Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:LOTËT PA NGJYRË

Shko poshtë

Vullnet Mato:LOTËT PA NGJYRË Empty Vullnet Mato:LOTËT PA NGJYRË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 19, 2010 8:00 pm


Vullnet Mato:LOTËT PA NGJYRË 165165_1453097658609_1568334934_30874485_6851144_n

Vullnet Mato:LOTËT PA NGJYRË 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato

LOTËT PA NGJYRË

Mbahu shpirti im,
qëndro mos u këput,
si lotët e fëmijëve
kur duan bukë!
Lotët e valë
që duan nënën,
që duan zemrën
t’u ngrohë zemrën...

Lotët që kërkojnë
strehë në rrugë
që duan shtrat
të bien në gjumë,
që duan lodra,
që duan veshje,
që duan shokë,
dhe buzëqeshje.

Vuajtja në shpirt,
qarja në fytyrë,
rrjedh në sytë e tyre
dhimbjen e shkrirë.
Vogëlush i bardhë,
zezak vogëlush,
loti nuk ka ngjyrë
askund tek askush…

Mbahu shpirti im,
lutu, o zot, o zot,
mos paçin fëmijët
vuajtje dhe lot!...
S’duroj dot t’i shoh
me sy duke qarë,
edhe po të pikonin
flori e margaritarë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi