Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve

Shko poshtë

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Empty Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 10:34 am

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve





Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga konkuistadorët spanjollë ndaj indiosve u zhvillua një debat i rëndësishëm qysh në dekadat e para të shekullit XVI. Pati që tentuan t'i japin një bazë ligjore luftave të kolonizimit


Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Chiapas

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Tickle

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Chiapas1

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Chiapas2

Diskutimi mbi barazinë e indigjenëve Chiapas3
Pushtimi i Amerikës nga ana e spanjollëve në shekullin XVI rezultoi në shkatërrimin e qytetërimit të pushtuar. Conquistadores i konsideronin vendësit si qenie inferiore, në mes të rrugës midis njeriut dhe kafshës

Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga konkuistadorët spanjollë ndaj indiosve u zhvillua një debat i rëndësishëm qysh në dekadat e para të shekullit XVI. Pati që tentuan t'i japin një bazë ligjore luftave të kolonizimit, kurse të tjerë, si filozofi Ginès de Sepulveda dhe Peshkopi i Chiapas, Bartolomé de Las Casas, u përlasën në një konflikt të famshëm lidhur me barazinë dhe të drejtën për t'ua imponuar "të mirën" indigjenëve.
Pushtimi i Amerikës nga ana e spanjollëve në shekullin XVI rezultoi në shkatërrimin e qytetërimit të pushtuar. Conquistadores i konsideronin vendësit si qenie inferiore, në mes të rrugës midis njeriut dhe kafshës. Duke shqyrtuar përshkrimet e lëna për qytetet, për zakonet dhe për organizimin civil të aztekëve, vërehet vëmendja me të cilën spanjollët e krahasojnë atë që shikojnë me atë që kanë lënë në Europë. Në mënyrë krejt paradoksale, rezultati i këtij ballafaqimi është krejtësisht pozitiv për aztekët: qytetet janë më të bukura se qytetet më të mëdha europiane, zakonet më të rafinuara. Pavarësisht kësaj, gjykimi mbi popullsitë që kishin ndërtuar kaq shumë mrekulli qe negativ.
Spanjollët flasin "për aztekët", por nuk u flasin kurrë "aztekëve". Dialogu është inekzistent, pasi nuk ekziston një njohje reciproke midis un-it dhe tjetri-t. Pasoja e gjithë kësaj qe shkatërrimi i mrekullive që aq shumë qenë admiruar. Ajo që është jashtë çdo dyshimi është se ardhja e europianëve në Amerikë rezultoi në një tragjedi për popullsitë vendëse. Të dhënat janë evidente: vlerësohet se vetëm në Meksikë, në më pak se një shekull, ka pasur reduktime me rreth 24 milionë njerëz dhe se në nivel global reduktimi ka qenë me 70 milionë qenie njerëzore. Spanjollët nuk iu përkushtuan një shfarosjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës të popullsive vendëse. Vetëm një numër relativisht i vogël njerëzish u vra drejtpërsëdrejti, gjatë luftave të pushtimit. Një numër pak më i madh qeniesh njerëzore u eliminua si pasojë e keqtrajtimeve të kryera më pas. Por pjesa më e madhe e viktimave ndodhi për shkak të shokut mikrobik, në veçanti me futjen (e pavullnetshme) të virusit të lisë, deri më atëherë i panjohur në Amerikë. Kështu që nuk duhet shmangur nga evidenti i mizorive të kryera nga spanjollët, duke përdorur dëshmitë që vetë conquistadores apo misionarët në ndjekje të tjera mblidhin dhe ruanin. Rrëfimet janë shumë të qarta. Del një dhunë e justifikuar ekskluzivisht me dëshirën për t'u pasuruar me shpejtësi.
Në këtë pikë, është interesante që të ballafaqohen mizoritë e kryera nga spanjollët dhe ato që pashmangshmërisht ndodhnin midis aztekëve. Në mënyrë të veçantë, Duràn rrëfen se me rastin e inaugurimit një tempullit të ri në qytetin e Meksikos u sakrifikuan 80400 njerëz. Atëherë, cilat janë diferencat ekzistuese midis praktikës së masakrës dhe asaj të sakrificës rituale? Masakra mund të përkufizohet delikt ateist, ndërsa sakrifica do të ishte një delikt fetar. Ky i fundit bëhet në emër të një ideologjie zyrtare, në shesh publik, përpara të gjithëve. Zgjedhja e të sakrifikuarit fiksohet nga rregulla shumë të prera: duhej të vinte nga vende limitrofe, nuk duhej të ishte pjesë e komunitetit, por as edhe nuk duhej t'u përkiste popujve të largët. Padyshim, i sakrifikuari duhet të posedojë cilësi që e bëjnë të rëndësishëm në komunitetin e tij, sigurisht që nuk kapen për sakrifica personazhe invalidë apo të pamundur. Përfundimisht, një sakrificë zbulon forcën e teksturës sociale të një komuniteti, gjë që nuk ndodh në fakt për masakrat. Këto ndodhin zakonisht në vende të largëta, ku ligji nuk mund të respektohet në mënyrë rigoroze. Zakonisht masakrohen njerëz që nuk njihen, të huajt, identiteti i të masakruarit nuk jepet, nuk ka as ritual, as funksion social të aktit, në pikën që arrihet të mendohet se ky e gjen justifikimin e tij tek vetvetja. Larg nga pushteti qëndror dhe të lirë nga çdo kufizim, europianët nuk hasin pengesa ndaj masakrave të tyre. Duke përdorur një përkufizim të studiuesit bullgar Tzvetan Todorov, lind doktrina e të ashtuquajturës pabarazi e të gjithë njerëzve, që për pasojë bëri të lindë një kundërteori e quajtur e barazisë. Debati midis dy teorive nuk vë në lojë vetëm kundërshtinë barazi dhe pabarazi, por edhe atë midis identitetit dhe diferencës që e bën më të vështirë të gjykohen dy tezat kundërshtuese. Ajo që quhet si e ndryshme, thotë Todorov, pashmangshmërisht bëhet e pabarabartë dhe ajo që është e barabartë bëhet identike. Natyrisht, të dyja tezat, kanë përkrahësit dhe kundërshtuesit që akuzojnë njëri-tjetrin, duke kërkuar që të çmontojnë teoritë e kundërshtarit.
Dokumenti i parë që Todorov shqyrton për të kërkuar të ravijëzojë karakteristikat e të dyja tezave është Requierimiento, një tekst i shkruar në vitin 1514 nga Palacios Rubios me qëllimin e dhënies së një baze juridike, jo vetëm pushtimit, por edhe shfarosjes së popullsisë. Dokumenti është në mënyrë të qartë bartës instancash që të çojnë në teorinë e pabarazisë, koncept që në tekst nënkuptohet. Në mënyrë të veçantë, mund të vërehet sesi pasi ka ekspozuar arsyet për të cilat dominimi spanjoll ishte i justifikuar, vendosen indigjenët në pozicionin që duhet të zgjedhin midis gjendjes së skllavit prej natyrës apo prej forcës. Inferioriteti i statusit të indigjenit është implicit në faktin që janë vetë condizione di schiavo per natura o per forza. L'inferiorità dello status dell'indigeno è implicita nel fatto che sono i conquistadores ata që diktojnë rregullat dhe ndëshkimet eventuale, kështu që spanjollët vendosen qysh nga fillimi si superiorë. Kundërshtarët e Requierimiento kanë dëshmuar edhe sesi premisa juridike e një teksti të tillë, feja kristiane idhtare e barazisë të të gjithë njerëzve, është në kontradiktë me idenë që shpreh vetë dokumenti. Në tentativën për të skartuar justifikimet e luftave të kryera në Amerikë Francisco de Vittoria, një prej eksponentëve të spikatur midis kundërshtarëve të conquistadores, individualizon motive për të cilat në disa raste luftat e drejta janë të mundshme. Ai mendon se në thelb ka dy grupe arsyesh që e bëjnë një luftë të jetë e drejtë: arsyet e lidhura me parimin e reciprocitetit dhe arsyet e quajtur të tutelës. Grupi i parë i arsyeve ka të bëjë me shkeljen e të drejtës natyrore të shoqërueshmërisë dhe komunikimit, e nënkuptuar si liri qarkullimi, tregtie dhe shprehjeje. Në propozimin e argumentimit të tij, studiuesi nënkupton që edhe indios e kanë të drejtën e mësipërme, por pa shpjeguar se si dhe kur e kanë përdorur praktikisht. Praktikisht de Vitoria, duke i konsideruar vlerat kristiane të tij si absolute dhe universale, i çon praktikat indigjene në aksione tiranie që sipas teologut dhe studiuesit nga Salamanca, justifikojnë një veprim të dhunshëm nga ana europiane. Grupi i dytë i arsyeve i paraqet indios si barbarë jo larg nga çmenduria, si fëmijë që kanë nevojë për tutelë. Në këtë mënyrë, në veprimet e tyre të pushtimit dhe të shkatërrimit, europianët do të merrnin funksionin e tutorëve të popullsisë indigjene. Francisco de Vitoria i jep një bazë ligjore luftave të kolonializimit, nën mbulesën e një të drejte ndërkombëtare të bazuar mbi reciprocitetin. Ato të Rubios dhe të de Vitoria janë dy tentativa për t'i vënë një bazë juridike pabarazisë dhe asaj që e pason.
Debati midis mbështetësve të teorisë së barazisë dhe atyre të teorisë së pabarazisë e ka kulmin e saj në kundërshtinë e famshme të Valladolid në vitin 1550, i së cilës qenë protagonistë filozofi Ginès de Sepulveda dhe Peshkopi i Chiapas, Bartolomé de Las Casas. Kundërshtia ndodhi në publik, gjë shumë e rrallë për ato kohëra, përpara një grupi juristësh, teologësh e filozofësh, pasi Sepulveda i pengohet botimi i një vepre të tij lidhur me shkaqet e drejta të luftave. Duke qenë një humanist dhe specialist i madh i Aristotelit, Sepulveda i mbështet toeritë e tij mbi thëniet filozofike të vetë filozofit grek tek Politica, në bazë të cilave do të ekzistonin natyrisht diferenca midis njerëzve që janë padronë dhe atyre që janë skllevër, njerëz që ndryshojnë midis tyre sa shpirti nga trupi. Sepulveda beson se hierarkia është gjendja natyrore e shoqërisë njerëzore dhe, duke mos njohur marrëdhënie tjetër hierarkike përveç asaj të superioritetit dhe të inferioritetit, ai pohon se nuk ekzistojnë diferenca natyrale, por vetëm nivele të ndryshme në të njëjtën shkallë vlerash. Teoritë hierarkike të tij bazohen mbi parimin e superioritetit të përsosmërisë mbi jopërsosmërinë, e mënyrës sesi trupi duhet t'i nënshtrohet shpirtit, materia formës, fëmijët prindërve, gruaja burrit. Ai i krahason indios me fëmijët dhe me gratë, duke përcaktuar kështu inferioritetin e tyre ndaj burrave, domethënë spanjollëve.
Sepulveda e atribuon çdo hierarki dhe çdo diferencë me kundërvënien e thjeshtë i mirë - i keq, duke iu apeluar parimit të identitetit më shumë sesa atij të diferencës. Ai propozon një gamë të gjerë kundërshtimesh që bashkëlidhen në progresion, duke u nisur nga kundërvënia tautologjike e mirë - e keqe, duke kaluar nëpër kundërshtitë që bazohen mbi diferenca biologjike dhe për të arritur deri në kundërvënien shpirt - trup, që demonstron kalimin midis të brendshmes tjetër dhe të jashtmes tjetër.
Kështu, për Sepulveda ekzistojnë katër arsye që e legjitimojnë luftën, të sintetizueshme në thëniet e mëposhtme:
1) Është e mundur të nënshtrohen me forcë njerëzit që natyrisht janë subjekte të të qenit në një gjendje nënshtrimi ndaj të tjerëve;
2) Është legjitime të ndalohet kanibalizmi dhe ritet pagane;
3) Është e drejtë të shpëtohen qeniet njerëzore të pafajshme të cilët barbarët mizorë, i sakrifikojnë në altare;
4) Është e drejtë lufta që i çel rrugën përhapjes së fesë kristiane.
Në vijim të këtij arsyetimi, Sepulveda propozon një postulat, të cilin mund ta përkufizojmë si normativ, në bazë të të cilit spanjollët kanë të drejtën, bile detyrimin, që t'ia imponojnë të mirën indigjenëve. Duhet nënvizuar se e mira për t'u imponuar të tjerëve është ajo e mbështetur mbi vlerat kristiane dhe europiane, kështu që është e lehtë të identifikohen vlerat e "mia" me "vlerat". Në arsyetimin e Sepulveda dhe në mënyrë të veçantë në katër arsyet lidhur me luftën e drejtë, mund të hasen disa të dhëna empirike, si për shembull sakrificat njerëzore, diferencat e dokeve dhe zakoneve dhe tendenca natyrale e indianëve ndaj binjdes. Në të kundërt, e dhëna diskriminuese është një pohim vështirë i vërtetueshëm në mënyrë empirike, domethënë identifikimi i vlerave kristiane me vlerat absolute. Në vijim të një identifikimi të tillë, jeta apo vdekja e një qenieje njerëzore bëhen aksesorë të parëndësishëm përpara absolutes së fesë kristiane dhe, për pasojë, të shpëtimit të shpirtërave. Në thelb, për Sepulveda, vdekja e mijëra njerëzve nuk vlen sa shpëtimi i një shpirti. Ky pohim është një prej pikave të kontrastit më të fortë që filozofi do të ketë me Las Casas, i cili në fakt i jep një vlerë superiore vdekjes së një njeriu më shumë sesa shpëtimit të shpirtit të tij, duke marrë kështu një pozicion teologjik protomodern.
Për të forcuar argumentimet e tij, Sepulveda studion shoqërinë indiane shumë në thellësi, duke kërkuar diferencat respektivisht shoqërisë europiane, duke i evidentuar apo duke i vënë në justifikim të ndërmarrjeve dhe aksioneve të forcës. Ai ndalet mbi predomininimin e traditave gojore në vend të shkrimit, duke evidentuar centralitetin e ritualit në çdo aspekt të shoqërisë që implikon predominimin e pranisë ndaj mungesës dhe të imediates mbi mediaten. Gjuha ekziston vetëm për tjetrin, prania e të cilit matet nga vendi që ky merr në sistemin simbolik. Për të përshkruar funksionimin e simbolizmit në mentaliteti aztek mund të përdoret përshkrimi, i mbledhur nga Duran, i një sakrifice njerëzore. Fillimisht i burgosuri, i destinuar të sakrifikohet, bëhej virutalisht Zoti, duke i marrë ngjashmëritë në gjithçka dhe për gjithçka, për sa ishte e nevojshme të sakrifikohej një përfaqësim i hyjnisë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në këtë pikë, duket se mungon largësia e nevojshme ndaj funksionimit të mekanizmit simbolik, simboli nuk ndalet realisht nga i simbolizuari. Theksi mbi karakteristikat tribale dhe simbolike të shoqërisë azteke sjell kontestimin e inferioritetit të saj respektivisht asaj europiane; europianët janë superiorë jo vetëm në teknologjinë e makinerive, por edhe në atë të simbolizmit. Interesi i Sepulveda për indios është i dobët, për sa drejtohet ekskluzivisht në demonstrimin e inferioritetit të tyre dhe argumentimet e tij janë të pasura me gjykime vlerash, që përfundojnë për ta prekur analizën e tij. Informacionet, mbi të cilat mund të mbështetej studiuesi, janë falsifikuar nga gjykimet e vlerave, të cilat identifikojnë diferencat me inferioritetin.
Kundërshtari i Sepulveda në kundërshtinë e Valladolid, Las Casa, merr si referim për argumentimet e tij vlerat kristiane të barazisë si parim themeltar të fesë. Ai nuk është i vetmi që mbron të drejtat e indianëve. Pjesa më e madhe e dokumenteve të miratuara nga Kurora spanjolle e epokës shprehej në këtë drejtim. Mund të propozohet për shembull urdhëresa e Karlit V e vitit 1530 apo ligjet e reja të vitit 1542 mbi qeverisjen e kolonive, në të cilat dënohet në mënyrë energjike katandisja në skllavëri e indios. Las Casas i adopton këto pozicione dhe e vendos barazinë në qendër të çdo veprimi njerëzor, duke arritur që të afirmojë barazinë reale midis "nesh", spanjollëve, dhe të "tjerëve", indigjenëve (edhe pse tek Las Casas do të mbesë në mënyrë konstante një ambiguitet themelor në qëndrimin e tij ndaj indios, e influencuar nga një moto e brendshme e prirur ndaj ungjillizimit). Peshkopi i Chiapas pohon se duke qenë kristianizmi universalist, kjo sjell një jodiferencë thelbësore të të gjithë njerëzve, duke u afruar në këtë mënyrë me asimilizimin lulëzues në pohimet e Shën Gjon Kristosomit, kur thekson se hiri hyjnor mund ta modifikojë shpirtin e barbarëve, duke e pajisur me intelekt racional. Nga pikëpamja doktrinare, Las Casas konstaton se besimi kristian mund të adoptohet nga të gjithë, pasi që pohon se të gjithas vendet janë të destinuara ndaj fesë kristiane. Përsëritet në mënyrë të vazhdueshme se indianët janë tashmë të pajisur me karakteristika kristiane dhe se nuk aspirojnë gjë tjetër veçse ta njohin kristianizmin e tyre të egër. Në përshkrimet e Las Casas ekzaltohet butësia e të egjërve dhe predispozita e tyre për të qenë të drejtuar. Në këtë perceptim, Las Casas afrohet me perceptimin e Kolombit dhe me mitin e të egrit të mirë. Ai zbulon butësinë dhe qetësinë e indianëve, jo vetëm në gjendjen e tyre psikologjike, por edhe në konfigurimin e tyre kulturor dhe social. Ai i shpjegon sjelljet e buta dhe të bindura të indigjenëve me faktin e thjeshtë se këta sillen si kristianë të mirë, duke ekzaltuar indiferencën e indianëve për të mirat materiale, me dispozicionin e tyre të pakët ndaj pasurimit dhe punës, duke e shpjeguar ekskluzivisht me moralin kristian.
Për Las Casas asnjë praktikë apo zakon i indigjenëve nuk e demonstron inferioritetin e tyre respektivisht europianëve apo gjithsesi respektivisht popullsive të tjera të botës. Ai e përballon çdo fakt duke u bazuar mbi kategori të caktuara, që e bëjnë rezultatin e konfrontimit pothuajse të vendosur përpara kohe, kështu që mund të nxirret një portret i indianëve shumë më i varfër respektivisht atij të propozuar nga Sepulveda. Përmbledhtazi, mund të pohohet se është paragjykimi i inferioritetit që paragjykimi i barazisë përfaqëson një pengesë, me qëllim që të japin një përshkrim dhe një njohje të plotë të shoqërisë indiane amerikane. Kundërshtimi i vetëm që paraqet Las Casas si thelbësore ndaj çdo konflikti është ajo që i kundërvë besnikun të pabesit. Karakteristika revolucionare e mendimit të tij qëndron në identifikimin e tjetrit, indigjenit, me polin pozitiv të kundërshtisë, ndërsa vlerën e keqe me europianët. Pavarësisht përmbysjes në shpërndarjen e vlerave është e pamohueshme që arsyetimi i Las Casas është tepër skematik, në veçanti në analogjitë që ai përdor për të përshkruar përplasjet midis indianëve dhe spanjollëve.
Tek parathënia e librit të tij "Relacion shumë i shkurtër për shkatërrimin e Indive", europianët paraqiten si ujqër që egërsohen në një vathë plot me dele, të pajisur nga Krijuesi me cilësi të shumta dhe shumë të bukura. Veç kësaj, duhet nënvizuar mënyra me të cilën Bartolomé de Las Casas përdor konceptin e "tjetrit" respektivisht një populli më të afërt, si ai turk, për të paraqitur elemente të mëtejshëm justifikimi ndaj qëndrimit të tij thelbësisht pozitiv ndaj indios. Ai nuk përton të nënvizojë barbaritë e myslimanëve, të cilët nuk mund të konsiderohen kristianë të pavetëdijshëm. Las Casas përdor metrin e tij të vlerave edhe në gjykimin e spanjollëve të "Indive", të cilët identifikohen me djallin ose më mirë ata janë njerëz të poseduar nga djalli, të cilët nuk e njohin më domethënien efektive të fesë kristiane, kështu që praktikisht përfundojnë për të jetuar në botën e re pa fe. Përfundimisht, kur bëhet fjalë për të shprehur diferencat midis indianëve dhe europianëve, Las Casas i beson një terminologjie, të cilën ne sot do ta quanim evolucioniste. Indigjenët janë si europianët qenë shumë kohë më parë, kur nuk e kishin njohur akoma fjalën e Krishtit. Kalimi logjik i mëtejshëm e centron plotësisht postulatin e teorisë së pabarazisë, për të cilën jodiferenca përfundon për t'u bërë identitet Il passaggio logico successivo centra in pieno il postulato della teoria dell'uguaglianza per cui la non-differenza finisce per diventare identità, indigjenët janë identikë me spanjollët dhe koha do të demonstrojë se shpirti i tyre pavullnetshmërisht kristian do t'i bëjë më të mirë nga sa janë në këtë moment.
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi