Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riza Lahi në antologjinë ''Tempratura e fjalëve''

Shko poshtë

Riza Lahi në antologjinë ''Tempratura e fjalëve'' Empty Riza Lahi në antologjinë ''Tempratura e fjalëve''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 2:53 am

Riza Lahi (Albania)



BIOBIBLIOGRAFI
Riza Lahi, ka lindur në qytetin e Shkodrës më 16.10.1950. Ka mbaruar shkollën ushtarake për pilot, profesion që e ka ushtruar deri në vitin 2000. Është larguar nga ushtria në vitin 2002, me gradën nënkolonel, ndërsa punonte gazatar. Ka punuar disa kohë me organizmat ndërkombëtare brënda vendit. Ushtron prej kohësh gazetarinë dhe është autor i 23 veprave origjinale apo të përkthyera nga anglishtja, mes të cilave: “Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”, “Ledia në një natë me hënë”, “Kosova, e fejuara ime”,”Drenica, qeleshja kosovare”, “Golgota shqiptare” (vepër e autorit gjerman me prejardhje hebraike, L. Freundlich), ”Ikja masive” (H. P. Rullman), “Ëngjëlli i Mostarit” dhe “Nuk ka ëngjëj në këtë botë” (S. Bejkër), “Nën hënën e Ulqinit”, “Trëndafilat” “Fluturoi qielli nga cepi i velit tim” (F. Forukhazd), “Poezi të përzgjedhura nga vendet anglishtfolëse” (Botuar edhe në Maqedoni), “Natën i pëshpërita një ylli” (Xh. Rumi), “Dinosaurët e fundit”, “Vorri i Ashikut”, etj. Është fitues i disa çmimeve letrare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është anëtar i Shoqatës Botërore të poetëve (WPS). Banon në Tiranë.
PINII CU BUNGEVILLE
(Motiv din Saranda)


Pe buzele apelor Ionice a venit un pin.
A ajuns din muntenia
Strecurându-se de acolo
Ca un muntean turmentat
Pentru a potoli setea apelor
Şi foamea pentru un pic de alintare.

Pe munţi pinii
Ca un suveran
Se măsoară cu înalţimea, dar
Pe malul apelor stă
Strecurat ruşinos,
Sub papura ei cu fire verzi.
Pe neaşteptate
A simţit că o alintăm prea mult. Fuseseră
Braţele delicate ale
Unei bungenville în culorile
Pieilor tigreselor...

Pinul surâde atât de uşor, atât
Cât râd muntenii
Cu şerpoica fermecată de
Culorile aprinse ale veşmintelor sale, parcă
Sunt perle din
Adâncurile mărilor.

Pinul se bucură, în timp ce
Simte că vor
S-o ucidă cu săruturi,
Cu săruturile frumoase foc, precum sunt
Aceste petale înfocate.

Când gheţurile se apropie, tineretul bungevilean
Acest pin îi aduce aminte, când fragedă
Precum o tigresă i se năvălea iubitului cu suflet bun,
Nesatulă de săruturi.

Ameninţă gheţurile şi se apropie....Iar pinul
Ţine prin trup tulpine. Sunt
Tulpinele iubitei fără veşminte,
Fără alintare, fără deodorante,
Fără cosmetică, fără atacul
Pe care o făcea să răde uşor,
Precum râd alpiniştii.
O ţine în mâini, precum trupul mort al fetei
Care nicicând nu ştia câţi au fost cei care au iubito,
Încalzând cu trupul ei printre gheţuri.
O ţine neclintită, nicicând pentru a o lăsa jos
Până când până la urmă să-i reînvie tinereţea,
Tocmai când primăvara râzând, cu părul flori-flori
Să iasă din ape.
GRUAJA E DIVORCUAR

"U, sa të mira janë për meze këta konserva peshku"
Më tha dhe sytë e zinj panë nga gjoksi im...
...Ajo ka kohë e divorcuar në një cast shpërthimi
dhe rrogën e mjerë për fëmijën shtërngon me trishtim.

Atë e ka marrë malli të përgatisë meze
e t'i shtrojë si flutur për dy palë sy nëpër muzg
Një dorë leshatore të rrëkëllejë gota e ta bëjë tym duhani
ajo - vec sa të vërë gotën në buzë.

Ai që dikur ia shijonte mezetë
dhe e urdhëronte si bej, dhe e rrihte pas orgjisë
kushedi c'mendon për kryengritësen sypikëlluar
që s'e vë më pakëz buzën te gota e rakisë.

Unë nisem me konservat për tek xhindesha ime
dhe një palë sy të zinj i flak në trotuar...
Ajo - për në folezën e rrogës së saj të mjerë
pa tym, pa meze, pa brutalitet shqiptarësh...

MËNGJES MBI DET

Paqe...Paqe...
I vetëm
notoj nëpër blu
si në ajrin paskaj
Poshtë qiellit,
nën trupin tim
këta ujra
të lëmuara
si flokë vajze

I Çveshur nga valët
nudo deti
si një qënie e gjallë
në gjumë
ia përkëdhel me pashë lëkurën e lëmuar
pa zhgunën e dallgëve,
pa zhurmë.

Askush s’më dëgjon
tek këndoj më zë,
tek qesh me zë
e filozofoj nëpër det;
askush s’pëshpërin thashetheme për mua
në këtë parajsë
të qetë.

Me pashët lëmoj
syprinën që flë
në këtë gjumë të qetë parajse
Vall në parajsë
kaq blu e të përgjumura
janë flokët e krehura
të vajzave?

Kësaj qënieje flokëkaltër
të fshehtat ia them
të fshehtat e pathëna
askujt
Paqe ...paqe...
Dy krahët e mi
Si krahë pulëbardhe
në ujë.

Erë naftë makinash,
zhurmë paresh,
kallashësh
kanë mbetur atje,tej, në breg;
Kupola e qiellit
- kapaku I një guacke
për bijën time
që më pret.
Përgatiti: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi