Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:LAGJIA IME NGJYRË BRONZI

Shko poshtë

Vullnet Mato:LAGJIA IME NGJYRË BRONZI Empty Vullnet Mato:LAGJIA IME NGJYRË BRONZI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 8:33 pm

Vullnet Mato:LAGJIA IME NGJYRË BRONZI 47462_1339736224644_1568334934_30686248_8136333_n




Vullnet Mato:LAGJIA IME NGJYRË BRONZI 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n
Vullnet Mato

LAGJIA IME NGJYRË BRONZI

Jetoj te lagjia e "Tironës" me gjuhë lirie,
ku jehon tallavaja me tonalitete histerike,
dëgjoj shprehjen:“Të bofsha me rob shpie!”
siç bie sahati i madh te xhamia islamike.

Quhem “gaxhoi i mirë që shkruan llogje”.
Kur zbres nga makina bidonat me ujë Selite,
më rreshtohet skuadra ndihmëse me yje bote,
nga lista ndërkombëtare e futbollistëve.

Fundjavën e kam me net pagjumësie,
nga ekstazat dasmore të miqve komshi,
që më urojnë nga larg me litërshe rakie
dhe hedhin valle nate te rrugica me shi.

Djemtë e vajzat me xhinse poshtë mesit,
me kërthizat si mikrofona që thithin deri tutje,
u dridhet barku nga ritmet marroke të xhezit,
tek kërcejnë si kukullat me fije të padukshme.

Zhurmëtarët e mi lindin e shuhen si meteor,
por humbjet ua plotëson karvani me kokorroçët.
Çuditen kur në zi i ngushëlloj mbi arkivol,
ku zbrazin dhimbjen më të hidhur të botës...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi