Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lilana Çavolli

Shko poshtë

Lilana Çavolli Empty Lilana Çavolli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 12:41 am

Liliana Çavolli: Muzika është dashuria ime
Nga Flora Durmishi



Lilana Çavolli U1_LilianaCavolli
Liliana Cavolli
Liliana Cavolli u shqua si artiste e rrallë, e cila pushtoi majat e muzikës zbavitëse, por shkëlqeu edhe në zhanre të tjera. Liliana u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942 nga nënë Miseretja-aktore dhe këngëtare dhe babai Isak Cavolli, mësues. Liliana ishte fëmijë dhe mezi e mban në mend kur familja e saj u shpërngul në Shkup ku qëndroi disa vjet.Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e Lilianës ishte këngëtare dhe një mëngjes e mori si shoqëruese në një paraqitje në radio. Fati përsëri e këtheu në Prizren ku Liliana filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare. Njëkohësisht ndoqi mësimet e solokëndimit në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që Liliana të shquhet shpejt si emër premtues. Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën artistike të Liliana Cavollit. Zëri, si dhuratë nga natyra, dhe dashuria për këngën ishin adutet kryesore të Lilianës që e bënë të admiruar. Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe mirëkuptimi nga kolegët dhe kompozitorët si: Skënder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaqinari, Isak Mucolli etj. ndaj të cilëve Liliana është shumë mirënjohëse.
Opusi i këngëve të Lilianës është shumë i gjerë dhe ajo, sic vlerësojnë krijuesit dhe kritikët e muzikës, interpretoi shkëlqyeshëm në të gjitha zhanret. Si nëna që i do të gjithë fëmijët nësoj, thotë Liliana, e kam të vështirë të vecoj se cilin pëlqej më shumë. Liliana është e sigurt se me sukses do të mund ta provonte veten edhe në interpretimin e muzikës klasike. Ne, të gjithë, jemi kënaqur me këngën e Lilianës. Jemi kënaqur e gëzuar edhe për faktin se ishte një paraqitje e mrekullueshme e këngës shqipe nëpër botë, pothuaj në të gjitha kontinentet. Liliana edhe në këtë moshë ende e ka zërin, ka edhe dëshirën për të realizuar ndonjë projekt dhe ka dashamirët e shumtë të këngës së saj që do të gëzoheshin nga një hap i tillë. E pse të mos ndodh kjo?
Në Radio Prishtinë Liliana këndonte vet dhe këndonte bukur por njëkohësisht ka dhënë një ndihmesë që edhe këngët tjera, që transmetoheshin, të kishin nivelin e duhur artistik. Liliana ishte redaktore e muzikës dhe udhëheqëse e emisioneve të paharrueshme si “Unë ti muzika dhe poezia”, “Evergeen” etj. Edhe sot ajo udhëheq emisionet më të dëgjuara muzikore në Radio Kosovë ku ndihet shumë mirë.
Liliana Cavolli ishte dhe do të mbetet “ Zonjë e muzikës zbavitëse”.
Jeni ndër kengëtaret më me emër, keni qenë redaktore e muzikës në ish Radio Prishtinë dhe autore e disa emisioneve ndërsa tash jeni autore e dy emisioneve shumë të dëgjuara në Radio Kosovë! A mund të tërheqni një paralele nga koha kur keni punuar në Radio Prishtinë me të sotmen kur punoni në Radio Kosovë?
S’ka ndonjë dallim të madh! Punoj me dashuri dhe entuazëm si dikur! Jam e lumtur që më dëgjojnë edhe më tutje ata që dikur kanë qenë gjeneratë e re e tash janë të rritur.
Rridhni nga një familje artistësh. Nëna juaj, Meserete Cavolli, ka qenë këngëtare dhe aktore. Keni lindur në Prizren, jeni rritur në Shkup. Jeni rikthyer në Prizren ku edhe keni mbaruar shkollën e muzikës. Pse kjo lëvizje Prizren-Shkup-Prizren?
Në vitin 1953 u larguam nga Kosova për në Shkup ngase i ndjeri babi im, Isak Cavolli, ka qenë i përndjekur nga UDB-a serbe dhe gjithënjë i burgosur. Prandaj shkuam në Shkup, me nënën dhe dy vëllezërit e mi, dhe jetuam atje vite të tëra. U këthyem në Prishtinë. Nëna ime ishte aktore në Prishtinë fillimisht, e pastaj edhe në Shkup njëherit ishte edhe një ndër këngëtaret e para të Kosovës krahas Zehra Mulës, pastaj kanë ardhur Vera Shahta e më pas Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala e kështu me radhë.
Çfarë kujtoni nga fillimet tuaja në fushën e muzikës? Si lindi dashuria për këngën?
Lilana Çavolli U1_LilianaCavolli2Diku në vitet e 60 u paraqita dhe unë si pasardhëse e nënës sime, se këngën e kam kultivuar në shtëpi, jam rritur me këngën. Nëna ime ka qenë për nga natyra shumë e gjallë dhe duke kryer punët edhe këndonte ndërsa unë e përcillja me zërin e dytë. Mund të kujtoj me këtë rast kur në Radio Shkup, isha shumë e vogël, nëna këndonte gjallë, pra drejtëpërdrejtë. Shkonim në mëngjes në radio, me që ishte drejtpërdrejtë, dhe unë e përcillja në këngë. P.sh. kemi pasur disa duete pastaj në Radio Prishtinë i kemi regjistruar ato. Nuk jam e sigurt a ekzistojnë më ato këngë. Do doja shumë që t’i kem në fonotekën time, më shumë për shkak të vajzës sime e cila do donte shumë t’i ketë ato. Edhe babai im ka qenë adhurues i këngës e muzikës. Të gjithë kemi kënduar, ka qenë një atmosferë muzikore në shtëpi.
Keni qenë gjithashtu edhe pjestare e SHKA “Agimi”. Paraqitja e parë para publikut kosovar a ju kujtohet?
Po, paraqitja e parë ka qenë si pijestare e shoqërisë “Agimi” shoqëri me traditë. “Agimi” ka pasë në gjirin e vet orkestrin zbavitës, popullor, korin. Atje jam paraqitur për herë të parë para publikut prizrenas me këngë zbavitëse nga festivali i Sanremos i cili atëbotë ishte shumë i popullarizuar, festival Italian. Ne e dëgjonim në radio, i kopjonim këngët e tyre dhe i këndonim. Pastaj erdha në Prishtinë.
Angazhimet e para nga kush i Opera, baleti, orkestri simfonik vec po ecen mirë…
Të mbahen më shumë koncerte! Dhe në ato koncerte të jenë prezentë, pa keqkuptime, edhe këngëtarët e rinj po edhe ata me moshë të mesme. Le të këndohet kënga e vjetër dhe kënga e re së bashku. Mos të fikohen që kanë konkurrencë se gjithkush në këtë qiell e ka vendin e vet. Pra në koncerte them se është më mirë kur bëhet një kombinim si në diasporë si këtu, pra një kombinim i së resë me të vjetrën. Këtu te ne, për cudi, këngëtarët e vjetër nuk respektohen, nuk ftohen për icizime për festa të ndryshme. Kujto këtu regjistrimet që bëhen për Vitin e Ri!!! Në botë kjo nuk ndodh. Nëse keni përcjellur RAI 1 ose RAI 2 ose në TV Spanjoll, i shikoj me ëndje se si një Iva Zaniki –këngëtare e njohur, udhëheq me shumë sukses emisione në TV aty këtu këndon, ose Sanita Montie, Lola Flores e shumë e shumë emra të tjerë të cilat i kanë kaluar të 70-tat dhe angazhohen. Këtu kjo nuk ndodh! Kur angazhojnë këngëtarë, është për të qeshur, por po i bëre 40 vjet thonë: është e vjetër! Po pjekuria e këngëtarit vjen pas të 40-ve, të 50-tave e kupton!? Është mëkat mos të shfrytëzohet zëri që një këngëtar e ka ruajtur dhe është në gjendje të këndojë.
Komponentë kryesore, për të qenë këngëtar, nuk mjafton vetëm zëri, këtë do të thuash?
Po pikërisht këtë !
Lilana Çavolli U1_LilianaCavolli3Në karrierën tuaj komunikimet me Shqipërinë?
Kam pasë fatin që të shkoj, me ansamblin “Shota”, në Shqipëri diku në vitet e shtatëdhjeta dhe nuk mund ta harroj pritjen që na është bërë! Publiku i Shqipërisë na ka admiruar! Nuk mund t’i harroj ato suksese qe kam pasur atje! Cdo takim me adhuruesit e mi në Shqipëri më krijon emocion dhe kënaqësi të posacme.
A janë realizuar të gjitha ëndërrat e Lilianës?
Kam pasur shumë dëshirë të merrem me muzikë klasike. I kam pasur të gjitha predispozitat të bëhem këngëtare e operas por ja kështu nuk u bë. Erdha në Kosovë, fillova të këndoj... më morën ujrat e zbavitjes, muzikës zbavitëse, popullore, u punësova... Kështu që as vet nuk u angazhova për ta plotësuar këtë dëshirë, por këtë ua dëshiroj talenteve të reja. Ka shumë prej tyre që vërtet mund të arrijnë. Do t’u kisha thënë atyre të mos shkojnë të këndojnë nëpër kafene por ta ruajnë zërin, të shkollohen, se një ditë patjetër që do të funksionojë si duhet edhe ky segment.
Thanë për Liliana Cavollin:
Nexhmije Pagarusha
Lilana Cavolli është një këngëtare e shkëlqyer. Ka qenë dhe është edhe sot! Ajo ka kënduar me të njejtin sukses si këngën zbavitëse si atë popullore. Lilana është një soprano e mrekullueshme. Ajo edhe sot është në gjendje të këndojë drejtëpërdrejtë. Nuk do të pranonte kurrë të këndojë play beck.
Musa Piperku-kompozitor
Liliana, në kohën kur kemi punuar ne, gjithmonë konsiderohej një zë i spikatur i muzikës popullore, zbavitëse por ka mjaft edhe incizime të muzikës për fëmijë. Ka egzistuar mendimi i popullit dhe i njerëzve profesionalë se menjëherë pas Nexhmije Pagarushës vinte Liliana Cavolli si interprete e këtyre zhanreve. Ajo është e brumosur përvec talentit edhe me një pasuri të rrallë të zërit, interpretimit dhe talentit në përgjithësi. Liliana ka marrë edhe shumë shpërblime në Akordet e Kosoves”. Njëri ndër shpërblimet ka qenë edhe kompozimi im “Floriana” 1973. Gjatë karrierës së saj e kemi pasë Lilianën si simbol të kulturës shqiptare.
Sami piraj-kompozitor dhe gazetar i muzikës
Para se gjithash është timbri i saj karakteristik, i ciltër, vokacioni i ngrohtë, ngjyra e formësuar, diksioni i cartë që janë bazament i vlerës së kalibrit të këngëtareve të afirmuara. Liliana mbetet me emër në këngën tonë duke iu falënderuar këtyre karakteristikave. Ajo në cdo interpretim të këngëve nuk dëshiron të mbetet e zakonshme. Përkundrazi përjetimi i notave me tekstin mbeten prore preokupim për ta skalitur deri në maksimum atë që ishin dhe mbeten sinonime të këngëtareve tona të mëdha si Nexhmije Pagarusha, Vace Zela, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Shpresa Gashi, Shahindere Bërlajolli etj.
Ardit Gjebrea-kantautor
Është një këngëtare e shquar e muzikës shqipe. Unë e kam ndjekur që kur kam qenë fëmijë me këngëtarët e mëdhenj që kanë ardhur në Shqipëri. Më kujtohet kur për herë të parë e kam dëgjuar të kënduar prej saj “ Zambaku i Prizrenit” jam mrekulluar, vërtet, me zërin e saj dhe gjithmonë më ka mbetur në kujtesë këngëtarja Liliana Cavolli, si një këngëtare vërtet profesioniste, me një zë shumë të bukur dhe shumë të pasur. Më duket pak të them se ishte kënaqësi kur ajo pranoi ftesën tonë të vijë dhe të këndojë në festivalin “Kënga Magjike”. Liliana për mua mbetet një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës kosovare.
Engjell Berisha
Liliana është një prej atyre këngëtareve që e prezentoi, jo vetëm në Kosovë por edhe jasht Kosove në mënyrë dinjitoze, këngën tonë popullore, argëtuese edhe këngën e stilizuar.Ajo ka një zë me diksion të pastër, të kuptueshëm dhe mund të themi se ka vesh të përsosur, të shkëlqyeshëm. E ka trashëguar nga e ëma se edhe ajo këndonte dikur. Ishte koha kur këndohej me vullnet me dëshirë dhe me shumë dashuri për muzikën, ishte koha kur nuk ishte komercializuar kaq shumë muzika sic është sot. Liliana mundet dhe duhet të këndojë edhe sot me të njejtin sukses.
Shkurte Fejza
Liliana Cavolli është këngëtare e madhe, me vokal të pashterrshëm. Këngëtareve të këtij kalibri si Nexhmijes, Lilit, Shankës etj. ia kam kushtuar këngën “ Mbetsh e re, gjynah me u plakë”. Është i dhimbshëm realiteti kur njeriu e sheh se gjeneratat po ecin, vitet po kalojnë, edhe si shumë të tjerë para nesh, duhet të pajtohemi me këtë. Mirëpo ky proces te zonja Lili ka qenë më i ngadaltë sepse ajo është shumë vitale dhe plot freski. Lili edhe si njeri është treguar e madhe! Kujtoj këtu një rast kur nuk ma dhanë çmimin e fituar “Mikrofoni i Art”! Zonja Lili ka ardhur në Mushtisht dhe ma dha lajmin, e atyre nga lart, se nuk lejojnë që ta marr unë mikrofonin, edhe pse me vota të fituara!!! Ajo më tha : “Eja në manifestim për inat dhe tregoju se nuk mund të të përkulin.
Gazeta Ndryshe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi