Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

P. B. Sheli:VARGJE SIPAS NJË AVAZI INDIAN (Ose serenata indiane)

Shko poshtë

P. B. Sheli:VARGJE SIPAS NJË AVAZI INDIAN (Ose serenata indiane) Empty P. B. Sheli:VARGJE SIPAS NJË AVAZI INDIAN (Ose serenata indiane)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 10:35 pm

P. B. Sheli:VARGJE SIPAS NJË AVAZI INDIAN (Ose serenata indiane) 46900_432641137209_182132672209_4861615_1670955_n

P. B. Sheli:VARGJE SIPAS NJË AVAZI INDIAN (Ose serenata indiane)

Zgjohem nga ëndëra me ty
sapo me mori i ëmbli gjumë
kur era fëshfërin nëpër gjethe
dhe yjet shndërisin përmbi lumë.

Zgjohem nga ëndëra me ty
dhe një shpirt në këmbë pa dashur
me solli ashtu si nëpër ethe
nën dritaren tënde e dashur.

Çdo aromë në ajër tretet
si tek ëndëra një kujtim
flladet endacake gjenden
fikur deri në agim.

Ankimi i bilbilit mbetet,
vdes mbi zemërën e vet
ashtu vdeksha unë mbi tënden
aq e dashur siç je vet.

O, nëm duart nën dritare
m'u prenë gjunjët, vdiqa, mbeta
derdhma dashurinë, shi puthjesh
mbi qepalla e faqe t'zbehta!

Medet seç u zbeha fare
zemra më erdh diku në grykë
o shtrëngoma fort pas tëndes
ku do bëhet copë e çikë!

Përktheu Vasil Fotihu

Botimet Shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi