Baton Haxhiu:Për KPM dhe TV Publik
Faqja 1 e 1
Baton Haxhiu:Për KPM dhe TV Publik
Për KPM dhe TV Publik
Të dyja institucionet medoemos dëshirohet të kontrollohen. I pari nga politika, institucioni i KPM nga dy televizionet tjera private
Nga Baton Haxhiu më 14.04.2009 në ora 13:00
Dy gjëra janë bërë të rrezikshme së fundi në Kosovë. Kush e kontrollon Komisionin e Pavarur për Media dhe kush duhet ta kontrollojë Televizionin Publik.
Rrëfimi për Komisionin e Pavarur për Media e di që nga koha e Bob Zhiletit, institucion ky që funksiononte mbi do parime policore e jo mbi parimet profesionale të një rregullatori. Vetëm Ana DiLelio ka pasur sensin të ndërtojë një harmoni me plot sens të funksionimit të një institucioni kaq të ndjeshëm sepse ka pa prejardhjeje prej gazetareje.
Kur ndërtohej stafi i këtij institucioni, kam qenë shumë afër tij, natyrisht se për përzgjedhjen e pavarësisë së këtij institucioni janë pyetur vetëm dy televizione KTV dhe TV 21. Stafi i këtij institucioni, pra i KPM, është i ndërtuar fund e krye nën diktat dhe nën ombrellën e këtyre dy televizioneve. Në këtë mënyrë është ndërtuar një institucion që nuk vlerëson dhe nuk ndërton konceptin e mediave që ndërtojnë vlera programore por ndërtojnë vlera burokratike të funksionimit.
Më kujtohet fare mirë kur luftohej TOP Chanel në Shqipëri me metoda të KPM-së duke ndërtuar një konspiracion anti TOP me kanale tjera dhe duke e bërë KPM shqiptare servis të presionit ndaj paraqitjes së TOP-it.
Nuk dua të bëj aludime për asgjë, por desha të bëj vërejtje serioze për mënyrën se si është i ndikuar ky institucion. Nuk po flas vetëm për vendime improvizuese dhe të paqena, por po them për ashpërsinë dhe arrogancën e panevojshme që ka ky institucion ndaj mediave duke vendos kritere të çuditshme ndaj mediumeve. Shpeshherë nuk i kap as logjika dhe as matematika. Për detaje do shkruaj një herë tjetër.
Problemi tjetër ka të bëj me Televizionin Publik. Dëshira e madhe për ta fut në dorë dhe për ta kontrolluar në tërësi. E drejtë edhe kjo e pushtetit. Por e padrejtë që më pastaj të quhet TV publik dhe të merret taksa nga qytetarët e Kosovës.
Është kohë që do përkrahje për mediat dhe gazetarinë e mirë. Por, a është e mundur kjo në Kosovë? Po dhe Jo. Shembujt në regjion tregojnë se media elektronike ka qenë katalizator i shumë proceseve në regjion.
Përplasjet politike të pa sens dhe me pasoja për gjithë regjionin kanë nisur nga keqpërdorimi i institucionit të televizionit nga politika. Në të njëjtën mënyrë është përdorur edhe në Kroaci e në Bosnje edhe në Serbi e Maqedoni.
Edhe paslufta është e ngarkuar me të njëjtat probleme. Si në Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, Bullgari, Hungari dhe në vende tjera të tranzicionit.
Sllovenia, Çekia dhe Kosova janë përjashtim i veçantë i ndërtimit të mediave publike. Sllovenia ka ndërtuar një televizion në dobi të opinionit publik. Kosova, ndërkaq, e ka të ruajtur televizionin nga politika ditore(edhe pse kohët e fundit po përdoret si presion i vazhdueshëm), meqë ky televizion është ndërtuar nga fondacionet dhe institucionet ndërkombëtare dhe nga një menaxhment politikisht i pandikuar. Kjo nuk do të thotë se gazetarët dhe redaktorët e këtij mediumi publik nuk janë të rekrutuar nga partitë politike. Por, kjo nuk mund të hetohet për shkak të balansimit milimetrik të përfaqësimit në emisionet e ditës në TV.
Ky tregim i suksesshëm i një televizioni publik po bëhet dhe është temë e partive politike të Kosovës. Te gjitha mundohen ta kontrollojnë me forma të ndryshme. Dhe ky televizion po fillon të jetë tregimi ballkanik për televizionet publike.
Gjuha e ashpër e partive politike, letrat e dërguara në adrese të Drejtorit te Televizionit të Kosovës për ta marrë televizionin nën kontroll tregon për një situatë të keqe dhe të një përzierje të pashembullt të politikës në mediumin publik.
Nëse duhet konstatuar se çka duhet ruajtur nga ndikimi politik, që ka barazvlerën me statusin e Kosovës, atëherë lirisht duhet drejtuar gishtin kah televizioni publik. Shoqëria kosovare sa ka filluar t’i ndërtojë hapat e parë të demokracisë. Gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme për momentin në Kosovë është heqja dorë nga kjo formë e menaxhimit të televizionit publik.
Shoqëria kosovare është shoqëri e postluftës, prandaj, çdo tentim që televizionin publik ta kontrollojë qoftë me buxhetin e saj qoftë me dhënien e mundësive ligjore për të emëruar drejtorë nga ana e politikës është rrezik i hatashëm për paraqitjen e sindromit të Tv publik të kontrolluar.
Kuvendi i Kosovës nuk është mjaftë i përgjegjshëm që të ketë çfarëdo kontrolli mbi një institucion publik çfarë është televizioni. Jam i bindur se Kosova do të shkonte rrugës së përplasjeve të panevojshme ndërpartiake nëse një institucion i tillë bie nën kontrollin politik.
Kaq për Politikën dhe Televizionin publik.
E bëra kështu shkrimin për ta bërë të qartë se sa e rëndësishme do të ishte që ta kemi vazhdimësinë e modelit slloven dhe çek të menaxhimit të TV publik. Çdo variant tjetër është i rrezikshëm për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e sigurt të këtij vendi. Kurse për profesionalizmin në KPM do të shkruaj në një rast tjetër. E di shumë mirë që do duhej që të ndërtohet një staf që nuk është i kontrolluar, ose së paku të jetë më i kamufluar kur ndërton konceptin e presionit prej msn-je.
Kjo është ajo euforia anarkike e tranzicionit, ku duket se metodat, teknologjitë, organizimet dhe mediat e reja DUKEN kaq të kollajta për t’u arritur dhe zbatuar.
Së fundi po ngrihen dhe bien me dhjeta emisione, personazhe e ide dhe suksese janë pak. Ato që do t’i qëndrojnë kohës do të jenë edhe më të pakta. Nuk besohet se ndonjëra prej mediave elektronike në çfarëdo varianti do t’i qëndronte kohës për shkak të nivelit të ultë profesional sikur të mos ishin fondet dhe fondacionet.
Megjithë presionin që dikur pati TOP chanel, ku politika dhe KPM-të iu sulën për ta luftuar, na doli pikërisht ky TV që e fitoi betejën me program jo me lojë të ndytë burokratike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Çka i duhet LDK-së?
Çka i duhet LDK-së?
A thua nuk ka njeri që mund të lëvizë pozicionin e vetëmjaftueshmërisë së anëtarëve të kryesisë së LDK-së?
Nga Baton Haxhiu më 07.04.2009 në ora 13:00
Ka tri javë që kanë filluar ta sulmojnë LDK-në. Të gjithë nga AAK-ja dhe të gjithë nga LDD-ja. Varësisht se cilat janë arsyet e sulmeve, ka një të vërtetë të pamohueshme se kriza e madhe në LDK po bëhet temë bisede gjithandej.
Megjithatë, anëtarësia e LDK-së nuk e meriton këtë gjendje dhe duhet ndihmuar të dalin nga kjo situatë e qetë dhe shkatërruese për këtë parti.
Por, kjo, në një mënyrë po shndërrohet në naivitet politik, sepse nëse nuk organizohet vetë anëtarësia, nuk ka kush e reformon dhe kush e faktorizon partinë e tyre. Fshehja pas argumentimit se duhet të heshtet për shkak të kundërshtarëve politikë, është qesharake, sepse dëmin më të madh LDK-së po ia shkakton ky qëndrim, i cili faktikisht po e arsyeton politikën dështuese të kreut të partisë.
Por, LDK ka njerëz që mund të bëjnë reforma, dhe atë reforma që e ndërtojnë infrastrukturën e thellë të së ardhmes. Në të kundërtën LDK-ja nuk do të ketë mundësi të bashkëqeverisë herën tjetër qetë dhe suksesshëm.
Mirëpo, disa individë, në kreun drejtues të LDK-së, të udhëhequr nga Sejdiu, nuk duan t'ia dinë për vlerësime të tilla. Si duket ata po e mbajnë peng LDK-së dhe po e ngarkojnë me faj kolektiv, duke ia rrënuar bazën morale kësaj partie.
Vështirësitë më të mëdha për LDK-në do të dalin në fushatën zgjedhore, kur edhe kërkohen përgjigje konkrete në shumë çështje. Fitohet përshtypja se ata që po e mbajnë të bllokuar LDK-në, nuk kanë as kurajë as dije që të mbrojnë politikën dhe kandidatët e kësaj partie në një fushatë
Në rastin e LDK-së, shembull, njerëzit të cilët duan të ndryshojnë diçka, shikohen si njerëz që duan të rrënojnë atë që është krijuar një here e përgjithmonë. Ata shikohen si grup që do që ta copëzojë apo ta frakcionojë partinë, shihet si grup që ka plane si ta rrëzojë liderin e tjera marrëzira si këto, që në gjuhën politike quhet Paranoja e autokracisë.
Ekziston përshtypja të një pjesë e anëtarësisë së LDK-së, e sidomos të një pjese të kryesisë së saj që konsideron se transformimi dhe profilizimi i LDK-së është kryer që atë ditë, kur ai është zgjedhur në ndonjë post, se realiteti i fakteve tregon se LDK-ja është ngulfatur edhe më shumë nga metodat autoritare të vendosjes.
Shtrohet pyetja, a ka të ardhme pa reformime? Përgjigjja është e gatshme; pa reformime nuk ka të ardhme politike stabile jo vetëm brenda LDK-së, por as në Kosovë. Nëse LDK nuk pranon rimëkëmbjen, mendoj se edhe ajo pjesë e saj e shëndoshë e cila po përpiqet të sjellë diçka të re me iniciativa që shpesh duken rebeluese, me kohë do të lodhet dhe një ditë mund të gjendet jashtë kësaj partie. Atëherë brenda LDK-së do të mbetet pjesa që nuk do ndryshimet. Do të ngelin aty njerëz joautoritativ të cilët jashtë politikës nuk kanë arritur të bëjnë emër dhe mbiemër dhe ngeljen në politikë e shohin si të vetmen hapësirë ku iu mundësohet të jenë dikush, me shpresë se duke qenë aty ku janë ndoshta nesër do të jenë në pushtet.
Është koha e fundit që të shpëtohet LDK-ja nga defaktorizimi përfundimtar, sepse ajo do të ishte një humbje e madhe për Kosovën dhe për shanset e demokracisë së saj.
Por një gjë është e qartë se te një pjesë e LDK-së nuk ka as brengosje për proceset politike që po ndodhin. Me siguri se ka edhe mungesë informacioni rreth asaj se çka po ndodhë në skenën politike të Kosovës. Për këto çështje nuk debatohet fare.
Ekziston e ashtuquajtura mbyllje në gëzhojën e vetëmjaftueshmërisë, që ka krijuar një ndjenjë komoditeti, që pas gabimeve të shumta të bëra nga të tjerët.
Loja hipokrite politike e tërheqjes së LDK-së nga transparenca politike për t'i lënë të tjerët të gabojnë nuk është lojë e rrezikshme.
Tek e fundit është paaftësi e anëtarësisë së saj për t'u kyçur dhe luftuar proceset që i kanë bërë aq dëme Kosovës. Kjo tregon se LDK-ja, edhe pse po bashkëqeverisë në pushtet nuk po mund të mbajë anëtarësinë.
Reformimi i partisë nuk mund të bëhet përmes programit, sepse programi edhe mund të jetë i avancuar. Por ajo që nuk mund të bëhet është reformimi i saj në kuadro sepse LDK-ja vazhdon të jetë parti lideriste dhe ideja e ndryshimeve është peng e kryetarit Sejdiu.
Brenda LDK-së, thuhet se reforma duhet të fillojë brenda psikologjisë politike të Sejdiut.
Nëse kjo nuk ndodhë atëherë ka pak gjasa të ketë sukses reforma në LDK. Sejdiu në mungesë të reformave rrezikohet më së tepërmi nga figura e tij dhe nga autoriteti i tepruar që është krijuar për të dhe në të cilin ai vetë ende e mbështet autoritetin e vet. Nëse Sejdiu dëshiron ta reformojë LDK-në do të duhej që këtë të fillonte ta bënte nga vetvetja. Ai së pari duhet ta çlirojë LDK-në nga ai vetë.

Similar topics
» Baton Haxhiu:Edi Rama – Armiku artificial i Kosovës
» Baton Haxhiu bir i një spiuni të Serbisë
» Baton Haxhiu: Në emër të Dugollëve
» Baton Haxhiu: Precedenti antidemokratik i Edi Rames
» Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU
» Baton Haxhiu bir i një spiuni të Serbisë
» Baton Haxhiu: Në emër të Dugollëve
» Baton Haxhiu: Precedenti antidemokratik i Edi Rames
» Baton Haxhiu:Gjuha e ashpër e ÇOHU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi