Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:METAMORFOZA.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:METAMORFOZA. Empty Kujtim Stojku:METAMORFOZA.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 11, 2010 10:15 pm

Kujtim Stojku:METAMORFOZA. 33740_1406415444046_1342220805_984273_2898641_n
Kujtim Stojku:METAMORFOZA. 45994_1357738907163_1342220805_878143_1249582_n

Kujtim Stojku:METAMORFOZA.

E kërkoj fëmijërinë jasht metmaorfozave tuaja
Por edhe ajo më ikën dhe më kthen shpinën
Si në një ëndërr transparente gjith natën vuaja
Duke veshur lëkurën time, t’mos mërdhija n’dimër.

Pasatj thellë marr frymë duke ecur nëpër mjegull
Dhe gjymtyrët më ngurosen në dëndësinë e saj
Edhe dëgjimin tash unë nuk e kujtoj më
Një jehonë e shurdhët shoh n’mes fytyrave në vaj
Shoh fytyra të ngurosura që s’lëshojnë asnjë zë.

Pasatj m’kujtohen Sokrati, Seneka, Hesoidi dhe Davidi
Përmbytje, tharje, jeta, transformim në vetevete
Pasatj vdekja, jeta që shartohet si degët e ullirit
Dhimitër tradhëtari duke ikur me anijet nëpër dete.

Nga t’ gjitha këto ëndrra vuajtjesh metamorfozash
Ne zgjohemi gjith ankth në mengjes
Na duket vetja tamam si insektet
Që endemi n’dëborë, fortunë dhe rrëbesh.

Pastaj ngadalë bëhemi të civilizuar
Dhe ky insekt rritet n’trupin tonë vazhdimisht
Ndjehemi të vegjël, dashurojmë, shqyrtojmë plehrat
Duke u kthyer në pluhur, themi qëndruam burrërisht.

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi