Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bishat serbe djegin flamurin shqiptar

Shko poshtë

Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Empty Bishat serbe djegin flamurin shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 13, 2010 1:47 pm

Bishat serbe djegin flamurin shqiptar

Serbët, trazira në Itali për Kosovën

(E Plotësuar) - Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe kapon, njeriun i cili dogji flamurin mbi kangjellat.
* * * * * *
Arrestohet ultrasi serb qe dogji flamurin shqiptar
Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe drejtuesin e tyre. Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës së djeshme nisi me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe më pas degjeneroi në dhunë dhe përleshje të vërteta.
Agjencia e Lajmeve ANSA raporton për një bilanc prej 17 të arrestuarish dhe 16 të plagosur. Mes tyre dy karabinierë. Incidentet e dhunshme kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit deri në orën 02.00 të mëngjesit të së mërkurës. Janë denoncuar 35 huliganë si dhe 138 janë të identifikuarit. Kapoja i arrestuar është huligani i cili dogji flamurin shqiptar dhe akuzohet se është dhe organizatori i trazirave. Emri i tij është Ivan Bogdanoviq. Ai ka prerë ndarëset me tela që ndanin tifozët italianë me gati 2000 tifozë serbë në stadium. Policia ka arritur ta ndalojë pas kontrolleve të shumta të cilat kanë vazhduar gjithë natën, ishte fshehur në pjesën e motorit të autobusit që do të rikthente ûltrasit në Beograd. Personi u identifikua përmes tatuve në parakrah. Ai është arrestuar në orën 03.00 të së mërkurës.
* * * * * *
Tension në qendër të Xhenoas, ku tifozët serbë dhe policia italiane janë përleshur mes tyre pas lëshimit të shisheve dhe gurëve. Ata janë shpehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe gjatë protestave kanë djegur edhe flamurin shqiptar.
Situata ka degjeneruar rreth orës 19:00 kur tifozët serbë që ndodhen në Itali për të ndjekur kombëtaren e tyre e cila luan këtë mbrëmje kundër Italisë, filluan të qëllojnë me gurë ndaj kalimtarëve dhe dyqaneve.
Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Bishat%20dj%20fl
Djegia e flamurit shqiptar Prandeli: S'kam parë kurrë një gjë të tillë
Trajneri i Italisë Çezare Prandeli ka qenë i tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë në stadiumin "Marassi" të Xhenovas. "Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë" tha ai. Ndërkohë, në të njëjtën linjë ka vazhduar edhe Xhani Rivera, një nga zyrtarët më të lartë të Federatës Italiane. "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe mendoj se është hera e parë që ndodh, - u shpreh ai. - Gjatë ndeshjeve ka ndodhur që dikush të humbiste trurin dhe ndeshja të ndërpritej, por nuk mbaj mend që tifozët të ndalojnë kombëtaren e tyre për të luajtur. Tani duhet parë sesi kanë hyrë dhe kanë fshehur materialet në stadium. Gjithçka ndodhi gjithsesi nuk mund të parandalohej", shtoi Rivera. Italia tani do të fitojë ndeshjen në tavolinë, por pritet masa ndaj Serbisë.
Trazirat kanë vazhduar edhe me zbritjen e tifozëve në fushë duke mos lejuar fillimin e ndeshjes. Sipas mediave lokale, portieri serb Stojkoviq është goditur me mjete të forta nga tifozët e tij. Ndërkohë ndeshja është anuluar edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e UEFA-s.
Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Inc_14_672-e
Sipas lojtarëve dhe organizatorëve të stadiumit "Marassi", ishte e pamundur që policia të qetësonte tifozët serbë, të cilët kanë shfrytëzuar këtë ndeshje për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Kjo protestë mund të shkaktojë edhe reagimin e Tiranës, pasi flamuri i djegur është flamuri jonë kombëtar.
Bishat serbe djegin flamurin shqiptar 777flamurit
Çetnikët serbë janë përleshur me policinë gjatë ndeshjes Itali-Serbi për Euro 2012 në Gjenoa të Italisë. Ata kanë djegur edhe flamurin kombëtar shqiptar, dhe në fanellat e tyre kishin të shkruar “Çetnici Sever” (Çetnikët e veriut).
Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Geno_04_67e



Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Resize

Bishat serbe djegin flamurin shqiptar Fl-6902848



Bishat serbe djegin flamurin shqiptar C458_resize



Bishat serbe djegin flamurin shqiptar A458_resize



Bishat serbe djegin flamurin shqiptar B458_resize

Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi