Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:DIL, OJ NËNË...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:DIL, OJ NËNË... Empty Nehat Jahiu:DIL, OJ NËNË...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 17, 2010 11:43 am

Nehat Jahiu:DIL, OJ NËNË

Dil, oj nënë e prit, prit te dera
po vijnë krushqit renda, renda,
po vijnë krushqit me plisa të bardhë
Zanën e bukur nuse për ta marrë.

Eja nënë e shihe , shihe ti Gurin
në mes të livadhit e ka vu flamurin,
për çdo shtëpi e për çdo oxhak
na kanë ardhë krushqit në konak.

Shtroje sofrën nënë aty nën hije
të pijmë dhallë e të ham kos me pite,
ta shohim Gurin e Zanën tek livadhi
të ua heqim rrudhat, rrudhat nga balli.

Dil, oj nënë e shihe Zanën e Gurin
sa i ka marrë malli për flamurin,
shikoj nënë se si në livadh përqafohen
nga thellësia e shpiriti, oj nënë dashurohen.

Dil, oj nënë e shiko aty te kroi, tek lumi
në prehër të Gurit e ka marrë Zanën gjumi,
vesa flokët nënë ua ka lagur sikur shi
sa ëmbël ,oj nënë hëna po i puthë në sy.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi