Gërvalla: Pavarësia e Kosovës më e rëndësishme sesa “lufta” për pushtet !
Faqja 1 e 1
Gërvalla: Pavarësia e Kosovës më e rëndësishme sesa “lufta” për pushtet !
Gërvalla: Pavarësia e Kosovës më e rëndësishme sesa “lufta” për pushtet !
Nefail MALIQI
Hysen Gërvalla, veprimtar i çështjes kombëtare në Zvicër e këshilltar i lartë i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj shpreh pikëpamjet e tij për situatën aktuale në Kosovë.
Bota sot: Z. Gërvalla ju si veprimtar në diasporë çfarë mund të na thoni mbi zhvillimet e fundit në Kosovë ?
H.Gërvalla: Me keqardhje shpreh brengën time për atë që po ndodhë sot në Kosovë. Në vend që liderit tanë energjinë ta përqendrojnë në lobime për njohje të reja të shtetit tonë, ne tash duhet të merremi me vetveten se çka thotë e nuk thotë Kushtetuta, apo se kush duhet të jetë president e kush kryeministër ?! Për këtë gjendje politike të krijuar në Kosovë kjo nuk u falet liderëve, as qeverisë, sepse Kosova sot nuk i ka punët bash aq mirë për salltanete politike, ose rokada të posteve e të disa liderëve.
Kosova duhet të ruajë imazhin e vet pas vendimit të GJND-së
Bota sot: Po largimi i papritur i Sejdiut nga kreu i shtetit të Kosovës, mund të ketë pasoja dhe si do të reflektohej në zhvillimet e mëtutjeshme në Kosovë apo jashtë saj ?
H.Gërvalla: Unë mendoj se për Kosovën dhe popullin shqiptar në këto momente vendimtare më me rëndësi është lufta për ruajtjen e shtetit, se sa ruajtja e një posti në parti. Për kaosin e fundit institucional pjesa më e madhe e fajit i bie, pas Qeverisë dhe Kuvendit edhe Sejdiut, aq më tepër kur dihet se ai ka qenë njëri nga përpiluesit e Kushtetutës së Kosovës. Përveç kësaj, askush s' mund të ma mbush mendjen se ai nuk është manipuluar nga Qeveria, Gjykata apo Kuvendi i Kosovës, meqë të gjithë e kanë ditur mirëfilli se presidentit të Kosovës i mundëson vetëm një funksion dhe jo dy. Kurse dikujt, mu tash i ka ra ndërmend, kur Kosova arriti kulminacionin e progresit si atij politik dhe integrimeve në arenën ndërkombëtare, se Presidenti i Kosovës duhet ta lëshojë postin, pse ai qenka “president ilegal”. Nga kjo del se këtu dikush ka manipuluar ose me kushtetutën, ose me Sejdiun. Presidenti Sejdiu dihet se mori votën e popullit për t’i bërë mirë Kosovës, por jo për t'i sjellë Kosovës krizë institucionale. Prandaj, këto lojëra politike janë shumë të rrezikshme sidomos tash, pas vendimit të GJND-së, kur e tërë bota i ka sytë kah Kosova. Një pyetje që më preokupon jo vetëm mua por edhe opinionin e gjerë në Kosovë është se për çfarë arsye presidenti Sejdiu një hap të tillë nuk e ndërmori më herët, nëse vërtetë Kushtetuta e Kosovës nuk po mundësuaka ushtrimin e dy funksioneve, meqë ajo nuk daton nga dje?! Prandaj, kjo krizë institucionale mund të ketë pasoja si në regresin e proceseve në vend, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, jo vetëm duke humbur imazhin, por edhe duke frenuar njohjet e reja të filluara mbarë.
Bota Sot:: Flitet për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Jeni ju për mbajtjen e tyre dhe kur sipas jush duhet zhvilluar ato ?
H.Gërvalla: Unë jam për mbajtjen e zgjedhjeve , por jo sivjet siç kërkojnë disa, por të fokusohen tani me lobime në arenën ndërkombëtare për njohje, meqë numri i këtyre njohjeve është bllokuar. Për zhbllokimin e këtij numri të njohjeve liderët tanë duhet të lënë anash zënkat, apo luftën për karrige, për poste e për pushtet. Duke luftuar korrupsionin dhe t'i kthehen avancimit të proceseve të vendit tonë që Kosovën ta njohin së paku 100 vende, që pastaj vendit tonë do t'i hapeshin rrugët më lehtë në anëtarësimin e saj në OKB-së, apo në integrime në institucionet tjera ndërkombëtare.
Sa u përket zgjedhjeve të reja është pak herët të flitet, sepse dyshimet, qysh tash u vjen era manipulimeve nga pushtetarët. Ne kemi pritur dhe presim deklarata nga pushtetarët¨ tanë se zgjedhje nuk mund të mbajmë në Kosovë përderisa liderin e AAK-së e kemi në Hagë. Thash për dyshimet për manipulime të zgjedhjeve, sepse këta pushtetarë kur janë në gjendje të shkelin Kushtetutën e vendit, atëherë kush mund të na sigurojë neve se edhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë të ndershme dhe serioze ?! Prandaj, edhe zgjedhje të reja po, ato duhet të përgatiten mirë dhe pa manipulime, sepse këta liderë aktual e treguan veten duke e shndërruar Kosovën në një poligon korrupsioni dhe kaos politik. Prandaj, po the edhe njëherë se pa prezencën e liderit të Aleancës, zotëri Haradinajt, që shpresojmë se së shpejti do të gjendet në Prishtinë, nuk duhet organizuar kurrfarë zgjedhjes. Ndryshe pa praninë e tij, ato janë ilegale, sepse diskriminohet një numër i madh i elektoratit të qytetarëve në Kosovë.
Dialogu i kërkuar nga Serbia, strategji e Beogradit për ta futur në lojë BE-në
Bota Sot: Dhe në fund zoti Gërvalla, çfarë mendoni ju për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që po flitet ditëve të fundit?
H Gërvalla: Siç e dini dialogu shërben si masë preventive për evitimin e një lufte, për parandalimin e krimeve dhe masakrave, për parandalimin e gjenocidit dhe spastrime etnike në një mjedis. Por, Kosova, populli ynë të gjitha këto i ka përjetuar siç e dinë mirë edhe zyrtarët e NATO-s për të cilën politikë shfarosëse edhe intervenuan ushtarakisht, për çka populli ynë është mirënjohës. Dhe tash për çfarë mund të flasin këtu ? Serbia dhe Kosova, përveç aspektit turistik, për çfarë mund të flasin më? Bile politikanët serbë në Kosovë po hyjnë sa herë po duan, sa herë po iu teket.! Pra, dialogu i kërkuar vazhdimisht nga Serbia është edhe një strategji e Beogradit për ta futur në lojë BE-në, gjoja për dialog me qëllim të ngadalësimit të njohjeve të reja dhe integrimeve të Kosovës në instancat ndërkombëtare, siç u përpoq me kërkesën pranë GJND-së, por pësoi disfatë.,,
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqiptarët e Amerikës dhe Pavarësia e Kosovës
» Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj
» Skenari shokues, lufta për sovranitet e pushtet e opozitës dhe për rrëzimin e Kryeministrit dhe Presidentes!
» Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja
» Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS
» Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj
» Skenari shokues, lufta për sovranitet e pushtet e opozitës dhe për rrëzimin e Kryeministrit dhe Presidentes!
» Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja
» Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi