Petrit Selimi:Shkurorëzimi
Faqja 1 e 1
Petrit Selimi:Shkurorëzimi
Petrit Selimi:Shkurorëzimi
Ishte natë e ftohtë kur ish shefi i UNMIK-ut dhe aktualisht Ministri i Jashtëm i Republikës Franceze, Bernard Kouchner, dhe zëvendësi i tij Jock Covey, në shtëpinë e të parit mirëpritën liderin e LDK′së dhe republikanizmit kosovar Ibrahim Rugovën, dhe të parin (prej shumë të parëve tjerë konkurrues) e UÇK′së, Hashim Thaçin. Tek dera e Kouchnerit, Adnan Merovci, asokohe truproja kryesore e Rugovës dhe Raketa, truproja e Thaçit, për pak nuk filluan një përleshje spontane duke u shtyrë për territor të bahçes së shtëpisë. Gjatë darkës, atmosfera ishte po ashtu eksplozive. Thaçi e akuzoi gjatë Rugovën për krejt të bërat e të pabërat gjatë luftës. Rugova, i thyer dhe jo pak i traumatizuar me tërë gjashtëmuajshin paraprak, me këshilltarët dhe miqtë më besnikë ose të vrarë ose krejtësisht të hutuar - fillimisht nuk bëzante.
Dëshmitarët okularë thonë se kah fundi i asaj darke të ngrënë në Kosovë pa rrymë e pa qeverisje, Thaçi thuajse u zbraz i tëri, ndërsa Rugova çuditërisht filloi të ripërtërihej nga pak. Një nga ndërkombëtarët e pranishëm e krahasonte momentin me një marrëdhënie të komplikuar të babait dhe birit të hidhëruar në dobësitë e prindit. Rugova nga ajo pikë e pajtimit fillestar me armikun kryesor e rizbuloi forcën të cilën e përdori për t′i mbushur stadiumet dhe t′i fitojë zgjedhjet e para demokratike. Nga kjo periudhë e jashtëzakonshme, që jo pak njerëz e kanë vlerësuar si gjendje fare afër greminës së konfliktit të hapur ndërshqiptar, ata të dy krijuan një raport të çuditshëm - dhe ishte Thaçi ai i cili me vdekjen e Rugovës, ironikisht, humbi partnerin krucial të aq shumë dikotomive. Nuk besoj se ka kush që mund ta kundërshtojë faktin se LDK′ja nga ajo pikë e morri teposhtëzën dhe mbeti në vazhdimësi pa lider të vërtetë partiak.
Paraditen e kësaj fundjave të ftohtë vjeshtore, LDK′ja nuk pati as lider të denjë për ta bërë telefonatën e ndërprerjes së marrëdhënies së një partneriteti formal. Ishte një kasnec partiak që dorëzoi letrën e shkurtë tek polici që ruan hyrjen në ndërtesën e Qeverisë. Sipas letrës, prej kësaj të hëne, të gjithë funksionarët politikë të LDK′së, si ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët e ndryshëm, nuk do të paraqiten në punë.
Dhe kështu, krejtësisht pabesueshëm, derisa Rugova doli i sforcuar nga ballafaqimi me Thaçin, Sejdiu dy herë brenda një muaji arriti ta shpëtojë Thaçin nga gabimet e tij.
Gjykata Kushtetuese para një kohe e vlerësoi dorëheqjen e Kryetarit të Rahovecit si përfundimtare dhe në kundërshtim të plotë me tentativat e Thaçit për ta kthyer atë në punë. Por, ky lajm përfundoi në faqet e fundit të gazetave dhe raporteve televizive, sepse ishte Sejdiu ai që u bë yll i natës me verdiktin për shkelje serioze të Kushtetutës, duke insistuar ta mbajë edhe de facto edhe de jure titullin e Kryetarit të LDK′së. Sejdiu insiston së e tëra ishte një keqkuptim semantik dhe se ai asnjëherë nuk e ka "ushtruar" kryetarllëkun partiak. Blerim Kuçi në Suharekë është dëshmi e gjallë e të kundërtës.
Sejdiu e pati momentin të iniciojë daljen nga Qeveria, duke cituar një seri shumë të llojllojshme arsyesh që LDK′ja do të mund t′i kishte vis-a-vis PDK′së për ndërprerje të koalicionit. Deputetët e LDK′së në Kuvend e pritnin një veprim të tillë. Pëshpëritej se LDK′ja menjëherë do ta shpallë Sejdiun bartës së listës, ndërsa Isa Mustafën kandidat për Kryeministër. Një zhvillim i tillë i ngazëlleu edhe degët dhe elektoratin e LDK′së. Dalja e LDK′së para zgjedhjeve do t′i jepte asaj një adut të zbehtë paraelektoral se është fituese morale përballë pjesës tjetër të Qeverisë të zhytur në probleme prej atyre më banaleve, e deri tek akuza zyrtare për korrupsion dhe krim të organizuar të Ministrit Limaj. Por, Sejdiu dhe kryesia e tanishme nuk ishin të gatshëm ta bënin këtë ballafaqim. Iu dridh dora. Kërkonin zgjatje të afateve, përkundër disponimit të deputetëve të LDK’së në Kuvend që të kundërshtohet vazhdimi i koalicionit.
Ishin deputetët e LDK′së ata që e krijuan një puç të padukshëm në parti.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i kishte premtuar Hillary Clinton se LDK′ja do t′i përkrahë vendimet parlamentare për shitjen e PTK′së dhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, por Hyseni (dhe rrjedhimisht shefi i tij, Profesor Sejdiu), kishte bërë pazar pa hanxhiun. Nuk votuan për strategjinë e PTK′së, edhe pse nuk guxuan dot as të votojnë kundër, apo ta braktisin krejtësisht seancën. Kryetari i Kuvendit Krasniqi dhe Kryeministri Thaçi, në një moment vepruan krejtësisht në panik dukë bërë gabim pas gabimi procedural, dhe në fund një telashe të madhe me mënyrën e aprovimit të vendimit me kuorum diskutabil. Krasniqi insiston se e kishte të drejtën diskrecionale si kryesues i seancës ta konstatonte kuorumin nëse në sallë ishin prezentë gjysma plus një. Të gjithë të tjerët u vërsulën me akuzë se deputetë të regjistruar elektronikisht për votim ishin më pak se gjysma. Shihej se Qeveria do të ketë problem ta aprovojë si projektin e PTK′së, ashtu edhe buxhetin. Ky do të ishte dështim personal i Hashim Thaçit përballë FMN′së, Qeverisë Amerikane, por edhe opinionit i cili shikonte me kujdes se kush do ta fitonte luftën e nervave.
Pikërisht në momentin kur Kryeministri u zu ngushtë, erdhi homologu i tij partiak Fatmir Sejdiu dhe e shpëtoi sërish. Atë që u desh të bëjë një muaj më parë me përkrahjen e deputetëve dhe anëtarësisë, e besa edhe Quintit që shikonte si zgjidhje më elegante mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Sejdiu e bëri tash - kur të gjithë u pajtuan që katër muajt e ardhshëm të punojnë në prioritetet kombëtare: privatizimin e PTK′së në auksion, me ofertues kompani si T-Mobile, Turkcell e Orascom, përgatitja e dialogut teknik me Serbinë, aprovimin i buxhetit 2011, përgatitjen e zgjedhjeve më 13 shkurt. Sejdiu nuk doli nga koalicioni si lider me zë të fuqishëm dhe agjendë të qartë, por si një refuzues idhnak (e askush nuk i do idhnakët) dhe kryetar partie që nuk kontrollon dot deputetët e vet.
Askush nuk e di se çka do të ndodhë tutje. Realisht, PDK′ja s′ka nevojë të presë më me zgjedhje dhe padyshim se do t′i analizojë mjetet procedurale për t′i shpejtuar zgjedhjet. LDK′ja dje paradite tha se s′do qeverisje, por pasdite lëshoi ca babëzima për Qeveri Teknike. Opozitës i nevojitet kohë sepse thjesht nuk i ka në dispozicion resurset qeveritare, apo listat e kandidatëve. As vetë LDK′ja nuk ishte gati për këtë krizë, sepse ishte në mes të zgjedhjeve partiake. S′do mend se do ta përdorë këtë krizë të vetëshkaktuar për ta anuluar rrezikun eventual nga Bujar Bukoshi, duke thelluar krizën në parti.
Mbase Sejdiu edhe do t′i bjerë pishman për zgjedhjen që bëri, kur Kushtetuesja i tha të vendoste nëse do të rrinte në krye të partisë apo të shtetit. Tash, ndoshta do të mbetet pa asnjërin post. (express)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Petrit Selimi: Monologu i të krisurve
» Petrit Selimi me të birin selfie me Daçiqin
» Petrit Kola:Kriminelat si pasuri? Pazar…?
» Petrit Kola:Iku Berisha, po me pas c'fare?
» Petrit Palushi:PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT
» Petrit Selimi me të birin selfie me Daçiqin
» Petrit Kola:Kriminelat si pasuri? Pazar…?
» Petrit Kola:Iku Berisha, po me pas c'fare?
» Petrit Palushi:PROMEMORJE E MUHARREM BAJRAKTARIT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi