Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:BURRË E GRUA RRËFEHEN

Shko poshtë

Vullnet Mato:BURRË E GRUA RRËFEHEN Empty Vullnet Mato:BURRË E GRUA RRËFEHEN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 10, 2011 7:47 pm

Vullnet Mato:BURRË E GRUA RRËFEHEN 312178_2039901608341_1568334934_31512893_1091146762_nVullnet Mato:BURRË E GRUA RRËFEHEN 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

BURRË E GRUA RRËFEHEN

Ah, sa të bukur jemi
unë dhe ti moj grua!
Druaj, kur të vijë koha
të shkojmë në Parajsë,
do gjej belanë me femrat,
që do më qepen mua
por dhe ti me meshkujt
që do të ngjiten pas.

Se thonë mes sekseve
atje ka liri absolute,
dhe s’kemi të drejtë
të bëjmë refuzime toke.
Ateherë ti për mua
do bëhesh xheloze akute,
unë do tërbohem keqas
nga tradhtia jote...

- Këto shitja ndonjërës,
që do vijë me ty në Ferr,
për tradhtitë që ke bërë
disa herë pas shpine,
dhe unë s’të kam rënë
në sy asnjëherë,
se s’desha vlerën tënde
ta rrit mbi veten time...

- Edhe unë diçka di,
nga intimitetet e tua,
por nuk ta kam tjerrur,
se më ka ardhur zor.
S’je qelibar siç dukesh,
as shenjtore siç thua,
po eja të lutemi bashkë:
O zot, na ço në Purgator!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi