Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga

Shko poshtë

Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga  Empty Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 16, 2010 10:40 pm


Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga  16atifetja41



Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga

Prishtinë, 16 tetor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi dje është shkarkuar nga ky post me vendim të kryeministrit HashimThaçi, pas sugjerimit nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Vendimi ka ardhur menjëherë pasi që Selimi ka bërë publike intencën për përfshirjen në politikë.

Vendi i Selimit në polici me automatizëm i kalon Atifete Jahjagës (në foto me ish-presidentin e SHBA-së George Bush), e cila ka postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri Rexhepi i ka thënë KTV-së se përzgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të policisë tashmë është në duart e kryeministrit Thaçi.
“Pas mbylljes së konkursit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, lista i është dorëzuar kryeministrit dhe është në dorën e tij se për kë dhe kur do të vendosë”, ka thënë Rexhepi.

Nga ana tjetër, i larguari Behar Selimi, në një bisedë për KTV-në, ka thënë se shkarkimi ishte pasojë logjike e ngjarjeve dhe se kjo i ka lënë atij hapësirë për angazhimin politik.

Megjithatë, Selimi ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me EULEX-in para pak ditësh, rreth nisjes së aksioneve në veri. Shefi në largim, Kermabo ka hezituar për shtrirjen e pushtetit në veri, për dallim nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës. Selimi ka theksuar se është munduar të reformonte Policinë... për atë kohë sa e ka udhëhequr atë dhe tani e ka prioritet aktivitetin politik. Ai nuk ka mohuar informacionet e KTV-së se mund të bëhet pjesë e subjektit më të ri politik Fryma e Re (FER).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi