Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga konferenca për shtyp e Organizatës ÇOHU!

Shko poshtë

Nga konferenca për shtyp e Organizatës ÇOHU! Empty Nga konferenca për shtyp e Organizatës ÇOHU!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 4:03 pm

Organizata ÇOHU!

Nga konferenca per shtyp

RREZIMI I DEMOKRACISE NGA KRYEMINISTRI THAÇI

Nga konferenca për shtyp e Organizatës ÇOHU! N636489830_949003_1108
Dërgoi për publikim Avni Zogiani

Sesioni i djeshëm i Kuvendit të Kosovës shfaqi shumë qartë një të vërtetë shumë të hidhshme të realitetit tonë. Shteti i Kosovës është zaptuar nga një kryeministër, i cili edhe vetë është zaptuar nga interesa ekonomike të huaja që shkojnë ndesh me interesat kosovare. Kryeministri Hashim Thaqi, si dhe kryeparlamenari Jakup Krasniqi, duke kërcnuar dhe shantazuar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë konsideruar se e kanë kaluar Strategjinë për privatizimin e PTK-së në një seancë ku shumica e parlamentarëve u shprehe kundër këtij dokumenti.

Pa kuorumin e duhur dhe mes presionesh të kryeministrit, kryeparlamentari e ka nxjerrë në votim Strategjinë duke bërë kështu shkelje jo vetëm të rregullores së Kuvendit, por edhe shkeljen e tërë institucionit të Kuvendit, si institucion më i lartë i vendit.
Në seancën e djeshme u pa se kryeministri Thaçi është duke vepruar në një gjendje të presionit të lartë dhe kjo u shfaq në mënyrën arbitrare dhe arkaike të sjelljes së tij në Parlament. Këtij presioni, gjatë zhvillimit të seancës mbi privatizimin e PTK-së, iu bashkua edhe ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, i cili në vazhdimësi ka kërkuar që kompanitë publike të shiten.

Thaçi kërkoi që të mos diskutohej asnjë opcion tjetër përveçse aprovimi i Strategjisë për PTK-në. Në seancën e parë për Strategjinë për PTK-në, kryeministri vetë ka premtuar se Strategjia do të plotësohet me vërejtjet e deputetëve, në ndërkohë që dje ai me presione të hapura ka kërkuar nga deputetët të votohet Strategjia e pandryshuar.

Kryeministri Thaçi, në seancën e së enjtes ka bërë një puq kushtetues duke e subordinuar dhunshëm Parlamentin e Kosovës nëpërmjet shantazheve e kërcënimeve. Ka qenë shumë e qartë se ai e ka bërë këtë i manipuluar duke qenë se në asnjë moment nuk ka arritur të sqarojë urgjencen e votimit për të cilën angazhohej, por vetëm arbitrarisht ka kërcënuar deputetët se ata që nuk e votojnë këtë dokument do të konsiderohen se janë kundër privatizimit.
Seanca e djeshme për Strategjinë e PTK-së për nga atmosfera i ngjante shumë seancës së rrethuar të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në të cilën nën presion deputetët e këtij Kuvendi dhanë përkrahjen për ndryshimet kushtetuese që suprimuan autonominë e Kosovës.

Njejtë dje, kryeparlamentari Krasniqi ka kontrabanduar Strategjinë për kompaninë më të vlefshme të vendit, duke mos lejuar asnjë debat dhe duke ia mundësuar kryeministrit Thaçi që për interesa jokosovare ta instrumentalizojë Parlamentin e Kosovës. Kështu të enjten në Kuvendin e Kosovës u votua një dokument aq i rëndësishëm nga PDK-ja dhe minoritetet dhe u refuzua nga të gjitha partitë shqiptare parlamentare, përfshier këtu edhe LDK-në që vetëm formalisht qëndron në pushtet.

Madje, kryeministri ka kërcënuar po të njejtën ditë se do ta përdorë aparatin shtetëror kundër Kuvendit duke kërcënuar se deputetët do të hetohen për korrupsion. Nuk ishte i rastësishëm ky presion i kryeministrit ndaj deputetëve vetëm pakë orë para se Strategjia për PTK-në të futej për votim në Kuvend.

Prandaj, Strategjia për PTK-në është e kundërligjshme dhe nuk përkon me vullnetin e shumicës së përfaqësuesve të popullit, por është një dokument i dhunshëm i ngjashëm me ato që regjimi serb sillte në vitet e 90-ta. Kuvendit të së enjtes i mungoi vetëm rrethimi policor për t’i ngjarë një Kuvendi të viteve të 90-ta. Kështu Thaçi e Krasniqi kanë mundësuar zaptimin e shtetit të Kosovës nëpërmjet përdorimit arbitrar të pushtetit dhe prandaj është shumë normale nëse një pushtet i ardhshëm demokratik do të konsiderojë që këto kontrata të lidhura në kohën e këtij pushteti kanë qenë të arritura në mënyrë joligjore dhe me presione dhe si të tilla do të mund të revidohen.

Në seancën e së enjtes është rrënuar rendi kushtetues në Kosovë duke e bërë më në fund të qartë se Kosova jeton nën një regjim jodemokratik që administrohet nga kryeministri Hashim Thaçi, por që komandohet nga interesa të huaja që për qëllim kanë eksploatimin e pasurisë publike të Kosovës. Në këtë mënyrë, kryeministri Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi rrezikojnë të bëjnë një tradhti për vendin që pretendojnë se i prijnë duke qenë se ata po marrin vendime arbitrare jashta procedurave demokratike.

Është bërë e qartë edhe nga vetë diskutimi i ngathët i kryeministrit në seancën e së enjtes se shitja e PTK-së po bëhet vetëm për ta paguar kontratën për ndërtimin e Autostradës, të cilën qeveria e ka lidhur vetë pa konsultim dhe aprovim të Parlamentit. Në këtë mënyrë, edhe Strategjia për PTK-në por edhe kontrata e qeverisë me Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës janë dy dokumente që janë arritur

në kundërshtim me ligjin dhe rendin juridik të Kosovës dhe kjo i bën ato jolegjitime e ligjërisht të cënueshme.
Mbase në këtë moment nuk ka shumë mundësi që ky suberzion i ekzekutivit të adresohet me mjete demokratike, por është e sigurt se Kosova një ditë do të vendosë rend demokratik dhe një pushtet demokratik ka të drejtë të anulojë kontratat e arritura nga një qeveri jodemokratike. Kjo është në pajtushmëri me vlerat evropiane, me rregullat ekonomike ndërkombëtare dhe me interesin e zhvillimit demokratik të cilit do vend, prandaj edhe të Kosovës.
Prej ditës së enjte, deputetët e partive shqiptare në Parlamentin e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës nuk kanë më pse t’i binden diktatit të vetëm një njeriu, kryeministrit Thaçi. Ata do duhej që ta konsideronin si tërësisht legjitime kontestimin e kësaj qeverie nëpërmjet masave ligjore, por edhe të mosbidnjes. Prej ditës së enjte është bërë e qartë se Kosova është duke u sunduar nga një pushtet jodemokratik, të cilin secili qytetar ka të drejt ta luftojë.

Organizata ÇOHU!
Prishtinë, 15 tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi