Avni Zogiani:Kriza ishte e Thaçit
Faqja 1 e 1
Avni Zogiani:Kriza ishte e Thaçit
Kriza ishte e Thaçit
Konfidenca e kryeministrit Thaçi për të shkelur mbi gjithçka për t’i përmbushur detyrat që i ishin ngarkuar nga grupe të huaja interesi e shkaktoi krizën. Veprimi i LDK-së është një veprim normal i një partneri qeverisës të përçmuar nga kryeministri
Avni Zogiani
Vendimi i LDK-së për tu tërhequr nga koalicioni me PDK-në është një veprim shumë normal dhe i pritur pas tentimit që kryeministri Thaçi bëri të enjten për një puq qeveritar në Parlament. Ditën e enjte Thaçi vendosi ta shkeli partnerin e saj në koalicion dhe bashkoi votat për ta votuar një dokument për të cilin LDK-ja dhe të gjitha partitë tjera shqiptare në Parlament e kishin kundërshtuar.
Përkundër një apeli përfundimtar në Kuvend nga Ismet Beqiri, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, që qeverija ta tërhiqte nga votimi Strategjinë, Thaçi bëri presione direkte dhe të ulëta dhe në fund Strategjia u kontrabandua. Në një përçmim të tillë LDK-ja nuk mund të sillej ndryshe veçse të bënte atë që kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, e kërkoi qëmoti, tërheqjen nga koalicioni i dominuar dhe komanduar nga Thaçi.
Natyrisht se mund të kishte momente më të mira për tu tërhequr, por për vendime të tilla të vështira nuk mund të gjenden momente tërësisht të përshtatshme. Është e qartë edhe se po të mos kishte pësuar goditje të njëpasnjëshme kryetari i LDK-së nuk do të ndodhte kjo tërheqje vetëm për shkak të keq-qeverisjes, por ja që situata e ish-presidentit u bë çift me një sjellje tërësisht të çoroditur të kryeministrit në Parlamentin e Kosovës, të enjten që shkoi, ku ai dhunshëm detyroi parlamentin ta votojë Strategjinë për PTK-në.
Me kombinimin e votave të PDK-së dhe të minoriteteve Thaçi mendoi se triumfoi ndaj opozitës, por madje triumfoi edhe partnerin qeverisës. Tentimi i kryeministrit për ta përçmuar partnerin qeverisës me votat e minoriteteve i jep një arsye të plotë LDK-së për të marrë veprimin e vetëm të dinjitetshëm që ngelet në këtë situatë, tërheqjen.
Në shumë komente dhe sidomos në titujt e gazetave të SHIK-ut kriza e shkaktuar pas tërhqejes së LDK-së iu adresua tërësisht kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu. Para së gjithash duhet të kihet para sysh se kriza nuk u shkaktua vetëm me tërheqjen e LDK-së, krizës iu dha emri i vet me këtë veprim tërësisht normal të kësaj partije. Simbas vajtimeve të gazetave të PDK-së të gjithë të tjerët duhet të kujdesen që të mos shkaktojnë krizë, përveç PDK-së. Kriza ka rrënjët më të thella, por ajo u përkeqësua kur me votat e minoriteteve dhe nëpërmjet presioneve kryeministri arriti ta kontrabandojë Strategjinë për shitjen e kompanisë më të vlefshme publike, PTK-së. Pra, krizen këtu i bie që e ka shkaktuar Thaçi, kurse LDK-ja vetëm e ka konsumuar atë dhe ka bërë veprimin e duhur për ta larguar përgjegjësinë për aq sa është e mundur nga puçi i Thaçit e Krasniqit i bërë të enjten në Parlament.
Pyetja shtrohet çka fitoi kryeministri Thaçi me sjelljen e tij tërësisht iracionale dhe jo-politike të enjten në Parlament? Besoj se ai do ketë qenë shumë i lumtur ditën kur detyroi Parlamentin ta kalojë një dokument kunder të cilit ishin të gjithë. Ai do ketë menduar se përfundimisht atë nuk ka asgjë që e ndalon, e as institucioni më i lart i vendit, Parlamenti. Të paktën kështu do jetë ndjer kryeministri kur me papërgjegjësinë e një fëmiu shkeli mbi të gjitha partitë parlamentare shqiptare duke krijuar një koalicion paradoksal me minoritetet.
Kryeministri ka qenë gjithnjë i bindur se nuk ka pse të mërzitet për shkeljen e demokracisë, procedurave e ligjeve kosovare, derisa i ka mbrapa disa faktorë ndërkombëtar. Ai ndihej konfidencial në kontrabandimin në Parlament të një pazari që do t’i kushtojë shumë ekonomisë së vendit, sepse ishte i bindur se klientët për të cilët po e bënte këtë janë më të fortë se kushdo në politikën kosovare, e sigurisht më të fortë sesa Parlamenti.
Besoj se këtij vikendi Thaçi e ka kuptuar se sjellja e tij të enjten ishte arbitraritet, por nuk kishte të bënte asgjë me politikën. Ai ka ndjer kënaqësinë derisa ka arritur ta shkel vullnetin e shumicës në Parlament, sepse bojkoti i shumicës duhet të kuptohet votë kundër, por besoj asnjëherë nuk e ka menduar se ai mund të digjet pikërisht nga ata që ia kërkonin me patjetër kontrabandimin e një dokumenti siç ishte Strategjia për PTK-në. Kur ata ia kanë kërkuar aprovimin patjetër të kësaj strategjije, sepse ata e kishin shënuar në blloqet e tyre të shënimeve këtë punë si të mbaruar, Thaçi do ketë keqkuptuar se për ta përmbushur ktë mision mund të përdorte të gjitha mjetet.
Kryeministri nuk e ka kuptuar se edhe qendrat më të korruptuara të interesit kur ia kërkojnë një politikani vendor t’i kryej një punë, dëshirojnë që kjo punë të kryhet me delikatesë. Prandaj ata krijojnë edhe të ashqutuajturat “alternativa” në politikë në mënyrë që të kenë specialistë që iu kryejnë punët pa shumë zhurmë. Pra, Thaçit do duhej t’i shkonte nëpër mendje se sado punë që do kryej për “faktorët relevant” ai një ditë do të braktiset për një vegël më të mirë, më efektive. Prandaj sot kur duket t’i ketë humbur rruga në oborr, miqtë e tij, për të cilët ishte i bindur se i kishte në anën e tij, nuk duken gjëkundi. Kjo mbase do duhej të shërbente si mësim për të gjithë akterët që aderojnë politikën, në politikë ndodhin dhe lejohen shumë gjëra, ndonjëherë edhe të pista, por kur braktis interesin e vendit që i prinë, një politikan qëndron në hapësirë dhe mund të bjeri në çdo moment.
Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avni Zogiani:EULEX
» Avni Rudaku-Rudi:Ali Podrimja ishte ai që ishte! (analizë shkencore)
» Ndroqi: Avni Rrustemi ishte kriminel
» Gani Geci i tregon Thaçit se fotografia e Rugovës ishte në odën e Adem Jasharit
» Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!
» Avni Rudaku-Rudi:Ali Podrimja ishte ai që ishte! (analizë shkencore)
» Ndroqi: Avni Rrustemi ishte kriminel
» Gani Geci i tregon Thaçit se fotografia e Rugovës ishte në odën e Adem Jasharit
» Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi