Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi

Shko poshtë

Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi Empty Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 11, 2010 10:38 pm

Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi


Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi 11krasniqii
Këtu kanë qenë fotot e presidenteve Rugova e Sejdiu.
Fotografitë e Rugovës e Sejdiut tanimë nuk i luan dot më as Topi 19941_1259812935129_1223830960_30751810_1812658_n

Elida Buçpapaj


Kur Jakup Krasniqi e mori detyrën e ushtruesit të Presidentit të Kosovës dhe filloi të priste e përcillte në zyrën e Presidentit të Republikës, e vija re z.Krasniqi të ulur në kolltukun presidencial, duke pasur në sfond fotografitë e dy presidentëve të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Fatmir Sejdiu. Dhe këtë kundrim e bëja me kënaqësi, duke konstatuar evoluimin e demokracisë në Kosovë, nisur nga fillimet tepër të vështira. Më konkretisht qëndrimin e Krasniqit midis fotove të Rugovës dhe Sejdiut, e shihja si një evoluim të z.Krasniqi drejt moderimit.
Por nuk kishin kaluar disa ditë, dhe ndërsa Krasniqi ishte në pritje me Myftiun Naim Tërnava, u vu re nëpër fotot e botuara me këtë rast se fotografitë e Rugovës dhe Sejdiut ishin larguar nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Një histori me fotografi e ngjashme me këtë na kujtohet edhe kur, pas zgjedhjeve të nëntorit 2007, Jakup Krasniqi u zgjodh në detyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe një nga punët e para që bëri pati larguar asaj kohe portretin e Ibrahim Rugovës nga holli i Kuvendit të Kosovës, veprim që u detyrua ta ndreqte, nën presionin e opinionit publik dhe LDK-së e LDD-së, partive që e kanë emblemë Ibrahim Rugovën.
Kam besim se të njëjtën gjë do të bëjë edhe kësaj here Jakup Krasniqi. Duke qenë nën presionin e opinionit publik, do të jetë i detyruar që t'i vendosë rishtaz fotot e Rugovës dhe Sejdiut, pasi këto foto tanimë, që janë pjesë e historisë së re të Kosovës, nuk i lëviz më as topi, pra që do të thotë as Jakup Krasniqi.
Natyrisht pas këtij veprimi më së paku të themi absurd, opinioni publik ka të drejtë të pyesë se çfarë mund të bëjë Jakup Krasniqi nëse punët mbeten në duart e tij. Në rastin konkret, nga kolltuku i ushtruesit të detyrës të Presidentit të Republikës së Kosovës, Krasniqi ka harruar se funksioni i Presidentit shpreh unitetin e kombit, dhe nuk është funksion partiak.
Unë imagjinoj për shembull se presidenca e Kosovës, sipas projekteve të Ibrahim Rugovës, pa marrë parasysh përmasat, do të ketë si model Shtëpinë e Bardhë, e cila në 200 e ca vjet histori të SHBA, është e mbushur me relikte, foto e kujtime nga baballarët e kombit.
Po të bësh një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C., në Dhomën Lindore të Shtëpisë të Presidentit do të përballesh me një portret në vaj të George Washington, i rrethuar nga simbolet e lidershipit, ku presidenti i parë i SHBA, serioz qëndron në këmbë, duke mbajtur në dorë shpatën, si një kujtim i Luftës Revolucionare, kur Washingtoni ishte Komandant i Përgjithshëm. Portreti i Presidenti Linkoln ndodhet në State Dining Room, që është njëra nga dy dhomat më të mëdha të pritjeve të apartamentit të Presidentit të SHBA. Në koleksionin e Shtëpisë së Bardhë nuk mungon asnjë nga etërit e Amerikës.
Në kohën e diktaturës në Shqipëri, historia shqiptare e retushuar ishte një instrument në duart e regjimit stalinist. Të njëjtin fat kishin edhe fotografitë, të cilat retushoheshin sipas interesave të diktatorit. Sa herë që diktatori eliminonte ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë bëheshin retushimet e rastit.
Në mileniumin e tretë, rrëzimi i diktatorëve të Ballkanit, përfshi edhe Milosheviçin, i dha shansin Kosovës, të fillonte e të sendërtonte historinë e re të shtetit të saj demokratik, të cilën nuk mund ta retushojë dot askush. Historia e re e shtetit të ri të Kosovës me kalimin e viteve, dekadave dhe shekujve, do të jetë e dokumentuar, dhe pjesë e dokumentacionit janë edhe fotot.
Një popull me histori është i patundur nga erërat dhe furtunat e kohës, ndërsa një popull pa histori e merr era si një gjeth i vyshkur vjeshte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi