Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU

Shko poshtë

Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU Empty Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 03, 2009 12:08 am

Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU Photo_13




Gjuha e ashpër e ÇOHU


Ajo që e fuqizon politikën në Kosovë është paaftësia e OJQ-ve që të kritikojnë me argumente dhe më gjuhë që ka një bazë hulumtuese. “Çohu” në deklarimin e fundit përdori një gjuhë keqdashëse dhe shpifëse, shumë të rrezikshme. Kishte gjuhë policore dhe të papërmbajtur profesionalisht.

Nga Baton Haxhiu më 24.02.2009 në ora 10:28

Thënia se gjuha dhëmbë nuk ka, por eshtra thyen, nuk ishte thëne që i takon pjesës së moralit profesional të stafit të organizatës joqeveritare “Çohu”.

Kuptohet, gjuha denoncuese dhe ad hominem e përdorur në emër të PTK-së dhe grupit të biznesmenëve nga Shqipëria duhet ta kishte një bazë informimi që bazohet në konceptin moral dhe profesional të deklarimit. Kjo duhet të ndodhte edhe për faktin se gjuha ku denoncuesi duhet të dallojnë nga gjuha e tavolinës dhe thashethemeve. Ç’kuptim ka që një organizatë joqeveritare të gënjejë po në atë masë sa gënjen, ta zëmë një parti politike. Ç’kuptim ka kjo gjuhë e ÇOHU pa pasur bazë hulumtimi të gjërave. Sipas kësaj logjike mund të thuan çka të duan dhe të akuzojnë si t’ua dojë qejfi.

Prandaj, për arsye të ndryshme, OJQ-të po përballen me vështirësitë serioze të krizës së identitetit, inflacionit profesional dhe mungesës së dëshirës për të qenë ndryshe nga Partitë politike. Thjesht shpjegohet kjo. Bëhet punë e lirë dhe pa investime në ndërtimin profesional dhe hulumtues të problemeve.

Profesionalizëm pa emocion, thuhet në gjuhën profesionale.

Këto janë edhe arsyet kryesore pse OJQ-të bëhen gati të pavërejtshme dhe jofunksionale. I bënë ato të zhurmshme brenda llojit dhe asgjë më shumë. Ato bëhen sterile njëkohësisht, saqë vlera dhe depërtueshmëria e tyre është më e vogël se thashethemet e përditshme.

ÇOHU nëse dëshiron të mbetet në skenë i duhet një qasje tjetër dhe një përkushtim urgjent, krejt ndryshe, edhe profesional por edhe hulumtues.
Dëmi tjetër që po i bëhet opinionit publik me OJQ është prodhimi i përditshëm i pasaktësive në nivel gënjeshtrash. Me paraqitjet e tyre, pa kriter profesional, kanë përçudnuar dhe inflatuar rolin e vetvetes dhe rolin kritik në proceset shoqërore dhe politike.

Ky inflacion i prezencës ka bërë që besueshmëria te OJQ-të të bjerë ndjeshëm dhe niveli i ndikimit të tyre ka arritur pikën kritike - duke shkuar me shpejtësi drejt zeros. Depërtueshmëria e këtij ndikimi nuk kalon as cilësinë e letërkëmbimeve normale në botën e internetit.

Ky është alarm që duhet të nxehë edhe vetë udhëheqësit e gazetave që të kenë kujdes se çka lëshojnë nga ato që quhen denoncime publike. Kjo duhet të editohet edhe për faktin e vetëm se pikërisht ata do të jenë viktimë e kësaj përçudnie mediale, të krijuar si pasojë e shumësisë së gënjeshtrave në një treg kaq të vogël lexuesish.

Nëse diçka nuk ndryshohet në përmbajtjen ligjore dhe profesionale, edhe ato dy-tri OJQ të mira që janë në treg, do ta humbin funksionalitetin dhe do të jenë viktimë e kakofonisë denoncuese të krijuar.

Në logjikën e atyre që lexojnë këta rreshta, do të tingëllojë se unë qenkam kundër prezencës së OJQ-ve dhe shprehjes së lirë, shprehjes dhe botimit të lirë, si dhe kundër lirisë së paraqitjes publike. Po, ata që konstatojnë një gjë të tillë do të kishin të drejtë sikur problemin ta trajtojnë thjesht në mënyrë dogmatike – pra, vetëm nga aspekti i të drejtës për të denoncuar në emër të lirisë së fjalës dhe tregut të lirë. Përveç dëshirës për të publikuar dhe për ta përdorur gazetën për qëllime personale, apo edhe më keq, për të qenë pjesë e një presioni për shkaqe thjesht biznesi, nuk shoh asnjë arsye që kjo lloj paraqitje prej OJQ-je të mos lirohet nga konceptet frymënxënëse, ku shkronjat dhe denoncimi përdoren si dhëmbë e jo si vlerë komunikimi.

Te ÇOHU po mungoi hulumtimi i detajeve, nënvizimi i gjërave, përdorimi i dialogut, duke larguar nga prezenca në deklarime gjuhën e qartësisë dhe të qëndrimit analitik. Thënë të drejtën, shumë individë Brenda OJQ-ve jetojnë dhe janë të gatshëm të jenë të manipulueshëm, ose edhe më keq të jenë gjithsesi pjesë e një skandali, që tregojnë natyrën e zezë të profesionit - shpifjen.

Çohu në deklarimin e fundit përdori një gjuhë keqdashëse dhe shpifëse, shumë të rrezikshme. Kishte gjuhë policore dhe të papërmbajtur profesionalisht.
Gjuha e përdorur në Koha ditore pastaj nuk i lë shije asnjë njeriu të rëndomtë. Lehtësia e padurueshme e përdorimit të fjalorit për të ofenduar dhe shpifur, si në rastin e PTK-së, nuk i takon as miqve që kanë tepruar me raki në një kafe të mbyllur qyteti, e lëre më që aso fjalë të përdoren në gazete. Natyrisht, ky ekspozim i joprofesionalitetit është për të ardhur keq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi