Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Gjumë me humbjen!!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Gjumë me humbjen!! Empty Lediana Kapaj:Gjumë me humbjen!!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 9:19 pm

Lediana Kapaj:Gjumë me humbjen!! 47078_151939321502616_118736901489525_407564_7339900_n

Lediana Kapaj:Gjumë me humbjen!! 40100_147973208565894_118736901489525_383234_1047927_n
Leduana Kapaj:Gjumë me humbjen!!

E kishin kryqëzuar dashurinë,
e permalluar shumë dukej,
e heshtur,e vrarë,buzëtharë....
Dhe pak më tutje..
Nënqeshte,fitimtar trishtimi...
Nën këmbë kishte ndjenjën...
Turfullonte si i marrë..!!!

E kishin gjykuar..
dënuar dashurinë..
" të përdalë"..."mëkatare"..
"fort e shtirur".." e mallkuar"!
"zemërvrarë"....!!
Gojëkyçur e ëmbla dot nuk fliste,
dhe mes lotësh,ndjenjën ndillte...
Për ta parë..!!!

Gurët hodhën pa meshirë mbi të,
për ta zhdukur,
turpëruar,sakatuar....
Si përbindëshat diabolikë,
" Nënshtrim"!_ Thërrisnin!
Për ta vdekur,për ta tharë
..gjunjëzuar....!!

Dëshmimtare mes turrmës isha,
dhe thërrisja,bëlbëzoja...
shpirtëtharë...
Ngrita sytë e përhumbur,
shi kërkova..plagët,ëndrrat,gjakun...
Për t'ia larë sa më parë!! ....

Befas hapa sytë!
Dreq o punë!....isha në gjumë!
Fshiva sytë e lemeritur...
"Mos me humbjen flija unë"?!!!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi