Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës?

Shko poshtë

Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës? Empty Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 07, 2011 1:14 pm


Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës?

Bota sot
Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës? 09atifete7


Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë.

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Mançesterit në Angli, certifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006/2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Atifete Jahjaga është pjestare e Policisë së Kosovës. Ajo është zëvendësdrejtore e parë e Policisë së Kosovës. Ka gradën e koloneles dhe është pranuar në Policinë e Kosovës menjhëherë pas themelimit të saj. Deri më tash ka kryer mjaft detyra dhe specializime si në vedn ashtu edhe jashtë vendit. Ka qenë në specializim në fushën e sigurisë edhe në SHBA.

Është e martuar me Astriti Kuçin. Nuk ka fëmijë dhe në fletdëshminë e saj të deponuar në Agjencionin Antikorrupsion ka shënuar se nuk ka kurrfarë pasurie pos një veture në vlerë prej 6 mijë eurosh. Ka të ardhura vjetore në shumën prej 12.504 Eurosh dhe ka një kredi në Prokredit Bank në shumën prej 1900 Eurosh.



Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës? Clinton-and-Atifete-J
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi