Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:PRET NJË GRUA NË VERI

Shko poshtë

Vullnet Mato:PRET NJË GRUA NË VERI Empty Vullnet Mato:PRET NJË GRUA NË VERI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 11, 2010 11:42 pm

Vullnet Mato:PRET NJË GRUA NË VERI 66243_1376319059192_1568334934_30754593_5480704_n



Vullnet Mato:PRET NJË GRUA NË VERI 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n
Vullnet Mato

PRET NJË GRUA NË VERI

Është një shtëpi fshati larg në Veri,
mes borigave halore pranë një pylli,
një shtëpi bore me të pjerrtën çati,
te një livadh i bleruar që puth dielli.

Në atë shtëpi me qeleshe reje mbi krye,
pret një malësore me llërë të përveshura,
një faqekuqe që kënaqet me lexime poezie
dhe te buzët nuk i perëndon e qeshura.

Ajo grua më ftoi mik para disa vitesh,
bashkë me burrin, një malësor trupfort,
të shkruaj vjersha e të veroj aty pushimet,
por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

Ajo çdo mëngjes, kur fshin oborrin,
shkund gjoksin e madh duke vallëzuar,
mjel lopën, zien qumështin, zë kosin
pastaj pjek kulaçin e grunjtë për mua.

Ka dërguar letra me disa re bardhoshe
ku ka shkruar me lapsin e kuq të rrufesë:
“Eja, or mik, se ne po të presim prej kohe!“
Do shkoj t’i lexoj këtë vjershë para se të vdes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi