Sabit Rrustemi:ËNDRRA E VDEKJES
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:ËNDRRA E VDEKJES
Sabit Rrustemi:ËNDRRA E VDEKJES
(Në kujtim të Ganës dhe Olsit dhjetë muajsh që, mbrëmë fluturuan drejt engjujve)
Udha vjen e vetme drejt nesh, e zymtë, me vapën pikëlluese, e tëra pluhur. Vjen pa buzëqeshjen e ëmbël të Ganës, pa sytë qumështor të Olsit. Deti, si një ujk I thinjur, I etur, I ndjek nga pas. Me krejtë përcëllimiën dhe njelmësinë, njëkohësisht.
Ajo mëton ta shmangë detin, duke kërkuar udhën.
Mëngjesi e gdhinë në prehërin e motrës. Sa mirë që erdhe. Mbrëmë pashë një ëndërr. Një ëndërr që më la pa gjumë. Sa ishin mërzitur për mua, Cuca, Ingjja. Pse u vonove kaq shumë, Shpirti ynë i vetëm. Pse na le kaq vite pa të përkëdhelur, pa të të marrë në prehër, pa të ndier nëpër dejt tanë, si mer frmë, buzëqesh…nuk e di, motër se si më pritshin, me aq mallë.
Ju thashë, pritni se po vij. Vetëm sat a marrë dhe Olsin. Se, i vogël, dhjetëmuajsh, vetëm s’mund ta lë. Kur i bie mallë për gji, trazon krejt një shtëpi…pritni se, erdha.
Motra, trembet nga ëndrra. I përpushin muajt e m’dhaj. Të lutemi për ta. Përmes Librit të Shenjtë të Njeriut. Të lutemi. Ju këndojmë , motër! Ju këndojmë po, lirohu tash nga ëndrra.
Nuk ish punë që bëhej. Tërë ditën sytë e saj notuan nëpër lot! Ajo ëndërr e zverdhi. E bëri fytyrën e saj si një lule. Dhe, Olsin nuk e lëshoi prej dore. Ata nuk e kishin parë ende, yllin më të bukur të nënës.
Kurrë më e gjatë nuk iu bë dita se sa dje. Po pse nuk ikën dhe ky diell, nuk errësohet dhe ky det e, neve të kthehemi sa më parë. Ju kam dhënë fjalë. Vetëm sat a marrë dhe Olsin.
Oh. Ti nuk e di moj! M’u pikë në të lehtë. Hajde bre, çka po presim. Hajde të nisemi. Hajde se trupi po më dridhet prej vonesës. Diçka po më gërryen prej brenda, nuk po më lë të qetë, as dhe një çast..
Asnjëherë s’ju kish gëzuar nisjes sa mbrëmë. Shyqyr, që po ikim. Po, ne sa erdhëm, moj motër. Lëre se, kurrë nuk e kam dashur detin. Këtë rrugë që të shpie deri te ky përbindësh ikaltër. Po pse erdhe pra? Këtë pse-he, po e këkroj dhe unë, më tha.
U nisën të parët. Ne pas tyre. Sa më shumë nxitonim, aq më shumë na zgjatej udha, na zgjatej e na zgjatej sa, ata nuk iduruan më talljet e udhës. Për një moment, fluturuan e, fluturuan drejt engjujve, lart në qiell !
Zgjatëm duart për t’i arritur, për aq sa i kishim, gjithçka tonën lëshum pas e, nuk i arritëm dot!
Kur u shkundëm nga kllapia, pamë se ishim shkepur, ishim puthisur bri udhe, me pluhur nëpër buzë, fytyrë dhe, na ishte zgjatur etja deri në qiell.
Nga lart, buzëqeshjet e tyre na vinin përmes rigash shiu.
Ende s’po ju besojmë syve. Sikur ajo të mos ngjitej lart në përqafim engjujsh, bashkë me Olsin e Vogël, edhe sa do vononte ky shi…
Çudi, shiu dhe vdekja se si na trokasin gjithnjë nëpër ëndrra!
Këtë do ta them zëshëm dhe në moëmntin që qeniet e tyre, përgjithmonshëm do t’i falen dheut, sot pasdite !
Gjilan, 31 Gusht 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi:Në 34 vjetorin e vdekjes tragjike të poetit dhe atdhetarit...
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT
» Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY
» Sabit Rrustemi ......
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT
» Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY
» Sabit Rrustemi ......
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi