Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës

Shko poshtë

Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës Empty Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:08 pm

Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës

Aktivitetet e ministrit Hyseni në Nju-Jork
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës Sh_b
Pas pjesëmarrjes dhe fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në Nju Jork pati një varg takimesh me ambasadorë e shefa misionesh të vendeve të ndryshme të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Shën Lucia pritet ta njohë Kosovën shpejt
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës -1h
Vizitën e tij të suksesshme në Nju-Jork, ministri Hyseni e ka vijuar ditën e djeshme duke takuar një numër të madh ambasadorësh vendesh të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ministri Hyseni është takuar dhe ka biseduar gjatë me përfaqësuesin e përhershëm të Shën Lucia në OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee. Ministri Hyseni e ka njoftuar ambasadorin e Shën Luçias për arritjet e Kosovës, për procesin e njohjes, përkrahjen ndërkombëtare që po fiton Kosova çdo ditë e më tepër e në veçanti për përparimet në fushën e ekonomisë e të ndërtimit të institucioneve shtetërore demokratike. Kosova, më 17 shkurt 2008, ka shpallur pavarësinë. Deri më tani pavarësinë e Republikës së Kosovës e kanë njohur 56 vende anëtare të OKB-së, ka thënë Hyseni. Ai ka kërkuar që edhe Shën Luçia t'u bashkohet vendeve që kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur. Ambasadori Aimee, nga ana e tij ka theksuar si fakt tepër të rëndësishëm njohjen e Kosovës nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU-së, si dhe nga fqinjët. "Ne përkrahim vullnetin e njerëzve dhe të popujve për të vendosur vetë se si duan të jetojnë. Ne përkrahim vullnetin e popullit të Kosovës për të pasur fatin në duart e veta. Qeveria e Shën Luçias shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës", ka përfunduar ai.
Gambia së shpejti do ta njohë Kosovën
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës --hys4
Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm me ambasadoren e Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atë me procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova po ndjek standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të institucioneve të saj. “Përparim të jashtëzakonshëm Kosova ka shënuar edhe në planin e infrastrukturës ligjore. Ligjet e miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës janë kompatibile me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilave Kosova synon t’iu bashkohet”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës. Pasi ka folur për procesin e njohjeve dhe për rëndësinë e këtij procesi, ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Gambias për njohjen e Kosovës. Ambasadorja e Gambias e ka përgëzuar ministrin Hyseni për përparimet që ka arritur Kosova në të gjitha fushat. Ajo ka thënë që qeveria e vendit të saj i ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës se vendimi nga qeveria e Gambias do të vijë shpejt. Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm me ambasadoren e Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atë me procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova po ndjek standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të institucioneve të saj. “Përparim të jashtëzakonshëm Kosova ka shënuar edhe në planin e infrastrukturës ligjore. Ligjet e miratuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës janë kompatibile me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilave Kosova synon t’iu bashkohet”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës. Pasi ka folur për procesin e njohjeve dhe për rëndësinë e këtij procesi, ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Gambias për njohjen e Kosovës. Ambasadorja e Gambias e ka përgëzuar ministrin Hyseni për përparimet që ka arritur Kosova në të gjitha fushat. Ajo ka thënë që qeveria e vendit të saj i ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës se vendimi nga qeveria e Gambias do të vijë shpejt.
Haiti së shpejti do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës -3h
Në vazhdën e takimeve të ditës së djeshme që ministri Hyseni i pati me diplomatë të vendeve të ndryshme, të akredituar në OKB, i frytshëm mund të konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit në OKB, z. Leo Merores. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka folur për zhvillimet në Kosovë. Ai ka thënë se këto zhvillime, hapat që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të një ambienti të sigurt për të gjithë, morën përkrahjen e pjesës dërrmuese të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministri Hyseni më tej është përqendruar te procesi i njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Ai ka kërkuar që Haiti të njohë Kosovën sa më parë që të jetë mundur. “Njohjet e ndihmojnë Kosovën të bëhet pjesë e organizmave dhe nismave ndërkombëtar financiarë dhe ekonomikë, që kanë rëndësi jetike për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Kosovës”, ka thënë ministri Hyseni. Ambasadori i Haitit ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionet dhe ka siguruar atë se qeveria e vendit të tij shumë shpejt do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh kërkesën e Kosovës për njohje.
Ekuadori po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës --hys3
Në takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministrin Hyseni ka folur për Kosovën në vitin e parë të pavarësisë së saj. Ai ka numëruar arritjet e shumta të institucioneve dhe të popullit të Kosovës në këtë vit të parë të pavarësimit të vendit. Hyseni ka folur për procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, për përpjekjet që po bën qeveria për të akomoduar komunitetet, për të arritura në fushën e ekonomisë etj. Ministri i Jashtëm i Kosovës edhe në këtë rast ka kërkuar që Qeveria e Ekuadorit ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ambasadori i Ekuadorit ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve demokratike, si dhe të një shoqërie me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet. Ai ka thënë se vendi i tij ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Kosovë. Ai ka theksuar se populli i Kosovës meriton çdo të mirë. Sa i takon njohjes së Kosovës ambasadori Morejon-Pazmino ka theksuar se qeveria e vendit të tij do të ndjekë hap pas hapi proceset, do të shqyrtojë me kujdes zhvillimet që të arrijë vendimi i rëndësishëm për Kosovën.
Koha punon në të mirë të Kosovës
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës -5h
Në vazhdën e takimeve që ministri Hyseni ka pasur gjatë ditës së djeshme në Nju- Jork, ishte dhe ai me ambasadorin e Guatemalës, z. Gert Rosenfal. Gjatë takimit, ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin Rosenfal, për përkrahjen që vendi ynë mori nga pjesa dërrmuese vendeve anëtare për proceset në Kosovë në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbajtur dy ditë më parë në Nju-Jork. Ministri Hyseni, gjithashtu ka folur për përparimin e Kosovës në fushën e ekonomisë, si dhe për procesin e ndërtimit të institucioneve sovrane të Republikës së Kosovës. “Kosova synon të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtare financiarë dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të saj, por edhe për të qenë pjesë kontribuuese e bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë Kosovës i duhen më shumë njohje. Njohja e pavarësisë së vendit tim nga Qeveria e Guatemalës do të ndihmonte shumë në këto rrafshe”, ka thënë ministri Hyseni. Ambasadori i Guatemalës është interesuar në veçanti për përgatitjet e Kosovës për të paraqitur rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin me ecurinë e këtij procesi, duke theksuar se Kosova është plotësisht e gatshme të mbrojë dhe argumentojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë. “Ne kemi shpallur pavarësinë pas dy vjet e gjysmë bisedimesh pa rezultat, për shkak të refuzimit nga ana e Serbisë të çdo zgjidhjeje. Ne kemi shpallur pavarësinë tonë në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadori Roenfal ka thënë se, qeveria e vendit të tij po studion me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se po punon me vendet e tjera latino-amerikane për të arritur një vendim. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të sigurta se koha po punon në të mirë të Kosovës.
Uganda në kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës --hys5

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës Empty Re: Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:10 pm

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ka takuar edhe ambasadorin e Ugandës në këtë organizatë, z. Ruhakana Rugunda, me të cilin ka biseduar për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Ambasadori i Ugandës ka theksuar rëndësinë që ka për këtë vend akomodimi i minoriteteve në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët. Ministri Hyseni ka siguruar ambasadorin se institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë gjithë ç’është e mundur për t’i akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve konform standardeve më të larta ndërkombëtare. “Sa u takon raporteve me fqinjët, Kosova ka ndjekur një frymë shumë të mirë bashkëpunimi. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët tanë, Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Pavarësia e Kosovës ka rritur shkallën e stabilitetit dhe të sigurisë në gjithë rajonin”, ka thënë ministri Hyseni. Ambasadori i Ugandës ka shprehur nevojën e intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve me qëllim të informimit e të bashkëpunimit. Ai ka thënë se Uganda në një kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën.
Japonia do të vijojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës --hys7 Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, pati një takim të veçantë me ambasadorin e Japonisë në OKB, z. Takasu, me të cilin bisedoi për arritjet e Kosovës. Ministri Hyseni ka falënderuar ambasadorin e Japonisë për ndihmën që ka dhënë dhe po jep ky vend për Kosovën në të gjitha fushat. “Japonia është një nga donatorët më të mëdhenj për Kosovën dhe për këtë populli e institucionet e Kosovës u janë tejet mirënjohës”, ka thënë ministri Hyseni. Më tej ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar që Japonia ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në organizmat financiar ndërkombëtar. Ambasadori japonez ka siguruar ministrin Hyseni se Japonia do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka mirëpritur ftesën e ministrit Hyseni që komuniteti japonez i biznesit të investojë në Kosovë. Ministri Hyseni po ashtu ka njoftuar ambasadorin e Japonisë edhe me përgatitjet që ka bërë Kosova për të paraqitur dhe argumentuar legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ministri Hyseni në një takim të veçantë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, z. Ahmed Abdulrahman Al-Jarmani, ka falënderuar atë edhe një herë për njohjen e Kosovës nga vendi i tij, si dhe për përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës. Po gjatë ditës së djeshme, ministri Hyseni është takuar edhe me shefin e misionit të Beninit në OKB, z. Jean-Francis Regis Zinsou. Edhe gjatë këtij takimi, ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Shefi i misionit të Beninit në OKB, z. Zinsou, ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionin për Kosovën, si dhe ka siguruar atë që do të kërkojë nga qeveria e tij të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të Kosovës për njohje. Në takimin me amabsadorin e Ganës në OKB, z. Leslie Kojo Christian, ministri Hyseni ka folur për përkrahjen që ka marrë Kosova një ditë më parë nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të KS-së. Amabsadori Christian ka thënë se Gana, duke ditur rëndësinë që ka procesi i njohjes për institucionet dhe popullin e Kosovës, vendimi për këtë çështje do të vijë me kohë. Gjatë ditës së sotme, një takim të veçantë ministri Hyseni pati me ambasadorin e Libisë në OKB, z. Abdurrahman Mohamed Shalgham, kryesues i radhës i KS të OKB-së. Ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën edhe nga ky vend anëtar i Ligës Arabe dhe i Konferencës së Organizatës Islamike. Ambasadori i Libisë në OKB, z. Shalgham, ka theksuar se Libia do të vijojë kontaktet me institucionet e Kosovës, për të qenë e informuar nga dora e parë për të gjitha zhvillimet në terren.
Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ambasadorin Liu Zhenmin, ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur për procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ai ka theksuar si të arritur themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe funksionalizimin e Shërbimit Inteligjent të Republikës së Kosovës.Ambasadori Liu Zhenmin ka theksuar se vendi i tij po ndjek të gjitha zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ka theksuar nevojën e zhvillimit të mëtejmë të kontakteve me autoritetet e Prishtinës. Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës 1--hys
Për dinamikën e procesit të njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka njoftuar edhe ambasadorin e Bahrenit në OKB, z. Tawfeeq Ahmed Almansoor. Ministri Hyseni ka thënë se procesi po ecën mirë.
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës 1--hys
Ministri Hyseni ka kërkuar nga ambasadori Al-Jarmani që vendi i tij të ndihmojë Kosovën për të përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës nga vendet anëtare të Ligës Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike.
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës 1--hys2
Po gjatë ditës së djeshme, ministri Hyseni është takuar edhe me shefin e misionit të Beninit në OKB, z. Jean-Francis Regis Zinsou. Edhe gjatë këtij takimi, ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës 2--hys
Në vazhdën e takimeve me qëllim lobimin që ministri Hyseni ka mbajtur në Nju- Jork, ka qenë edhe ai me ambasadoren e Trinidad dhe Tobago në OKB, znj. Marina Annette Valere.
Priten njohje të reja të Republikës së Kosovës -8h
Ministri Hyseni, në një takim të gjatë dhe inkurajues, ka njoftuar ambasadoren e Grenadës në OKB, znj. Dessima M. Williams, me të gjitha zhvillimet në Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë. Ai ka theksuar se Kosova po ndërton shpejt, me efikasitet të plotë, institucionet e veta demokratike dhe sovrane, që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ministri Hyseni, po ashtu, ka nënvizuar përparimin e Kosovës në rrafshin ekonomik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi