Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT Empty Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 03, 2010 6:40 pm

Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT 41622_1563102666_9118_n
Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT


Sabit Rrustemi:HOROSKOPI IM PËR SOT 149187_1405668472735_1563102666_30884206_565863_n

ZGJIMI

I njejtë do jetë
Si dje pardje
Larg Çepurit
Pa një puhi mali
E aromë fushe

Një orëzile telefoni
Rrapëllimë dere
Disa të teshtitura
Radhazi
Do të të shkndin
Dhe këtë mëngjes

Në vend të asaj gurreje
Që të rrjedhë vetëm n’ kujtesë

DETYRAT

Futi mbulesat në vitrinë
Rregullo shtratin
Dhe shtatin

Dil e ecë koridorit
Në kuzhinë
Pastro gotat e palara
Krijo atmosferë për një kafe

Mos harro
Dritat e ndezura në ndërkohë
Nga rikthimi i korentit
Fiki

Një muzikë mëngjesi
Të prêt para ekranit
Me pamjen e një bukurosheje

GJATË DITËS

Do kesh një orar të ngjeshur

Sa në krye të shehrit
Tek qendra

Për t’i lehtësuar dhimbjet
Përmes një boceje të re gjaku

Sa kah sheshi
Për t’i takuar miqtë

Pastaj në teatër
Për një skenë të re politike
E një goditje të ulët
Nën brez

KARRIERA

Me xhepa të zbrazur
Je i përflakur

Kuzhinat janë stërmbushur
Me trurë
Moshash të ndryshme

Dhe çmime tejet të lira

Ma mirë kthehu kah vendlindja
Tek ajo fidanishtja
Për gjumë të qetë
Nën hije pemësh të vjetra

KUJDES

Letrat anonime që vijnë
Përmes faqesh interneti
Mos i lexo
Fshiji
Që të mbrohesh nga virusët e rinj
Që adresohen me porosi

Në ëndrra të reja mos u lësho
Trupin tënd
Brenda vetes
E streho

DASHURIA

Është fshehur diku thellë

Kohë e kohë
Të duhet
Për t'u kthjellë

Kërkoje aty ku e takove
Së fundmi herë
Se kjo vjeshtë me erë
E thyen
E përdredhë

Ai planet ëndrrash
Përpëlitet nëpër dredhë


Shpalo sa më parë zemrën
Tënden dorë
që t' mos shkrihet si meteorë

SHËNDETI

Merri gjërat shtruar
Ruaju nga tensionet
Nga ambicja që fshihet
Pas një ëndrreje

Ma shpesh
Ecë nëpër Çepur
Deri tek ajo maje

Lirohu ofshamash
Nga ajo shkumë
Mbetur nën gjuhë
Prej kohësh

Gjilan, 3 nëntor 2010“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi