Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Amour!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Amour! Empty Lediana Kapaj: Amour!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 12:26 pm

Lediana Kapaj: Amour!


Nje dite ti erdhe ne jeten time si uragan....te cdo xhest i joti ti ndeze zjarrin ne mendimet e mia...
Syte e tu bene punen tjeter duke ngrohur zemren time...
Megjithe tymin e sketerres qe me verbonte,megjithe muziken e sirenave
qe me trulloste,ne syte e tu prej figurine,gjeja dashurine te cilen ti
doje te me dhuroje...
Nuk ishte nje histori klasike,nje histori banale sic mund te kisha jetuar deri diku...
Era frynte lehte te floket e tu ,ti ishe ketu si nje pranvere ne rrugen time,si nje diamant i rrezuar nga kutija e tij...
Te vetem ne kete drite,me kishin kapur rrjetat e dashurise,dhe duart
tona te shtrenguara qendronin si per te treguar forcen e vertete te
dashurise...
Nga dashuria qe ti nxirrje nga syte e tu ,e dija qe qe per kete jete dhe per ate mbas saj ti ishe projekti im i vetem...
E dija qe fluturonim te dy nga i njejti aeroport per nje udhetim te gjate drejt nje lumturie te pafund...
Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te qene te dy ne kete bote te madhe ..
Ne ishim si dy femije ne kete toke,ne folem,ne u ngjitem me njeri tjeterin dhe u prekem te pangopur nga kenaqesija...
Urtesia jote me dha lehtesine,durimi yt me dha besimin,dashuria jote me
dha lumturine dhe xhentilesa jote me dha dehjen per jeten...
Prej teje engjelli im munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe
ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar,te gjithe ketyre djajve
qe me gerryenin nga brenda...

Dhe keshtu... per dashurine....
.........mbi te gjitha lartesite e kesaj bote duke gerthitur dhe mbi te
gjitha muret e kesaj bote do te doja te shkruaja....te kam dashur...te
dua dhe do te te dua perjete!

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Amour! 10325_143861359599_744374599_2474819_5081974_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Amour! Empty Lediana Kapaj: Vrapim drejt lumturisë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 12:37 pm

Lediana Kapaj: Vrapim drejt lumturisë!



"Asgje nuk vlen qe te vrapojme pas saj,duhet te fillosh nga linja e fillimit"_thote nje proverbe.

Gjithmone kam menduar qe eshte mese e vertete dhe qe vetem njerezit pa
tru ose me mire pa eksperience,mund te mos e kuptonin domethenien e saj!
Eshte dicka qe kam besuar e besuar sepse nje incident ne jeten time me beri te kuptoj vleren dhe urtesine proverbale!
Qe me vdekjen e nje njeriu te shtrenjte ne zemren time para disa
vitesh,jam mesuar te iki ne kopshtin e bukur te nje galerie arti afer
shtepise sime.
Ulem gjithmone ne te njejtin vend,ne te njejtin stol dhe rri e lexoj ne paqe...
Lexoj per dashurine,lumturine e njerezve,psikologjine dhe shpjegimin e
gjerave,mundohem te lexoj dhe te kuptoj se cfare do te te thone fjalet
e ketij libri ne te vertete,ku eshte e verteta dhe ku eshte realiteti!
Me kalimin e kohes kuptova qe dhimbja dhe dashuria ishin te pandara dhe
te pashmangshme...kuptova qe sa e bukur eshte te dashurosh dhe te
ndjehesh e tille,kuptova sesa e rende eshte vdekja dhe sa i hidhur
eshte zhgenjimi!!
Shpesh mendoj qe vdekja per ata qe vuajne eshte solucion shpetimi dhe
shpesh mendoj se jeta eshte teper e shtrenjte per te menduar dicka te
tille!
Ne rastin e pare te mendimit mbyllem ne vetevete dhe qaj,qaj aq fort
saqe ndonjehere iki diku larg,diku larg per te qare shume fort,per te
qare aq fort sa kam force ne shpirt,per te qare aty ku nuk ka njeri dhe
askush nuk me sheh....
Ne rastin e dyte,futem ne nje bote endrrash dhe pasioni ku gjithca e
krahasoj me kete kopesht te bukur ku ne te cilin kaloj nje pjese te
jetes sime....nje kopesht te cilin edhe ashpersia dhe vrazhdimesia e
dimrit nuk e prishin!
Sepse dicka e bukur ngelet e bukur....
Pikerisht kur jam ne kete gjendje pasioni dhe endrrash i flas kesaj
bukurie,nuk dua te qaj aty sepse nuk dua qe lotet e mij te thajne kete
mrekulli,nuk dua qe lotet e mij te prekin dike tjeter!
Enderroj dhe shoh qe jeta eshte e bukur...shume e bukur....enderroj per
ate person qe me ka dashur aq shume dhe me kujtohen minutat e fundit te
jetes te tij,me kujtohen fjalet qe me tha para vdekjes;"jeto te
lutem,jeto per ne te dy,jeto sepse nuk ja vlen te vuash per mua,jeto
sepse me ty do jetoj dhe une vete"!
Mundohem ti mbaj lotet dhe qesh,qesh sepse i jam betuar qe do gjeja
lumturine,i jam betuar qe jeta per mua do te vazhdonte,dhe i jam betuar
qe nuk do te vuaja...
Sa te veshtira keto betime dhe sa te pamundura per tu vene ne realitet.....!!!!!
Kur humbim dike vetem atehere e kuptojme sesa ai na kishte dashur dhe
sesa e pamundur eshte te duhesh kaq teper nga dikush tjeter!!!
Dua te jem ne kete pike fillimi dhe te vrapoj drejt lumturise po a eshte valle e mundur?

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Amour! 10325_144133579599_744374599_2476376_8296465_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi