Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime...

Shko poshtë

Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime... Empty Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 9:11 pm

Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime... 66986_163490870335333_100000232643811_487457_4308253_n
Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime... 27723_121172364567184_100000232643811_247768_7782732_n

Skënder Braka:E shtrenjta nëna ime...

Në ninullat e mbremjeve,kur djepin më
përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
– rritmu biro, si pëllumb i bardhë,
- rritu biri im, bëmu si një yll.

Ungjijët e shpirtit ballit m'i këndoje.
Nën ethet e trishtimit, prej rënkimit mekur.
E shtrenjta nëna ime, veten rënd qortoje,
se s'kishe ç'të më jepje, veç pak bukë të thekur.

Supeve të brishtë,rënduar mijëra halle.
Veshur me të zeza, buzëqeshja sapo nisur.
Fatet të kryqëzuan, të hapën dhjetëra varre.
Nën lotëte e ngrirë, të rridhte jetë e ngrysur.

Me butesi mendafshi ,si një vello hedhur.
Fjala jote ëmbël ditëve më përcillte.
Ngrohtësi e shpirtit tënd porSi llavë derdhur.
Hap pas hapi nënë, trupit seç më digjëte.

Në bebëzen e syrit e gjallë ti më je ngrir.
Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë.
Për mua mbetesh deti, prej dallgësh e përpirë.
Unë një copëz valë,a si e vogëla prrockë
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi