi, themelues i një kompanie cirku, Gaj Laliberte, ka nisur udhëtimin e tij në orbitë, me raketën Sojuz, që u lansua nga baza kozmike në Bajkonur të Kazakistanit.
Miliarderi kanadez, Laliberte, i cili në vitet e 80'ta ka themeluar kompaninë teatrale "Sirk de Soleil", raportohet se ka paguar 35 milion dollarë për biletën e udhëtimit të tij, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Para nisjes, ai tha se do t'i bëjë të qeshin astronautët e Stacionit Hapësinor, gjatë qëndrimit të tij 12 ditësh. Laliberte është i shoqëruar nga kozmonauti rus, Maksim Surajev dhe astronauti amerikan, Xhefri Uilliams. Pritet që ata të mbërrijnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, të premtën.

Kongo: 50 të vdekur nga fundosja e anijes

Rreth 50 njerëz e kanë humbur jetën nga fundosja e një anijeje me udhëtarë në një lum në Kongo.
Shkaku i aksidentit që ka ndodhur të martën ende nuk dihet, por bëhet e ditur se anija me rreth 100 njerëz në bord ka qenë e mbingarkuar.
Në muajin shtator, në Kongo u fundosën dy anije, në të cilat e humbën jetën 99 njerëz.

Kryengritësit maoistë vrasin 16 vetë në një fshat të Indisë

Patna - Kryengritësit e dyshimtë maoistë kanë vrarë 16 vetë në një fshat në shtetin indian Bihar, ka bërë të ditur policia, njofton BBCVorld. Sulmi ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Içarva, në distriktin Khagaria, 200km nga kryeqyteti Patna. Një i mbijetuari, i biri i të cilit është ndër të vrarë, tha se viktimat ishin lidhur para se të pushkatoheshin.
Patna - Kryengritësit e dyshimtë maoistë kanë vrarë 16 vetë në një fshat në shtetin indian Bihar, ka bërë të ditur policia, njofton BBCVorld. Sulmi ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Içarva, në distriktin Khagaria, 200km nga kryeqyteti Patna. Një i mbijetuari, i biri i të cilit është ndër të vrarë, tha se viktimat ishin lidhur para se të pushkatoheshin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Diplomati amerikan Mitchell negocion sërish në Lindjen e Mesme

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell
I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, filloi një raund të ri bisedimesh në rajon. Në Izrael ai u prit fillimisht nga presidenti i vendit, Shimon Peres, ndërkohë që janë paraparë takime edhe me ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barack. I ngarkuar nga presidenti amerikan Barack Obama, Mitchell dëshiron të arrijë rifillimin e bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidenti i palestinezëve, Mahmud Abaz, gjatë një takimi me presidentin Obama janë pajtuar në parim muajin e kaluar për vazhdimin e negociatave të ndërpera para një viti.

Similar topics
» Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi
» Lajme të shkurtëra nga Bota
» Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri
» Venezuela blen raketa ruse
» Raketa amerikane godet Hënën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi