Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE

Shko poshtë

Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE Empty Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 25, 2012 7:02 pm

Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE

Gjermania zgjat misionin ushtarak në Kosovë


Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE 0,,15884898_401,00-1
Bundestagu zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosov


Bundestagu zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosovë. Deputeti gjerman Rainer Stinner vlerësoi punën e KFOR-it në stabilizimin e Kosovës, dhe theksoi se nuk kanë shanse ëndrrat politike për ndryshime kufijsh në Ballkan.
Parlamenti gjerman miratoi zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit në Kosovë edhe me një vit tjetër. Parlamentarët gjermanë ranë dakord të Premten (25.05) në një votim emëror për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it. 486 deputetë votuan pro zgjatjes së mandatit, 70 kundër, tetë të tjerë abstenuan.


Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE KFOR%20mission1
Si edhe më parë kufiri maksimal i prezencës gjermane në Kosovë do të jetë 1.850 ushtarë. Por në mision marrin pjesë shumë më pak ushtarë. Për shkak të gjendjes së tensionuar në Veriun e Kosovës dhe zgjedhjeve presidenciale në Serbi, aktualisht prezenca gjermane në Kosovë u përforcua në 1.200 ushtarë. Në javët e ardhshme pritet reduktimi i saj me rreth 500 ushtarë.
Përgjegjësi për rajonin
Në fillim të debatit në Bundestag, zëdhënësi për çështjet e politikës së Jashtme në fraksionin liberal gjerman (FDP), Rainer Stinner vlerësoi si të suksesshëm misionin e FOR-it në tërësi dhe punën e ushtarëve gjermanë. KFOR-i ka qenë në gjendje të sjellë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, dhe ta ruajë atë deri më sot. Ky është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe Europë, tha parlamentari gjerman.


Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE Anmerkrlx610
German Chancellor Angela Merkel, center, casts her vote for an extension of the country's contribution to the KFOR mission in Kosovo at the parliament Bundestag in Berlin, Friday, May 25, 2012. The German parliament extends the country's contribution to the NATO-led mission in Kosovo for another year.

Me zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit ne dërgojmë mesazhe të qarta, tha Rainer Stinner. Mesazhi i parë është që ne si Bundestag e bëjmë edhe një herë të qartë se kemi gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për rajonin. Ky është mesazh i rëndësishëm, se me këtë ne themi se ky rajon është Europë, ai është para shtëpisë sonë, prandaj ne e ribëjmë premtimin tonë me fjalë të qarta.
Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan
Kufijtë në Ballkan janë vendosur dhe ne refuzojmë qartë disa ëndrra politike për ndryshimin e tyre. Kush luan me kufijtë në Ballkan, humb shanset e të ardhmes së rajonit në Europë, u shpreh pa ekuivoke deputeti gjerman i shoqëruar me duartrokitje në sallën e parlamentit. "Çfarëdolloj përpjekje nga çfarëdolloj pale për të ndryshuar kufijtë në Ballkan, qofshin ëndrra shqiptare që ndonjëherë dalin në dritë, qofshin iniciativa serbe, ne i refuzojmë kategorikisht", tha Rainner Stinner në fjalën e tij në Bundestag të Premten.
Stinner kërkoi gjithashtu një qëndrim të njësuar të Bashkimit Europian në çështjen e statusit të Kosovës nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim përkrahën edhe politikani demokristian, (CDU) Peter Beyer dhe deputeti i të Gjelbërve, Omid Nouripour. Nga të 27 shtetet e Bashkimit Europian, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro nuk e kanë njohur ende Kosovën.


Kush luan me kufijtë në Ballkan, luan me BE KFOR%20mission
Gjermania zgjat misionin ushtarak në Kosovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi