Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PUN` E MBARE

Shko poshtë

AGIM GASHI:PUN` E MBARE Empty AGIM GASHI:PUN` E MBARE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 15, 2014 4:54 pm

AGIM GASHI:PUN` E MBARE 1525136_10151909794464077_461112006_n


Këtë këngë duhet kënduar duet. Lus këngëtaret që të më lajmërohen kush do me e kënduar e regjistruar me mua bashkë kësaj vere. Na duhet një aranzhman i fortë dhe jo i kushtueshëm sepse spo kemi lek mjaft more njerz. Këngët e tilla që kan vlera duhet me investue shteti por edhe ndihma nga kompozitorët sduhet të mungoj.
Me këngë të bukura shqipe kemi pak shans me ia ndal turrin shundit e tallavës!


AGIM GASHI:PUN` E MBARE

-Puna e mbarë, mori grue!
-Të mbarë paq more udhëtar!
- A ka afër ndonji krue,
- Se kjo buza mu ka tharë.

Atje lart n´ato zallishte,
Pak ma poshtë n´ato lajthishte,
Ashtë kroi i fshatit tonë,
Ma i miri që buron.

Po ti vetun mbjell e korrë,
E të lumtë ty ajo dorë,
Po ti vetun korrke grurë
Ku e ke të shkretin burrë?

E kam burrin në kurbet,
më la vetun që shumë vjet!

Burri yt po qeshë e lot,
Mjera ti që e pret kot;
Ai tash ashtë vet´ i dytë 
Spo t´gënjej më plaçin sytë!

Ik andej more gënjeshtrik
Mor çapkan e zemërlig,
Burrin për mu e merr malli,
Smë len mue për së gjalli.

Qysh s´më njofte moj pulëbardhë?
Ja tek ti që unë kam ardhë.

Ku të njof o unë e mjera,
Kur më dole shpejt nga dera,
E n´kurbet më fluturove
Veç tri netë në shpi qëndrove!?

Mirëse t´gjeta, mirëse erdhe,
S´do të lshoj t´më dalsh prej dere.
Pasha besën mirë e ki
Mbyllma deren mu me dry!?

Tash e tutje bashkë do t´rrnojmë
S´bashku jetën ta kalojmë.

1982 Akllap
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi