Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mufail Limani:Heronj dhe Politikanë

Shko poshtë

Mufail Limani:Heronj dhe Politikanë Empty Mufail Limani:Heronj dhe Politikanë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 03, 2009 12:10 am

Mufail Limani:Heronj dhe Politikanë Photo_14




Heronj dhe Politikanë


Nga Mufail Limani më 25.02.2009 në ora 12:00

Pikërisht në ditët e vizitës së presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi në Uashington, pamë një demonstratë të pjesëtarëve të TMK-se dhe tash po e shohim edhe grevën në shëndetësinë kosovare. Kjo duhet të ketë një kuptim...

Ballinat e pushtetit

Një vizitë në Uashington. Një vizitë në Bruksel. Një fotografi e Rugovës me udhëheqësit e botës. Një buzëqeshje premtuese. Deklarata shumëkuptimëshe. Dhe legjenda e famshme poetike e fotografisë së Rugovës në javoren tonë subversive Zëri : “Çfarë ka në çantën e presidentit?”. Kështu ndodhte dikur, sa herë që ndihej se shqipet po i lëshonte durimi, ose po i shembte frika. Dhe, vërtet, kaq mjaftonte!
Ishte epoka e qeverisjes me ballinat e Bujkut.
Epoka e artë kur Kosova kishte një Adresë- LDK-në, një Udhëheqës- Ibrahim Rugovën, një Qëllim- Pavarësinë dhe një Rrugë- Durimin dhe Pritjen!
Por, rrjedha e kohës e çarti atë Utopi të mishëruar të harmonisë politike, për të cilën në Kosovë ende vajtohet.
Për vete, nuk besoj se harmoni ideale nacionale u shemb nga dora e huaj, ose nga trimat malit. Telashet e vërteta nisën në çastin kur kontrolli i fondeve financiare nisi të bëhet problem. Prandaj, në periudhën e diskutimeve të pafundme, të shpjegimeve e racionalizimeve, hiperbolizimeve e minimizimeve të ngjarjeve të dorës parë, të dytë e të trete, unë kisha, në mes të të ‘90-tave, një titull që thoshte “Ku janë paratë?”. Titull më të mirë nuk besoj se kam bërë as më parë, e as më vonë. Sepse edhe atëherë, sikurse edhe tash, besoj se çelësi semantik i shumicës së zhvillimeve politike kosovare, i asaj që e dimë se për fat të keq angazhon emocionalisht njerëzit ballkanik, në fakt janë paratë!
Në njërën anë ishte LDK që po humbte kontrollin mbi fondet e “3 përqindëshit” dhe formave të tjera të mbledhjes së kontributeve atdhetare, dhe një LPK që po mbushte mirë fondin e saj, duke arritur të bindte njerëzit se ajo i shpenzonte parat për armë dhe për luftë – kaq e ka rrëfimi ynë politik për lindjen e klasës politike me të cilën jetojmë sot. Madje edhe po qe se ka pasur ‘konspiracion planetar’ kundër Rugovës, patjetër që do të ketë nisur pikërisht aty- tek paraja!
Dhe, kur nisën e krismat e para, e pamë të gjithë se Kosova më nuk mund te qeverisej e disiplinohej me ballina gazetash.

Ekranet e pushtetit

Pikërisht në ditët e vizitës së presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi në Uashington, pamë një demonstratë të pjesëtarëve të TMK-se dhe tash po e shohim edhe grevën në shëndetësinë kosovare.
Pamë po ashtu edhe një peticion kundër shtrenjtimit të rrymës.
Dallimi midis mesazheve dhe perceptimeve semantike të ngjarjeve të kësaj jave, dhe asaj që kemi jetuar gjatë të ‘90-tave (por edhe në epokën tjetër të artë - atë të UNMIK-ut), është një dallim i dhembshëm.
Në këtë shkrim u ktheva në të ‘90-tat, vetëm që ta bëj sa më të qartë dallimin.
Për politikën kosovare, por edhe për ata që e këshillojnë dhe kontrollojnë atë, kjo që qytetarët e Kosovës bëjnë greva dhe gjëra të tjera të pahijshme pikërisht në ditët kur shefat e mëdhenj shkojnë në Uashington, do të duhej të paraqiste një sinjal mjaft të qartë.
E dimë të gjithë, besoj, se kjo “koincidencë e rastit”, siç do të thoshte një ish kryeministër i yni, nuk ka të bëjë me imazhin e Uashingtonit dhe Brukselit në Kosovë. Por, as me zhvillime që mund të ndërlidhen as me përpjekjet eventuale opozitare.
Për vete, thjesht besoj se po shohim një zanafillë të krijimit të agjendës qytetare.
Pas shpalljes së pavarësisë, dhe njohjeve relevante që tashmë kanë ardhur, populli i Kosovës ka nisur të tregojë shenjat e para se refuzon të trajtohet si “turmë unike”.
E dimë besoj të gjithë se koha është që qytetarët e Kosovës thjesht ta detyrojnë qeverinë e zgjedhur, që të fokusohet në problemet reale.
Por, është bërë pyetje vërtet serioze nëse kjo qeveri vërtet konsideron se qytetarët e Kosovës vërtet kanë probleme jetësore ose jo? Dhe, nëse kjo qeveri ka zgjidhje për ato probleme, dhe jo vetëm ide për paraqitje edukative televizive?
E dimë se slogani kryesor i kësaj qeverie është “Krenohu me Kosovën”.
Për vete, ende nuk e di çfarë ka dashur saktësisht të thotë autori me këtë varg hermetik, ku duket se muzika është më e rëndësishme se teksti. Por, prapë supozoj se ideja themelore, e kthyer në prozë, është: ”Shih sa shumë kemi bërë! Shih ku kemi arritur! Tash mund të krenohemi me Kosovën”.
Hmm...!
Nëse njerëzit e kësaj Qeverie dhe, përgjithësisht, shefat kryesor të kësaj klase tonë politike, vërtet konsiderojnë se me shpalljen e pavarësisë kanë përfunduar misionin e tyre jetësor politik, kjo është mirë, është një e drejtë e tyre gjithsesi. Por, ai perceptim ka një vazhdim të pashmangshëm logjik. Domethënë, ata do të duhej që disi vet ta kuptonin se koha është për pensionimin e tyre nga politika.
Por, nëse mendojnë që edhe më tej ta udhëheqin këtë vend, tash në rolin e burrështetasve, atëherë patjetër që duhet të ballafaqohen me problemet serioze në shëndetësi, në arsim, në infrastrukturë, si dhe të gjejnë zgjidhje për “turmën unike” të atyre që jetojnë nën minimumin ekzistencial, sado që kjo të jetë nën dinjitetin e një Heroi.

Fytyrat e Pushtetit

Por, për vete, besoj se e kanë më gjithë mend kur thonë se 17 Shkurti mjafton si rezultat i tyre jetësor. Dhe, prandaj besoj se na presin ditë të vështira me ta!
Me gjithë këta Heronj të Luftës, me këta Trashëgimtarë Legjitimë (e ilegjitimë) të Rugovës, me gjithë këta Heronj të Pavarësisë, demokracia në Kosovë është praktikisht e pamundur.
Por, edhe vet shoqëria kosovare, në përgjithësi, ende nuk ka dëshmuar se është në gjendje të ballafaqohet me fuqinë e pushtetit dhe të propagandës së tij, sa herë që preken interesat e saj vitale, pa përfillur shumë “argumentimin historik”.
Dhe, në rrafshin e debateve, janë pikërisht manipulimet me argumente historike – si ai i thirrjes së përhershme në “rëndësinë e momentit historik “ato që paralizojnë dhe vdesin idenë e qytetarisë si kategori supreme politike në demokraci.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi