Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli

Shko poshtë

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli Empty Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 09, 2015 11:38 am

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli 32651

Ka ndërruar jetë, në orët e hershme të së shtunës, këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli.



Ajo ishte në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Lili, siç e njihnin miqtë kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pa luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.



Lililana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare.

70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar në një megakoncert  në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013.

Për pesë dekada me radhë ajo ia fali publikut këngën dhe shpirtin. Asnjëherë nuk kishte kërkuar diçka në kthim. Por shpërblimin ia solli koha. Mbrëmja e së dielës së 3 shkurtit, për shumë kë mund të ketë qenë e zakonshme. Por, jo edhe për divën e muzikës shqiptare, Liliana Çavolli.

“Është mbrëmja më e bukur e jetës sime”, kishte qenë përshkrimi që ia ka bërë Çavolli gala koncertit të titulluar “Kënga dhe shpirti, për Lilin me zemër”. 

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli 68616049_640


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat May 09, 2015 11:43 am, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli Empty Biografia

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 09, 2015 11:40 am

BIOGRAFIA

Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli 32652




Liliana Çavolli është një këngëtare e njohur. Këngëtarja Liliana Çavolli që ka 50 vjet në skenë dhe njihet si këngëtare e interpretimit live ndjehet e zhgënjyer që skena jonë muzikore është e mbushur me këngëtarë jo profesionist. 

“Unë mendoj se në Kosovë përkundër numrit të madh të këngëtarëve, ekziston mungesë e madhe e këndimit live. Arsyeja sipas mendimit tim është se nuk munden të këndojnë live, ndërsa arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e orkestrës, p.sh. organizatorët për të mos shpenzuar shumë, më lehtë e kanë të ftojnë vetëm një këngëtare se sa e tërë orkestrën, andaj për këtë, edhe këngëtarët më lehtë e kanë që në koncerte apo mbrëmje rinore të këndojnë playback se sa për ta provuar veten në këndimin live. Dhe arsyeja tjetër është edhe mos guximi për të kënduar live. Unë ndiej keqardhje pse kemi aq shumë këngëtarë, mirëpo në të kundërtën fare pak paraqiten me këndimin origjinal –live. Mendoj se duhet të kultivojmë më shumë trimëri në vete dhe në këngë. Ata që interpretojnë live janë shumë të paktë dhe mund të numërohen edhe në gishta”, thotë ajo.




Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli 32651Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli 0





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi