Editorial i Obeliskut
Faqja 1 e 1
Editorial i Obeliskut
Editorial:
POETEKA E KUINTAVE
Në vend të hyrjes në këtë editorial, do ti afrojmë lexuesit paraqitjen që organizatorët i kanë bërë festivalit në sitin Poeteka në internet: “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë – Poeteka është një takim i përvitshëm i artistëve të arteve të fjalës së shkruar, shkrimtarëve, kritikëve të artit, eseistëve, përkthyesve, botuesve dhe i artistëve të tjerë që i bashkohen festivalit për t’i shtuar vlerat përmes interpretimeve muzikore, aktrimeve dhe ekspozitave të artit figurativ. Ky aktivitet, …ka gjetur mbështetjen e institucioneve kryesore të kulturës në Shqipëri, si MTKRS, departamentet kulturore të misioneve diplomatike akredituar në vendin tonë, bashkitë e qyteteve ku festivali shtegton çdo vit ...”
Shkuar pas kësaj paraqitje e këtij program ambicioz ku ndërmendet të afrohen edhe krijues nga 20 vende të ndryshme, nga Europa në Amerikë, padyshim që është e natyrshme që çdo krijues serioz e i përkushtuar në fushë të poezisë të ketë dëshirë të jetë pjestar i këtij manifestimi artistik. Por me çfarë kemi parë deri më tani ky manifestin ka mbetur ne rrethe të ngushta, ata që e manipulojnë nuk kanë kurrfarë dëshire që të bëhet një eveniment me dimensionet që vetë prej tyre pretendohet. Duke vozitur nëpër labirinthet e internetit në përpjekje për të rënë në gjurmë të zhvillimeve të Poetekës nëpër vite gjetëm edhe një shkrim “Poeteka - harakiri i poezisë shqipe” të Shpëtim Kelmendit botuar në Koha Jonë me 3 maj 2006. Hamendsuam se problemet që ishin trajtuar në atë shkrim ishin të vjetra dhe më tej nuk qëndronin. Prej katër vjetësh diç do të jetë ndrequr. Poeteka do të jetë hapur ndaj poetëve shqiptarë. Por mesa duket shumë shpejt do të zhgënjeheshim. Edhe sot e kësaj dite Poeteka ka mbetur një kopësht personal i Arian Lekës, ku mund të mbjellë e korrë çfarë e si të dojë. Prè e stilit të tij për të mos qënë kurrë i hapur e transparent. Nuk gjetëm asnjë të dhënë për veprimtarinë e zhvilluar gjatë vitit 2010. Në sitin e Poetekës nuk kishte as dhe dy fjalë se si ishte zhvilluar veprimtaria që u bë në Tiranë. Një televizion ka dhënë një njoftim të shkurtër por më tej terrinë. Shefi i madh i Poetekës Arian Leka mesa duket ka interes që sa më pak të dihet se çfarë fshihet pas kuintave të Poetekës së vet. Sipas sitit të këtij organizimi ishte parashikuar të vinin 20 autorë të huaj dhe një listë e hartuar prej shefit të Poetekës personalisht, ku veç ca poetëve sa gishtat e njërës dorë, lexohen ca emra që nuk i bien kurrkund afër me poezinë dhe paradoksalisht bashkangjitur me një shenim të çuditshëm abrakadabra që “Poeteka( lexo Arian Leka) rezervon të drejtën për të shtuar apo zëvendësuar autorë”
Kjo me një fjalë do të thotë se Poeteka nuk ka të bëjë fare me një festival të hapur dhe nuk vepron në mënyrë demokratike si organizim e me konkurim të hapur vlerash, por si një rreth i mbyllur, si një klan letrar, ku kreu i saj mund të shpallë apo edhe të shpikë poetë. Lista prej 22 vetësh që ka paraqitur si pjesmarrës të planifikur (si të ishte listë partie në zgjedhje elektorale) të vë në dyshim sepse një emër është ftuar dy herë, një herë si nr.12 dhe sërish po në këtë listë në nr. 20. Në këtë listë ka emra të tjerë që janë krejt të pa pamë në krijimtari poetike. Nuk dihet se pse vepron kështu Arian Leka. Lista e autorëve që paraqet vertetë është një skandal. Këtu ka dy problem, së pari ose poetët e vertetë duke parë se ky organizim është pa ndonjë vlerë sepse manipulohet nga një njeri, ose përndryshme organizatori Arian Leka druhet prej penave që kanë krijuar personalitetin e vet në poezi dhe parapelqen të merret me zëra minore ose ndonjë prej atyre që i ka përkrahës sepse i miklon me ndonjë çmim sipas konjukturave....
Vazhdimi ne Revisten "OBELISK" Nr. 120 del ne shitje 23 tetor 2010.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Editorial i BS:Po, raporti është antishqiptar
» EDITORIAL: Kur bursat universitare shiten në pazar
» Editorial, Rama: Tre PD në rrugën e humbur djathtas
» Editorial i Gazetës Express: Budallallëk presidencial
» Editorial: Përmbushja e një ideali – 6000 mijë numra
» EDITORIAL: Kur bursat universitare shiten në pazar
» Editorial, Rama: Tre PD në rrugën e humbur djathtas
» Editorial i Gazetës Express: Budallallëk presidencial
» Editorial: Përmbushja e një ideali – 6000 mijë numra
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi