Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk do të ketë më njohje të reja

Shko poshtë

Nuk do të ketë më njohje të reja Empty Nuk do të ketë më njohje të reja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 9:37 pm

Nuk do të ketë më njohje të reja
Nuk do të ketë më njohje të reja Teki-1-1



Shkruan Teki Dervishi


Sheshi në sirtar


Tashmë media ndërkombëtare ka konstatuar se presidenti Obama në strategjinë e tij është fokusuar në politikën e brendshme të SHBA-ve, kurse atë të jashtme ia ka lënë në dorë sekretares Hilari Klinton. Na mbetet shans Kongresi amerikan, ku gjendën dhjetëra senatorë proserbë. Këtë situatë abstrakte që në SHBA paraqitet për herë të parë në historinë e këtyre shteteve do të përpiqen ta shfrytëzojnë të gjitha fuqitë ndërkombëtare që janë të rreshtuara kundër Rendit të ri botëror. Rëniet e qeverive djathtiste në Evropën Lindore dhe fitoret e qeverive proruse janë dëshmi e pakontestueshme e këtij realiteti që është një prolog i reinkarnimit të Luftës së ftohtë që e kanë parashikuar analistët ndërkombëtar. Është më rëndësi të përmendët këtu fakti se klasa politike kosovare në tërësi majtiste (si dhe shoqëria civile dhe mediet) fitoren e Obamas në zgjedhjet presidenciale e patën pritur si një triumf të kthimit biblik të Mojsiut në Izrael.
Pra kështu në Kosovë u reflektuan “parimet” e Obamas për t’ia lënë në dorë Evropës lidershipin në “territorin” e saj?

Ky “parim” i dha shanse BE-së që ta shkelte verdiktin e GJND-së mbi Kosovën, duke konstruktuar në Kosovë krizë konstitucionale. (Konstitucion: status, krizë statutare). Një ditë para verdiktit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, u ndalua në Hagë lideri Ramush Haradinaj. Kjo burgosje ishte indikacioni i parë i konstruktimit të krizës konstitucionale në Kosovë, (që të gjithë e emërojnë gabimisht “krizë institucionale”, krizë të cilën po e drejtonte Brukseli drejtë Prishtinës. Si do të defaktorizohen, pos Haradinajt, edhe të gjithë liderët tjerë të Kosovës u zbulua ende pa u kthyer ish-Presidenti dhe Kryeministri nga Nju-Jorku. Krizën konstitucionale (të statusit të Kosovës) klasa politike në Kosovë e priti duarhapur si armë efektive në luftën e saj për pushtetin që po përmbysej dhe që nuk do të konstituohet më edhe për më së paku tri vjetët e ardhshme.
Para se të ndodhë i gjithë ky maskenball perfid politik, shërbimet sekrete të BE-së kishin kuptuar se GJND-ja do ta shpallë verdiktin që konstaton juridikisht që pavarësia e Kosovës nuk e shkelë të Drejtën Ndërkombëtare. Duhej që BE-ja të ndërmerrte masa emergjente politike dhe policore, që të konstruktohet kriza në Kosovë, në mënyrë që verdikti i GJND-së të relativizohet para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk kaloi as një javë pas shpalljes së vendimit të GJND-së, kur Serbia dorëzoi “pa lejen” e BE-së një Rezolutë në OKB, si ankesë (“avokature” politike, jo juridike) kundër verdiktit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës. Nuk vonoi e u zbulua roli i “politikës pedagogjike” të BE-së ndaj Serbisë “demokratike”, dhe BE-ja “e luti” Serbinë që Rezoluta e saj të tërhiqet dhe në vend të saj të përpilohet një rezolutë e përbashkët BE-Serbi (pa Kosovën dhe pa SHBA-të) për “bisedime teknike” të Serbisë me Kosovën “për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve” (!!!). U takuan Ashton-Tadiq në Bruksel. U arrit “pajtimi” që në vend të rezolutës së Serbisë, në Asamblenë e Përgjithshme të dalë në miratim (!!!) rezoluta e BE-Serbisë. Këtë “marrëveshje xhentëlmene Sebi-BE” lidershipi i Kosovës, shoqëria civile e saj si dhe shumica e medieve të Kosovës e mirëpritën me duartrokitje, asnjë syresh pa e konsideruar diskutabile politikisht rezolutën e BE-Serbisë.
Çka ndodhi më vonë, deri në të shtunën e kaluar, tashmë e di gjithë opinioni i Kosovës, por edhe ai ndërkombëtarë. Në mënyrën më banale spektakulare kriza bëri që të harrohet dhe të dalë në plan të dytë statusi i Kosovës dhe Kushtetuta, të cilën e cenojnë misionet e BE-së në Kosovë duke lejuar okupimin dhe kolonizimin e Serbisë, jo vetëm në Veri dhe në “ekstraterritorialitetet kishtare” dhe ato të “decentralizuara”, dhe gjithë klasa politike banalisht u turr dhe u sul në luftën e papastër dhe joparimore për pushtet.
Tash shtrohen pyetje të thjeshta:
1. Si është e mundur që shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin Kosovën, kur vetë Kosova pranoi “bisedime” me Serbinë për çështje “të pazgjidhura” “teknike”, duke e relativizuar kështu sovranitetin e saj, edhe pse Kosova e kishte në dorë Deklaratën e Pavarësisë dhe argumentin e verifikimin juridik të saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?
2. Si është e mundur të njihet një vend në situatë të grushtshtetit dhe deinstitucionalizimit të tij banal?
3. Si është e mundur që Kosova të pranojë bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin edhe të SHBA-ve, që ishin i vetmi sponsor i pavarësisë së Kosovës?
Ky Kongres i Dytë i Berlinit sot ndodhi në Bruksel. BE-ja pati sukses të plotë ta bindë në mënyrë spektakulare komunitetin ndërkombëtar se “kosovarët” ende nuk kanë arritur nivelin politik dhe intelektual të shtetbërjes. Të gjithë nga mediet dhe klasa politike para kamerave sot po japin deklarata për krizën me një komoditet dhe duke u zgërdhirë, sepse po shpresojnë që kjo krizë është shans për secilin prej tyre ta marrin pushtetin në Kosovë. Asnjë analizë nuk po prejudikon pasojat e krizës dhe kohëzgjatjes së saj. Temë qendrore e të gjithëve sot janë “zgjedhjet e jashtëzakonshme”, apo ato “të parakohshme” për pushtetet partiake dhe kombëtare. Por askujt nuk po i bie në mend se në cilin shtet po luftojnë për pushtet?
Klasa politike e Kosovës definitivisht ka rënë në provim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi