Pregaditi:Shaqban Cakolli-MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT
2 posters
Faqja 1 e 1
Pregaditi:Shaqban Cakolli-MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT
Pregaditi:Shaban Cakolli
MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT
Malësia e Gollakut është një vend që shtrihet në lindje të Kosovës dhe është pak më shumë se
10% e territorit të vendit tonë, dhe si e tillë është zona më e lënë pasdoresh saqë shumica e
kosovarëve jo se nuk e kanë vizituar ndonjëherë por as që e dinë se ku gjendet. Kjo malësi
shtrihet edhe në Serbi, jo vetëm në fshatrat shqiptare por edhe më gjerë. Malësia e Gollakut
është karakterizuar më herët me një jetë të qetë, idilike, por viteve të fundit mungesa e sigurisë është shtuar pasi që dihet se me kilometra të tërë kufizohet me Serbinë. Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun.
Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe
Medvegja janë brenda kësaj malësie. Moszhvillimi ekonomik e sidomos mungesa e infrastrukturës ka bërë që shumë fshatra të braktisen nga banorët, dhe tani është krijuar një
gjendje me disa katunde të zbrazura. Një numër i madh fshatrash kanë mbetur me dy a tri shtëpi.
Zakonisht popullata e kësaj ane lëviz për në qytetin e Prishtinës, më përpara edhe në Kamenicë
dhe më pak në Gjilan. Lagje të tëra qytetesh janë me popullatë nga kjo trevë në Prishtinë
(Vranjevci, Kolevica, Vreshat, Kolevica e Re, Matiçani, Sofalia, Lagja e Spitalit, Taslixhe I dhe
Taslixhe II etj.) dhe po ashtu edhe në Kamenicë. Familje të shumta tani kanë mërguar në shtetet perëndimore. Fshati më i madh i Kosovës është Marevci, dhe bën pjesë në këtë malësi.
Duke pasur parasyshë përndjekëjet,burgosëjet,vrasëjet,dëbimet nga puna,mbylljet e shkollave,viteve të 90-ta,numri i të përndjekurve në Gollak ishte i madh,dhe shumë nga ta u detyruan të mirrnin rrugën e kurbetit,duke lënë shumë porta të mbyllura.Veq këtyre duke u bazuar me shkaqet që përmendëm më lart,duke mos pa as një shkëndi përspektive për jetën,banorët e këtyre trevave lan vendlindjet e tyre,duke menduar për ndonjë jetë më të mirë zbritën drejt Dardanës, Gjilanit dhe Prishtinës.Koha me të cilën ne po ndeshemi nuk besoj se ju ka sjellur diçka më të mirë në jetën e tyre në qytet,por pa u ndalur në këtë temë,ne shohim dhimbjen e cila vërtetë godet rëndë në shumë fshatra të boshatisura tërësisht.Kushdo qëka vizituar këto fshatra të boshatisura ka ndier një dhembje të rëndë në shpirt,por më së miri,më me dhembshuri e rrëfen këngëtari ynë Demir Krasniqi,tekstin e këngës po ua japim tërsisht,që edhe ju të ndjeni këtë dhimbje me ne.
MBARË GOLLAKU PO QANË ME LOT
O, mbarë Gollaku po qanë me lot-e,
Ku e kam popullatën sot-e ?!
Ku e kam , o, e ku m’ ka mbet-e,
A po e shihni se çka m’ ka gjet-e?!
Ikën njerëzit e m’ kanë lanë vet –e,
Gjysa ikën e shkuen n’ qytet-e ,
Gjysa ikën e shkuen n’ gurbet-e,
E me mue askush nuk mbet-e !
O, ja kthyen shpinën vatrave t’ hinit,
Ja lanë t’ zbrazëta tabet kufinit ,
Janë tha pemët me degë e fleta ,
Sa shtëpi , o, janë mbet të shkreta ?!
Arat ku ishin grunajat –
I mluen kaçat edhe kërpnajat !...
E livadhet me barë gjelbërime –
Janë mbushë therra , o, për trishtime !
O, nuk sheh njeri n’ ara e n’ livadhe ,
Nuk sheh nuse me pshellak – alle !
Shkollat t’ zbrazëta , o, buzë rrënimit,
Nuk kanë nxanës , o, për orë të mësimit !
Dhe xhamijat ,o , kanë mbet thatë –
Nuk kanë hoxhë , as nuk kanë xhematë !
E shitoret ku blejshim harqe –
Tash janë mlue me therra kaçe !
O, krejt rrugicat nëpër katune –
I mluen therrat , o, të pa fune !
E mullinjtë , ku drithna kem blue –
Me themele , o, janë rrënue !
Ku kullotshin, o, lopë e dele –
Mbushë kaçuba , janë ba zabele !
Nuk ka dele, as nuk ka grigja ,
Nuk ka edha, as nuk ka kingja !
O, ato hije ku bajshin mriza –
Tash janë mbushë , o, plot me murriza !
Krejt çobanët ja kthyen shpinën pyllit –
S’ ka ma kangë , as lojna të fyellit !
S’ ka torishta , as s’ ka pojata ,
S’ ka baçica me bistekë t’ gjata !
E qilerët janë rrënue krejt-
S’ ka ma djathë , tamël , as bylmet-e!...
O, odat ku pritej mysafiri –
Janë mbushë mana e janë mbushë fieri !...
Lojnat tona tradicionale –
Tash poj luejn , o, ujqit ndër male !
S’ mund ta gjesh ,o, ma as nji mik –
Me luejt s’ bashku , o, dogërxhik !
S’ ka qylyma , çerga , as jana ,
S’ ka tepsi , o, me luejt filxhana !
O, kur të djeg , o, zemra prej mallit –
S’ ka njeri që i bjen kavallit !
Nuk ka llama , nuk ka gaznica ,
Çiftelia, o, as mezhnica !...
Nuk ka magje , nuk ka polica ,
S’ ka gjyveça , as kalanica ,
S’ ka kusia, o, as tepsia ,
Nuk ka saç ,o, për me pjekë flija !...
O, nuk ka dasma , gzime , as qefe –
Nuk ka çika qi knojnë me defe !
Nuk ka nuse , as nuk ka bija ,
Nuk ka krozhe , o, me qershia !
Nuk mbledh kush ma molla, as dardha ,
Nuk ka çika me shami t’ bardha !
Nuk ka pjeshka , as nuk ka kumlla ,
Nuk ka ma , o, jelek me sumlla !
O, nuk ka t’ parnë, o, n’ pranverë, as n’ vjesht-e ,
Nuk vijnë bijat ma me kuleç –e ,
Nuk ka bukë , o, t’ pjekne n’ çerep-e ,
Nuk ka thmi ty u përkundë në djep-e !
Nuk ka kunguj t’ pjekun n’ oxhak ,
Nuk ka molla , o, me pshellak ,
Nuk ka tamël ,o , me kajmak-e,
Nuk ka lojna , as guracak-e!...
O, s’ ka qëndisje , oja me grep-e ,
S’ ka çeiz , as pëlhurë në vek-e !
S’ ka Shin Gjergj , as nuk ka luhaja ,
S’ këndojnë çikat ma :”Shkojmë te daja!”
S’ ka korshiqe, as bletë në hoje ,
S’ ka bunarë, o, as ujë në kroje...
Nuk ka lugje , as nuk ka gurra ,
S’ ka kuvende , as nuk ka burra !...
O, nuk ka dasma ma në Gollak-e ,
S’ ka oxhaqe , as kryeplak-e ,
Nuk ka krushqi , o, me bajrak-e ,
Nuk ka nuse , o, me duvak-e !...
Nuk ka bulla , as nuk ka krushq ,
Kerre t’ nusev’ – qylyma t’ kuq !
Nuk ka tanta , as nuk ka lama ,
S’ ka vrapime , o, për mahrama !
O, mbarë Gollaku po lëshon kushtrim –e,
Mos më leni t’ vetëm jetim-e ,
Ju mos hini n’ gjynah me mue ,
Se kështu se kam meritue !
Nëpër shekuj , o, kam qëndrue ,
Luftë mas lufte , nuk jam dorzue ,
Shumë herë malet mu kanë djegë flakë ,
Shumë herë toka mu ka përgjak-e!...
O, kthenu n’ toka t’ stërgjyshve tuj-e,
Mos më leni n’ vetmi të vuj-e ,
Se kjo tokë , juve , ju ka rrit-e,
Kjo Malësi , o, ju ka dhanë drit-e ,
Se ky ujë , o, ju ka dhanë gjak-e,
U ka ba trima për bajrak-e !
Janë do vorre , o, ren mas reni ,
Që kanë ra , o, n’ mbrojtje t’ këtij veni!
Për ata , o, që i harrojnë –
Herë do kurë , o, do t’i mallkojn-e !
O, motra e vllazën , o, të nji gjaku ,
Shumë të fala ju banë Gollaku ,
Gjithë ku jini , o, ju malësor-e ,
Në Kosovë edhe n’ diaspor-e !
Shumë të fala ju banë Tugjeci ,
Gëmica , Sfirca edhe Zajçeci ,
Gjithë Meshina dhe Feriçeva ,
Krejt Strezoci edhe Krileva .
O, t’ fala u banë Poliçka e Zarbica ,
Gjithë Makreshi e Kosovica ,
Velegllava edhe Lajçiçi ,
Gjithë Lisocka , Zhuja e Shahiqi
Dazhnica , Magurja e Gjyrisheci ,
Kremenata e Dabisheci ,
Gjithë Leshtari e Gllogovica ,
Graxheniku e Rahovica .
O, t’ fala u banë Mramori e Grashtica ,
Keqekolla e Prapashtica ,
Hajkobilla edhe Braina ,
Gjithë katunet tej te Prishtina .
Novo Bërda e gjithë Mareci ,
Gjithë Koliqi edhe Nisheci ,
Gjithë Mërkoja e Ballabani ,
Kalatica edhe Orllani ...
O, gjithë katunet emër për emër ,
Ju bajnë t’ fala , o, me gjithë zemër !
Kisha qef , o, krejt mej përmen-e ,
Por janë shumë e s’ pom bien n’ men-e!
Por ata që i kam harrue ,
Shumë ju lutna , mos me u idhnue !
Mos ma merrni , o, për qëllim ,
O, se ju knova , o, për kujtim –e !
Gjilan, më 14.09.2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pregaditi:Shaqban Cakolli-MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT
flm,Agim qe e sollet ketu
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: Pregaditi:Shaqban Cakolli-MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT
Ska përse i dashur Shaban. Këto që po i bë unë me ngjyra mundesh edhe ti. Kur të takohemi ndonjëherë kam me të mësuar mirë. Suksese edhe për librin!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi:MBARË GOLLAKU PO QANË ME LOT (Rapsodi)
» Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh
» Mësuesit zviceranë alarmojnë: Fitojmë 'vetëm' 7600 euro në muaj-Pregaditi Fitim Dika
» Ditë të mbarë!
» AGIM GASHI:PUN` E MBARE
» Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh
» Mësuesit zviceranë alarmojnë: Fitojmë 'vetëm' 7600 euro në muaj-Pregaditi Fitim Dika
» Ditë të mbarë!
» AGIM GASHI:PUN` E MBARE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi